12.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj SHQIPËRIA SHTET I KA BËRË TË MUNDSHME POPULLIT SHQIPTAR TË MBETËN NË...

SHQIPËRIA SHTET I KA BËRË TË MUNDSHME POPULLIT SHQIPTAR TË MBETËN NË HISTORI

0
Skënder Karaçica - Chikago

Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në mërgatën shqiptare në Amerikë, tashmë është bërë traditë kombëtare. Festa e Nëntorit në 114-vjetorin e pavarësisë i gjejnë shqiptarët në Shqipërinë zyrtare dhe në Shqipërinë tjetër Kosovë, si kurrë më mirë qëkurse historia merret me ta. Me këtë frymë e porosi u mbajt manifestimi kulturo-kombëtar në ambientet e dekoruara kuq e zi “The Empress Banquets” e në organizim të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Çikago. Festa e Flamurit i kishte bërë bashkë të gjithë shqiptarët e mërguar në shtetin e Ilinoisit në qytetin me shije të jetës moderne urbane në Çikago. Të gjithë ishin shend e verë dhe në këtë atmosferë festive përshëndetnin njeri-tjetrin me fjalët e urimeve: Gëzuar Festa e Flamurit – e përjetshme Shqipëria jonë!

Programin festiv e shpalli të hapur i riu nga Kosova, Lum Budrika, i cili në fjalën e tij shpalosi me fjalë të gëzimit, festën kombëtare të 28 Nëntorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, që në Amerrikë tash e një shekull mërgimtarët shqiptarë e festojnë me moton, Festa e Flamurit të Shqipërisë së lirë.

Më një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerrikan, Edon Shaqiri, një djalë i ri nga treva shqiptare e Preshevës, e i shkolluar me dije e diplomë universiteti në Çikago. Aktin muzikor të pentagramit kombëtar të hymneve Amerikë-Shqipëri e interpetoi me vokalin e tij këngëtari Ilsi Ademi, që, në shenjë nderimi e të ngritjes në këmbë, atmosfera festive merrte me veti shpirtin, mallin dhe dashurinë për tokën e diellin e Shqipërisë Etnike.

Në 114-vjetorin e Festës së Flamurit në Çikago, mori udhë porosia historike për Ismail Qemali-Babai i Shqipërisë, ku historia e atdhetaria e përzgjodhi për Shqipërinë: Me vehte, të lirë dhe të mosvarme. Manifestimin e Festës së Flamurit në emër të Konsullatës së Republikës së Kosovës e përshëndeti Vera Rexhepi Leci, e cila për herë të parë si diplomate merrte pjesë në një manifestim me mërgimtarët shqiptarë jashtë atdheut. Para mërgimtarëve me një fjalë rasti e përshëndetën poeti i burgosuri i jetës së mësuesisë e të letërsisë së burgologjisë të regjimit komunist Visar Zhiti dhe prof. Skënder Karaçica, veprimtar dhe krijues në afirmimin e vlerave të kulturës, të gjuhës, të historisë dhe të çështjes kombëtare, këndej detit në Amerikën e largët. Në këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë e në krah me Shqipërinë tjetër Kosovë, tha Karaçica, duhet të bëjnë përpjekje për kthimin e kombit shqiptar në gjirin e qytetërimeve evropiane.

Festën e Flamurit në Çikago e begatuan me programin e recitimit e të valleve shqiptare, nxënësit e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” Alma, Elza Selimi, Elijana Nallbani, Arbenita, Rinesa, Samije Xhemajli, Tina Kadriu e Elsa Prekazi. Përmes duatrokitjeve programit i dhanë shije artistike valltarët “Shqiponjat e Çikagos” duke prezentuar ritmin artistik të traditës së valleve shqiptare të Shqipërisë së Mesme.Lojën e bukur me pentagram kombëtar e interpetuan Ardit Breznica, Anila Buja, Ilirian e Landi Aliu, Anila Buja, Georgya Borova dhe Maria Petro.

Në historinë e Shqipërisë, Ismail Qemali do të mbetët si një model të rëndësishëm historik edhe për shtetin e Kosovës, të shtetndërtimit shqiptar me vlerat e tashme të demokracisë e të shtetit ligjor. Në këtë rrjedhë, do të mbetët trashëgim e porosi e motit, kënga popullor e popullit shqiptar: O ti je Ismail Qemali, pas Teje vjen historia!

Legjenda: Pamje të Festës së Flamurit me program festiv kulturo-kombëtar në Çikago

Skënder Karaçica

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.