KATUNDARI NË BERLIN

0
141
Katundari

Arben Çokaj

Skicë

Shkoi katundari në Berlin dhe sa nuk fluturonte nga gëzimi, po shkulte gomina dritaresh e merrte 1500 Euro rrogë neto në muaj.
“Ç’a byshën fort për familjen” – tha – “t’iku unë, e t’shoh punën time…”

Sa herë kthehej për vizitë në shtëpi, dilte në qytet, nuk vinte për familjen, por për të shëtitur me makinën, që merrte me qera, e me ba qejf me shokë. Tip hedonistash hesapi, që nuk i duhen dreqit një lek! Një herë u fejua/martua një kushëri i tij në Londër, për letra, dhe ky jo vetëm se i dërgoi me maknën e tij në një pikë turistike, por u pagoi edhe drekën, kaq kavalier që është garipi.

“A po e ban katin e dytë?” – e pyeti njani. “Eh” – tha – “ç’më duhet mua kati i dytë, blej një apartament në Shkoder 40 mijë Euro, ma mirë…” Për aq kohë sa rrin në Shqipëri, sillet sikur ka punë të mëdha, sipërmarrje e madhe, sikur është tepër i zënë me takime me shokë e miq, sikur është Edi Rama. E kur i numëron, asnjë nuk i shkon.

Kaloj koha, e as apartament e as kat të dytë, paret i la në makina me qera e për qejf me shokët… dhe fluturonte sikur kishte prekë qiellin me dorë, se kishte siguruar bukën e gojës duke shkulë gomina dritaresh. E përdorte shtëpinë e familjes kur vinte me pushime si hotel për fjetje, pa pagesë. Nuk i shkonte në mendje, se hoteli e ushqimi që hante në shtëpi, paguhen… Dikush paguan për to. Por sipas logjikës së tij, familja ka detyrime për të, e ai asnjë detyrim për familjen… Një fëmijë i përjetshëm…

Në anën tjetër, Muhamedi nga Pakistani – një djalë i edukuar dhe i përulur, merrte rreth 4000 Euro në muaj si infermier në një spital të Fankfurtit, e nuk fluturonte me pras si katundari nga Shqipëria… Një pakistanez tjetër, kamionist, kishte filluar si taksixhi në Frankfurt. “Kam 8 vjet që punoj si kamionist. E kam gjithë familjen në Pakistan, vetëm unë punoj”, tha. Fitonte para me punën e tij, e mbante familjen e madhe atje në Pakistan, gruan, fëmijët e tij, si dhe prindërit. Kurse katundarit tonë nuk donte t’ia ndiente fare, kishte hall ma shumë me shitë pordhë si milioner… Ishte nga ata tipa, që thonë: “Kalova lumin, e të dhjefsha kalin”, por më shumë i përshtateshin vargjet:

Lesh i bën lekët për dynja,
E për familje të vet, nuk bën asgja!

Mashkull kot hesapi. Mashkull i shkuar dëm! E pastaj thotë: “M’u fejua dashnorja…”

Çfarë ka ndodhë more me këta njerëz narcistë e pa tru në kokë, a din kush me m’thanë? Si nuk dinë more me e ruajtë një lek dhe me e investua për veten e familjen e tyre?! Por i bëjnë lekët rrush e kumbulla, vetëm për qejf e marrina?!

Dynjaja, edhe nga vendet muslimane, janë më hallexhinj, por më me këmbë në tokë, tregohen më të zgjuar se këta gomerët tanë, që kujtojnë se i mbajnë ‘Kombet e Bashkuara’, dhe dinë vetëm me u shitë pordha familjeve të tyre!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.