SHTËPIA PUBLIKE

0
901
Kalosh Çeliku

(Roman me nëntë plagë)

Dhe kur të shkosh, moj Dor-e-këmb-argjënde
Për të gostitur miqtë n`ato vënde,
Ku pinim bashkë, e t`arrish ku rri,
Mos psherëti! – po zbras-më Kupën tënde…
Omar KHAJAM

Arratisja nga Qyteti i Qyqeve

Nëntë ditë e nëntë netë po bëhen, që kur kam ikur nga Qyteti i Qyqeve, për ta përfunduar librin e rrezikshёm tё tё gjitha kohrave Shtëpinë Publike. Nëntë ditë e nëntë netë jam arratisur në një shpellë buzë Liqenit. Larg njerëzve, larg thashethemeve me romanin e “rrezikshëm” në kokë, plot dhjetë vjet me radhë. Nëntë plagë… Plagën e dhjetë e mora në një natë me Hënë tё plotё majë një shkëmbi mbi Liqe, në Strugë…

Flakë më flakë te Kisha… Uji i Shenjtë… Tym për tymi me dudumët mes dallgёve…
Lufë kjo, që pas kaq vitesh do të ma kujtojë Babain me “nagëntin” në brez. Kokë më kokë në odën e burrave. Miqtë që e dëgjonin me vëmendje, kur u rrëfente, në Katund rreth emrit tim Kalosh. E pagëzova me këtë emër që të bëhet trim si Kaçaku i Maleve – Kalosh Zajazi. Vetëm se, ky ende nuk u bë trim edhe sot e kёsaj dite në Qytetin e Qyqeve.

Vitet ikën njëri pas tjetrit dhe Babai një ditë u shpërngul me shtëpi rrëzë Çukës. Dëshira që unë të bëhem trim iu plotësua në atë jetë.
Tashti, mund të flejë i qetë Nesër mes varreve. Luftën që e nisi Kalosh Zajazi me pushkë, unë e vazhdova me penë…

Vallë, edhe çka mund të shkretoj mes këtyre rreshtave, faqeve, Libri për Nesër?! Asgjë. Larg kontejnierëve të bërllokut, larg Rrospive Meshkuj, larg marrëzirave. Megjithatë, vetëm në një Shkretirë të këtillë vazhdon të shkruhet ky liber për Nesër.

Zoti më ndihmoftë!… Amen…

[ Shkarko fragmentin nga romani në PDF ]

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.