Avdush CANAJ
Ike krejt papritur
si a zog në dritare,
tash as nuk përgjigjesh
na ke harruar fare!
Dil pak këndej, Abdullah Thaqi*
malli përlotë sytë,
thonë: Zoti është i mirë,
ta falë ndonjë ditë.
Bëhem shpend me flatra,
ende s’jam plak
takohemi te syri i Drinit
si vëllezër binjak.
Dhembjen për ty në vargje
e kam skalitur moti
do t’i lexoj nesër
nëse me lë loti.
Shkojmë pak në Shkodër
atje përherë është verë,
mikut tonë, Xhahidit,**
i trokasim në derë.
S’na lë sall me kafe,
verë Fishte e simite,
sofrën na shtron plot
me libra prej drite.
Dëgjo si të luten
kumri e bilbil:
Mjaft ndejte te yjet,
dil pak këndej, dil!
——
*Poeti për fëmijë, Abdullah Thaqi
** Xhahid Bushati, shkrimtar











