“Rusia e zotëron Gjermaninë”: Ja pse Trump thotë se konflikti Rusi-Ukrainë është “një problem evropian”

0
423
Trump - Biden - Putin

Por kjo “nuk do të kishte ndodhur kurrë”, në radhë të parë, nëse nuk do të ishte për mungesën e udhëheqjes dhe forcës së Presidentit Biden.

BLAZETV STAFF, 28 janar 2022Përktheu Arben Çokaj

A duhet të përfshihet Amerika në konfliktin Rusi-Ukrainë? Ish-presidenti Donald Trump iu bashkua Glenn Beck në programin radiofonik të premten për të shpjeguar, se si vendimet për të hequr dorë nga energjia bërthamore dhe qymyri në Gjermani dhe vende të tjera evropiane, kanë çuar në varësinë e tyre të dëmshme të energjisë nga Rusia.

Trump i tha Glenn se konflikti aktual midis Rusisë dhe Ukrainës “nuk do të kishte ndodhur kurrë“, në radhë të parë nëse nuk do të ishte për mungesën e dukshme të udhëheqjes dhe forcës së Presidentit Joe Biden.

Kjo është një mungesë totale respekti për [Biden] dhe për vendin tonë. Dhe është një fatkeqësi,” tha Trump. “Unë mendoj se dy javë më parë [Putini] nuk kishte ndërmend të [pushtonte]. Ai thjesht po negocionte … gjë që i pëlqen të bëjë. Dhe tani ai po sheh … një rrugë të qartë, për shkak të njerëzve budallenj me të cilët ka të bëjë.” shtoi ai.

Trump vazhdoi duke thënë se ai mendon se konflikti Rusi-Ukrainë është me të vërtetë “një problem evropian“, i shkaktuar kryesisht nga varësia e Gjermanisë nga gazi rus.

Shtatëdhjetë për qind ose më shumë e energjisë [Gjermanisë] vjen nga Rusia. Kjo do të thotë se Rusia i kontrollon ata. Rusia e zotëron Gjermaninë,” shpjegoi Trump. “Në një nga lëvizjet më budallaqe që kam parë ndonjëherë… [Gjermania] mbylli centralet e saj bërthamore dhe termocentralet e tjera, për të hequr qafe qymyrin. E cila, ju e dini, shihej si një gjë e mrekullueshme… Pra, Rusia ka totalisht kontrollin e Gjermanisë, dhe Gjermania thotë, ‘Epo, ne nuk mund t’i luftojmë ata’. Pra, do të thosha me të vërtetë, është një problem evropian”.

Shikoni videoklipin më poshtë, për të kapur më shumë nga biseda ose gjeni më shumë nga “The Glenn Beck Program” këtu:

Dëshironi më shumë nga Glenn Beck?

Për të shijuar më shumë rrëfimin mjeshtëror të Glenn-it, analizën që provokon mendimin dhe aftësinë e çuditshme për të kuptuar kaosin, abonohuni në BlazeTV – rrjeti më i madh multi-platformësh i zërave, që e duan Amerikën, mbrojnë Kushtetutën dhe jetojnë ëndrrën amerikane.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.