11.7 C
Tirana
E mërkurë, 25 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi VËSHTIR ME E BESUE

VËSHTIR ME E BESUE

0
Ymer Adem Llugaliu

Ymer Adem Llugaliu, i burgosur për shumë vite nga regjimi i Enver Hoxhës, zgjodhi me vetëdije të shkruante në gegnisht. Me këtë zgjedhje iu kundërvu mohimit që i ishte bërë gegnishtes në njësimin e gjuhës shqipe. Me amanetin e tij, po i sjell këto vargje para lexuesve ashtu siç i shkroi.

Eh, keq më erdhi,
më paska molis ky dimen.
E ndryshe si mund të qe?!
Kur të shkallmohet barka,
e vehten të vetmuem
në mshirë dallgesh e sheh.

Në shfrymje të Boreut
vështir me ngul kamb.

Ma struku shpirtin,
ma ndryu gjuhën
mas mureve shkamb,
dritareve hekur,
që po i kafshoj me dhamb,
nen qiellin e zymtë,
ra edhe mjegull
të gjanë vetëm dy pllamb.

Sot më tha
nji cicërrimë krahleht,
nji rremb kumbulle
në të bardha vesh
dhe nji faqe shkambi
nen nji fjollë tue qesh:

Po vjen pranvera.

Vështir me e besue.
Ky dimen idhnak
kaq gjurmë fjollbardha
paska lan në mue.

Mirditë-Rrëshen, 1976

Përgatiti për botim Arif Ejupi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.