Një vend është aq i mundshëm sa vlejnë politikanët e tij

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Koment

Shumë u minuan themelet ligjore të shtetit sovran dhe të pavaruar. Qytetarëve të abuzuar, të poshtëruar, të varfër, të mashtruar, tani u ofrohet një pa përspektivë. Politikat e tilla të pa kuptimta po na dërgojnë në apsurditet…

Skënder MULLIQI

Nga manipulimet politike po prodhohet një “gjysëm shtet”. Kjo është një tautologji politike. Shteti është një pasqyrë e njerëzve në pushtet. Dhe, kjo pasqyrë nuk duket aspak e mirë sot në Kosovë. Pse ? Sepse politikanet tanë shumë prej tyre janë injorantë dhe përqarës, të cilët po na fusin në kriza politike. Kosova ishte fatkeqe më njerëzit e tillë. U lanë anash njerëzit kredibil të cilët do të bënin shumë më shumë në shtetndërtim dhe mirëqenje. Nuk janë në gjendje të përfitojnë nga rasti historik që na u dha për të ofruar programe dhe platforma politike të duhura. Dihet së si përfundojnë aventurat politike, shumë keq për shtet dhe për komb. Një vend është aq i mundshem sa vlejnë politikanët e tij.

Shumë u minuan themelet ligjore të shtetit sovran dhe të pavaruar. Qytetarëve të abuzuar, të poshtëruar, të varfër, të mashtruar, tani u ofrohet një pa përspektivë. Politikat e tilla të pa kuptimta po na dërgojnë në apsurditet. Manipulimi dhe mashtrimi janë bërë zakon, qëllimi i të cilave është pushtimi dhe abuzimi i pushtetit. Këtyre u takon të gjëjnë rrugë shpëtimi, por zor është se këta moti kan zgjedhur, rrugët të cilat po na dëmtojnë në të gjitha drejtimet e tij. Nuk janë të zotët të pësojnë katarsisë në kuptimin pozitiv të fjalës. Këta prodhojnë probleme në vend që t’i zgjidhin problemet e paraqitura.

Nuk janë të gjendje për ndonjë dialog të sinqertë dhe të ndershëm për të krijuar përspektiva të reja. Politika prej kohësh na ka çuar në pikën e absurditetit. Le të shpresojmë se do të vijë koha kur njeriu do të jetë më i vlefshëm dhe i rëndësishëm se çdo tjetër!? Mjaft është bërë më politika shkatërruese. Kosova ka nevojë për njerëz të fuqishem për të na bërë pjesë të strukturave të BE-së dhe të NATO-s.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit