Nga: Isak A H M E T I
Kohë më parë, autori i njohur në letrat shqipe, Ramadan Mehmeti, ka botur librin e tij më të ri me titull: FLAKËRIMA NGROHTËSIE.
Ky libër, të cilin po ju paraqrsim këtu, e të cilin autori ma ka dhuruar me shumë dashamirësi, në Tekimet lletrare “DITËT E AGIMIT” në Zhegër (2 .05.2024),
për çka e falënderoj nga zemra!, përfshin përkushtimet poetike të autorit për disa nga autorët më të njohur në letrat shqipe siç janë: Ibrahim Rugova, Agim Ramadani, Azem Shkreli, Mirko Gashi dhe Beqir Musliu.
II. Pak biografi për autorin
Ramadan Mehmeti, 1945. Lindi në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit. Pas shkollës fillore dhe asaj të mesme, ka kryer studimet universitare, Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Shkruan poezi dhe prozë për të rritur dhe fëmijë, por edhe drama. Është autor i dhjetra e dhjetra veprave. Është i njohur edhe si editor i SHB “Rozafa” e Prishtinës.
Është laureat i çmimit letrar “BEQIR MUSLIU”.
Është i përfshirë në disa antologji si në Kosovë, Shqipëri, Amerikë dhe në Rumani.
Shkrimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhët angleze, suedeze, gjermsne, frenge, rumune, serbe dhe boshnjake.
III. FLAKËRIMË NGROHTËSIE (përkushtime poetike), SHB”ROZAFA”, Prishtinë, 2024, fq. 130.
Ky libër që ka si moto “Kaq shumë është madhështia shpirtërore e martirit saqë shndërrohet në bukuri” të Papa Pali VI, është strukturuar në pesë pjesë ku janë përfshirë përkushtimet poetike shumë të bukura dhe mbresëlënëse për Ibrahim Rugovën, Agim Ramadanin, Azem Shkrelin, Mirko Gashin dhe Beqir Musliun (fq. 7-78). Ndërkaq (fq. 79-120), është përfshirë studimi shterues me titull:
POEZIA SI KËNGË MBI KËNGËT, i autori të njohur Prend Buzhala.
Ky vëllim me përkushtime poetike, sipas vlerësimit të Prend Buzhalës, ka një tërësi tipike të modernitetit që përfaqëson arkitekstin letrar të Portreteve të Kënduara, tekstet krijuese e dorlshkrimeve të këtyre poetëve e figurave “barten” të rikënduara, të rikompnuara poetikisht, apo të rikrijuata artistikisht, si tekst i ri, si palimpsest artistik. Ç’është e vërteta këtu këndimi i poetit për poetin përjetohet si Këngë mbi Këngët poetike e mikrokozmos, delir i shenjtë e amshim mesianist i poetit, testament i “tekstamenteve” lirike …
Ky libër, me vlera shumështresore, do thoshim i veçantë dhe i rrallë në mjedisin tonë kulturor, lexohet me shumë kënaqësi dhe të krijon një ndjenjë jo vetëm të veçantë por edhe një kënaqësi estetike. Prandaj ia vlen të lexohet dhe rilexohet.