Fragment nga tragjedia “Thyerja”

0
Ilir Muharremi - Thyerja

Niki: Mes nesh nuk ka sekrete, i dashur.
Dani: Po. E saktë! Nuk ka sekrete!
Niki: Ti po krijon sekrete!?
Dani: (fillon me zë të ulët ta lexojë mesazhin, Niki ulet në kolltuk ndërsa Dani lëviz nëpër skenë) I dashur, Dan! Nuk e di nga t’ia filloj! Jam përhumbur nga fjalët e tua! Nuk mund ta shpjegoj se sa dhemb kjo gjendje. Javët e fundit kanë qenë të vështira! Më ka munguar gjithçka e jotja. (Ndalon së lexuari)
Niki: (insiston) Vazhdo! Përfundoje mesazhin!

Dani: Më ka marrë malli për mëngjeset tona, frymën tënde, buzët e tua, prekjen tënde! Më ka marrë malli të të nuhas nëpër çarçafë! Më mungojnë bisedat tona të ëmbla! Më mungon të të shikoj duke qeshur e duke luajtur me fëmijët! E dua buzëqeshjen e tyre teksa lozin me ty! Unë nuk dua të të humb kurrë! I dua edhe prindërit e tu, të dy palët duhet të kemi respekt të ndërsjellë. Do të bëj gjithçka për ne! Lëndohem shumë kur të shoh ty të lënduar. Ti nuk e di sa më dhemb kjo! Nuk dua të të humb! Do të luftoj për ne! Për martesën tonë dhe fëmijët! Kjo është gjëja më e vështirë që kam kaluar ndonjëherë, por për ty ia vlen! Më thuaj çfarë të mungon dhe çfarë të duhet?! Unë do ta bëj! (Përfundon së lexuari mesazhin, kthehet kah Niki duke ndërruar disponimin me një buzëqeshje false)

Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.