Dheu ish i bollshëm për lulen,
Dhe shtatin mbushur plot shëndet.
Petalet plot nuanca magjepsëse,
Aromë dehëse lëshonte në tërë dhetë.
Rrënjët e saj të shtrira,
Se kalonin kufirin e vet.
Në Prevezë, Shkup e Nish,
Ndodhur qen përjetë.
Shoqet ziliqare rrethuar skaj më skaj,
Ofruan çakenjtë me pre rrënjët e saj.
E një ditë moti në Londër bërë tok,
Bënë fjalë e shkresë s’do e lëmë dot.
Më i madhi gjarpër quajtur Rusi,
Ta shkulim me gjithë rrënjë e kish si lakmi.
Hijenat e Perëndimit patën pakëz shpirt,
T’ja lëmë një dorë dhe ta bëjmë të ligë.
Dhe qenë të bindur se bëbë gjynah,
Zotë patën frikë mos gjenin hatanë.
Lulëza e prerë vyshkej pak nga pak,
Por praplëshon erë që kish soj të saj.
E rrënjët mbetur tej,
Lëshuan filiz të saj,
Mbanin erë të nënës,
Të mbetur në vaj.
E nëna shtrinte krahët,
Të prekë rrënjët e saj,
Ti kalojë të vyshkët,
Le të vdesë pastaj.
Bujar Totri
Tiranë, më 24.06.2023