13.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

VUÇIQ, DEMANTON HILLIN, KËRCËNON NATO-n, MENDON TE LUFTA!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Gani I. Mehmeti

I bindur se ka armatim të mjaftueshëm për të luftuar edhe NATO-n e këdo tjetër, Vuçiq e demantoi ambasadorin amerikan në Beograd, Kristofer Hill, se Serbia nuk do të hyjë kurrë në NATO. Kjo është një kundërpërgjigje ndaj Hillit, i cili një javë më parë tha se, Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

Tani kujt t’i besohet: Hillit apo Vuçiqit? Natyrisht, këtu duhet t’i besohet Vuçiqit, se ai dhe Serbia, për deri sa të jenë aleatët më të ngushtë të Putinit e të Rusisë, nuk ndjejnë nevojën të jenë as pjesë e NATO-s.

Vuçiqi, sot, në ditën e 25-vjetorit të fillimit të bombardimit të trupave ushtarake e policore serbe, tha se Serbia nuk do të hyjë kurrë në NATO! Atij i dhemb vrasja e një fëmije nga trupat e NATO-s në Beograd, vrasje që ishte e paqëllimshme, ndërsa justifikon vrasjet e qëllimshme  të shqiptarëve në Koasovë nga ushtria e policia serbe në vitet 1998 e 1999. Atij i dhemb për vete, por nuk e ndjen dhimbjen e të tjerëve, të shkaktuar nga vetë ai, si bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviqit.

“Para jush është një Serbi që do të dijë të mbrojë veten”, tha Vuçiq. Vallë, a nuk është kjo një kërcënim, a nuk është një luftë kundër Kosovës, që mendon të hyjë herdokurdo? Me gjasë, ai pretendon për Serbinë e Madhe, i cili, përgatitet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë edhe deri sa trupat e NATO-s janë në të.

Ai nuk jep kohën, por mjafton që është plan i Serbisë, për çka, ai i jep vetes të drejtën si agresor për të sulmuar vende të tjera, që ata i llogarisin për serbe.

Por se, historia nuk fillon me ardhjen e tyre si pushtues në Ballkan, historia vërteton se në krejt Ballkanin e sotëm jetonin paraardhësit e shqiptarëve, nga të cilët dolën edhe popuj të tjerë, por si trashëgimtarë të drejtpërdrejtë janë shqiptarët.

E, nëse serbët thirren histprikisht në këto troje si pushtues, ne thirremi në atë se jemi këtu, kur bota nuk kishte as kufi, pra para të gjithëve.

Shih për këtë, serbët nuk kanë as oroigjinë të tyre, nuk dinë kë kanë paraardhës, por vetëm dihet se erdhën diku nga Karpatet.

“…por nuk mund të na hiqni të drejtën për të jetuar për vendin tonë. – thotë Vuçiq, kur askush nuk ua mohon atë të drejtë. Kjo thuhet me pretekstin se ata llogarisin vend të tyre edhe shumë vende tjera jashtë Serbisë, për çka ata i japin vetes të drejtën një ditë të luftojnë për t’i rimarrë. Vuçiq është i prirur të krijojë fjalë të shkurtra, por me kuptim të shumanshëm, si edhe në këtë rast.

Sipas Vuçiqit, vrasjet që bëjnë serbët janë të ligjshme, por vrasjet që bëhen nga tjerët mbi serebët, janë të paligjshme, – një lloj idiotizmi i madh i llojit të vet!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit