18.5 C
Tirana
E premte, 11 Tetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

25 vite nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s dhe TPI-ja në Hagë

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Kur po kujtohet 25 vjetori i intervenimit të NATO-së ndaj forcave ushtarake policore të Serbisë të kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq, na erdhi një lajm i gëzueshem, së Kosova mori statusin e anëtarit të asociuar të Asamblesë Parlametare të NATO-s, dhe njoftimi së shpejti mund të bëhëmi anëtare e Këshillit të Evropës. Të përkujtojmë së fillimi i bombardimeve te caqeve kriminale serbe filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën deri më 10 qershor të po atij viti. Ndërsa më 5 tetor Millosheviqi ra përfundimisht nga pushteti në Serbi. Ra nga pushteti një garniturë kriminale e gjenocidiale e cila ju shkaktojë plagë të rënda myslimanëve në Bosnje dhe shqiptarëve të Kosovës.

Terroristët serb shkatuan urbicid dhe etnocid, dhe për qudi nuk e morën ndëshkimin e merituar nga TPI-ja në Hagë. Nuk u dënuan të gjithë kriminelet e luftës, dhe Serbia mbeti pa u dënua për gjenocid. Ishte ky gabim i madh i kësaj gjykate, e cila duke e mos dënuar Serbinë, në një formë apo tjetër i rehabilitojë vrastarët serbe. Edhe pse Millosheviqi u dënua nga Gjykata e Hagës, dhe pastaj edhe vdiq atje, nuk u larguan edhe pasardhësit e tij. Krejt pas luftën në pushtetin e Serbisë janë klika pushtetare e Millosheviqit. Serbinë e udhëhoqën, Koshtunica, Tadiq, Nikoliq dhe tash në pushtet e kemi Vuqiqin, ish ministrin e informimit në pushtetin e Millosheviqit.

Mos të harrojmë kur jemi këtu rolin e madh të qetnikut Voisllav Sheshel, i cili u dënua nga Gjykata Hagës për masakratë në BH, dhe së i njejti pas vuajtjës së dënimit është njeriu kryesor i politikës aktuale në Serbi. Vuqiq, Sheshel, Daciq, Nikoliq e shumë eksponent të tjerë të Milosheviqit, asnjehërë nuk u etiketuan si përgjegjës për krimet kunder shqiptarëve.

Ata kan mbetur vazhdimësi i politikës të viteve të 90-ta, edhe në këto 30 vite të fundit. Ata po kërkojnë coptimin e tokave të shqiptarëve me luftë siç janë mësuar t’i coptojnë historikisht. Kur po shënohet kjo datë e madhe për shqiptarët, dhe një falenderim i madh për miqët tanë evropian dhe Amerikën mike, ende rajoni i Ballkanit mbetet vatër krize, të cilën po e shkaktojnë Vuqiqi dhe Putini, më motivacion fashist për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.

Krejt pas luftën pushtetet në Serbi, nuk pushuan në tentimin për destabilizimin e Kosovës, për të ndarë veriun e Mitrovicës nga jugu. Përdorën barrikada mbi lumin Iber, vranë dhe rrahen shqiptarë duke i pënguar të shkojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre në veri. Madje morën guximin të provokojnë disa herë që më lufftë të përfitojnë veriun e vendit. Tentimi që më aktin terroristë në Banjskë të bëjnë faktike ndarjen ju shkojë huq, së ndërhynë shumë shpejt dhe në mënyre efikase djemtë e Policisë të Kosovës.

Së nuk kan hequr dorë nga retorika luftënxitëse tregojë edhe takimi në Prokuplje të Vuqiqit, kryepopit Porfirije e Dodikut, të tre promotorëve të idesë për formimin e Serbisë të Madhe, të cilët përkujtuan siç thanë ata ushtarin parë të vrarë nga bombardimet e NATO-s. Evropa dhe Amerika duhet t’ju tregojë forcën edhe këtyre fashistëve, siç ia tregoi vendin edhe Millosheviqit para 25 vitesh.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit