13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

KUR PETKOVIQ FLET PËR KURTIN DHE ASOCIACIONIN!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

Është për t’u habitur se si të gjithë serbë e ndërkombëtarë janë tekur në formimin e këtij ASOCIACIONI të komunave me shumicë serbe! Doemos të shkon mendja se prapa tij mëshihet diçka, për çka edhe nuk ia vlen të formohet fare, pse të gjithë mendjen e fjalën e kanë në këtë asociacion. Apo, ai vetë është djalli për ne shqiptarët dhe Kosovën! Ec e mos dysho se me Asociacion nuk do bëhet ndarja e veriut të Kosovës, sepse, serbët o kanë të drejta në Republikën e Kosovës o nuk kanë askund, e, në Serbi, jo se jo.

Shih për këtë, duke kërkuar formimin e asociacionit, Petkoviq tërthorazi, përpiqet të thotë diçka për Albin Kurtin, se gjoja ai nuk e dashka paqen, se vetëm përmes asociacionit, u krijuaka paqja! Sa neveritës është!

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vërtetë do të kujdesej për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbisë, ai fillimisht do të formonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili u garanton serbëve të drejtat kolektive dhe individuale”. – thotë Petkoviq, duke harruar të cekë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ëpor përse jo, edhe asimilëimin e shqiptarëve në Tregun e Ri (Novi Pazar) pas Luftës së Dytë Botërore e djuke I kthyer ata në muslimanë, boshnjakë e serbë (ndoshta ndonjërin), pse ua ndaluan edhe gjuhën amtare e të mos flasim për shumë.

Petkoviq e di se asociacioni do të jetë një zorrë qorre për Kosovën dhe do ta pengojë në zhvillimin e saj në të ardhemn, prandaj e kërkon me kaq ngulm. Serbët në Republiokën e Kosovës kanë të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre me Kushtetutën e Ahtisarit, sa një fshat është bërë një komunë aty ku ishin serbët më shumë se shqiptarët. Serbët në Kosovë janë të perkëdhelur nga të gjithë, janë tepër të privilegjuar, prandaj nuk e njohin Republikën e Kosovës. E, Petkoviq, nuk e di sa është i in formuar se këta janë brenda Kosovës dhe duhet ta njohin shtetësinë e saj, prandaj, pse është shtet, ata ose duhet ta njohin shtetin e Kosovës ose askush nuk i ndalë, janë të lirë të jetojnë ku të duan, atje ku ata e ndiekan veten të lirë, por gabojnë, se nuk janë askund më të lirë se në Kosovë.

Me formimikn e asociacionit do të normalizobte marrëdhëniet me Serbinë, thtë Petkoviq. Jo, duhet ta njohi edhe Serbia shtetin e Kosovës, pastaj mund të flasim për normalizim marrëdhëniesh.

Kurti u ka dalë në pritë, janë aq të mllefosur në të, sa krejt Kosova u është bërë ALBIN KURTI, si këtij, si Vuçiqit e disa tjerëve. Nga inati, mllefi, zilia – ka gjasa edhe të pëlacisn, pa shkaur shumë larg.

Po, lëreni njeriun të punojë për shtetin e tij, se atë e ka për detyrë, dhe nuk është duke bërë kundër askujt vetëm në përpjekje të zbatimit të ligjit e të Kushtetutës së Kosovës. Është dashur, që të pëaktën të tregojë se nuk mendon vetëm për lirinë e të drejtat e serbëve, por edhe të të tjerëve. Përse nuk lufton kështu edhe për lirinë e të drejtat e shqiptarëve brenda Serbisë?

Ndërkaq, deri sa Petkoviq kërkon ditë e natë asociacionin, përse nuk reagon ndaj Vuçiqit për njohjen e Shtetit të Kosovës.
Vështirë është të jesh njeri në kuptimin e plotë të fjalës, Petkoviq!

Artikulli përpara
Artikulli tjetër

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit