14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

RRETH RASTIT GJOKOVIQ DHE DIOQEZËS SË RASHKËS DHE PRIZRENIT

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

Sa interesant janë këta serbët!

Sa herë iu duhet atyre, “lusin” Zotin! Po kur nuk iu duhet për vete, janë kundër  Zotit – aq shumë janë të lidhur këta me Zotin!

Ai që e do Zotin, është gjithmonë me të, jo vetëm kur ka nevojë.

Që nga paslufta, serbët e kanë bollokuar Urën e Ibrit dhe pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve brenda shtetit të Kosovës.

Sa herë kanë dëshirë ata, mbushen rrugët me barrikda dhe pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve!

Sa e sa herë kanë penguar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Serbi!

Shumë herë janë kthyer edhe politikaj klosovarë nga Serbia dhe nuk i kanë lënë të shkojnë në Beograd, a ishte pengesë e lëvizjes së lirë të njerëzve kjo, apo unë po e kam gabim? Rasti më i ri është i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bisnik Bislimi, të cilin e kthyen pothuaj nga Beogradi, pse nuk kishte “siguri”

Sa janë burgosur e mbahen në paraburgim në Serbi shqiptarët, vetëm pse janë shqiptarë?

Dhe tani, kur iu ndaluaka Gjokoviqit hyrja në Kosovë, edhe Dioqeza iu “lutka” Zotit: “Lusim Zotin që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe lirinë fetare të të gjithëve, sepse nuk ka arsye ligjore për ndalimin e hyrjes së z. Gjokoviq, i cili vlerësohet si sportist nga shumë shqiptarë të Kosovës”, thekson reagimi i tyre.

Me këtë, ata kërkojnë lëvizje të lira selektive sipas njerëzve të  tyre për të drejtën e lëvizjes së lirë të të “gjithë qytetarëve” dhe lirinë fetare të të gjithëve…por se kur ata ndalojnë shqiptarët, bazohen në të “drejta” ligjore për ndalimin e hyrjes së shqiptarëve në Serbi!

Kush i priu i pari në pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, serbët apo shqiptarët?

Dhe Gjokoviqit duhet t’i ndalohet hyrja në Kosovë, për arsye të shprehjes armiqësore të tij me popullin e Kosovës.

Vetëm serbët duhet të lëvizin lirshëm, për të tjerët nuk ka nevojë, pse nuk janë serbë!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit