Fuqia e poezisë: Vargjet e poetes Irma Kurti ekspozohen në Times Square, Nju Jork

0
222
Irma Kurti - Manhattan 2023

Irma Kurti lajmëron në profilin e saj në Facebook:

°Shpallem fituese e Çmimit Manhattan 2023 dhe vargjet e mia ekspozohen në qendrën e famshme Times Square në Nju Jork! Falenderoj si gjithmonë Çerçiz Loloçi për botimin e lajmit në Albspirit, gazetarin dhe botuesin Artur Nura për botimin në Përqasje Italo Shqiptare, Gezim Llojdia për botimin në “Destinacion” si dhe Gjin Musa për botimin në Albania Press!
Ju falenderoj edhe juve miq për mbështetjen tuaj të përhershme!
°Sono una dei vincitori del Premio Manhattan 2023 e le mie poesie si espongono nella famosa Times Square a New York! Ringrazio come sempre Çerçiz Loloçi per la pubblicazione della notizia su Albspirit, il giornalista ed editore Artur Nura per la pubblicazione su Përqasje Italo Albanese, Gezim Llojdia per la pubblicazione su “Destinacion” e Gjin Musa per la pubblicazione sul giornale Albania Press . Ringrazio anche voi amici per il vostro costante supporto!

Poetja shqiptare Irma Kurti me banim në Itali shpallet fituese e Çmimit Manhattan 2023; vargjet e saj ekspozohen në ekranin gjigant të Times Square në Nju Jork. Ky event i rëndësishëm organizohet nga Shoqata Kulturore La Chimerane Lecce. Gazeta “Lecce oggi” lidhur me këtë shkruan:

“Shoqata Kulturore La Chimera, e drejtuar nga dr. Anna Maria Gentile, ka kënaqësinë të shpallë fituesit e çmimit prestigjioz Manhattan 2023, një vlerësim dedikuar artit, poezisë dhe muzikës bashkëkohore.

Këtë vit, një grup i jashtëzakonshëm artistësh të talentuar do të shohin veprat e tyre të ekspozuara në një ekran publik në qendrën e famshme Times Square në Nju Jork.

Ky është një nderim për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm krijues dhe kontributin e rëndësishëm në fushën artistike. Shoqata LA CHIMERA është krenare t’i prezantojë këta krijues përmes një serë ekspozimesh, duke filluar nga data 25 gusht 2023.

Eventi ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë ndërkombëtar në Times Square, i vetëdijshëm për rëndësinë e përhapjes së artit dhe kulturës në të gjithë botën.

Mundësia për të ekspozuar krijimet e fituesve të Çmimit Manhattan 2023 në Times Square përfaqëson një moment vendimtar për të prezantuar këta zëra të jashtëzakonshëm përpara një audience të madhe dhe të larmishme ndërkombëtare”.

Ekspozimi i punimeve do të bëhet në faza të ndryshme duke filluar nga data 25 gusht 2023.

Kjo është një mundësi unike për t’u bërë pjesë eartit të poetëve, piktorëve dhe këngëtarëve që kanë mundur të kapin në mënyrë autentike frymën e krijimtarisë bashkëkohore.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.