At Zef PLLUMI: Hapni sytë e shikoni realitetin, jemi në prapambetje, pse?!

1
At Zef Pllumi

Shënim nga Arben Çokaj

At Zef Pllumi e ka kuptuar se orientimi i gabuar psikik i shqiptarëve, ndikimi nga mentaliteti oriental i skllavit na ka lënë e na lë në prapambetje. Prandaj duhet shkollim e dije për shoqërinë tonë, mundësitë i kemi, të mos shkretojmë në fe, se po e dëmtojmë veten më shumë e mbesim në prapambetje.

Shkollimi e dija na i hapë sytë e mendjen dhe ne mund të punojmë si duhet, të krijojmë produkt e zhvillim të arsyeshëm e ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme për shqiptarët! Deri tani nuk ia kemi dalë, a do mundemi vallë? Mundësitë janë, por duhet pra, të thyejmë këtë mënyrë të gabuar të menduari. Të ngrejmë unin!


At Zef PLLUMI :

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën.

Pse?… Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’. Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën …

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia. Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.

Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”

Zef Pllumi (Bogë, 1924 – Romë, 2007) frat françeskan, publicist e shkrimtar.
( Shkodra Blog) 31 Mars 2025.

1 KOMENT

  1. At Zef Pllumi, (28 gusht 1924 – 25 shtator 2007) ofm, në 100-vjetorin e lindjes.
    Pyetja: Ç’këshillë i jepni popullit shqiptar e sidomos rinisë?
    At Zef Pllumi: E porosis per tri gjana: Të kenë fé, kurrë të mos e braktisin fenë; të kenë shpresë; e mbi të gjitha, të kenë dashuni; ky asht mesazhi qi e ka dhanë Sh’Pali përpara mejet, e para Sh’ Palit e ka dhanë Krishti vetë! Kjo asht porosia e kjo pershndetja per të gjithë popullin shqiptar.
    *
    IMH
    P.S.
    Nëqoftëse je nisur drejt një qëllimi (caku), e rrugës ndalesh, tjetri të del përpara dhe kurrë s’do të arrish i pari atje për ku je nisur (në cak).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.