– I nderuari studiues e atdhetar Eugjen Merlika,
– E nderuara familje e ngushtë dhe e gjanë e Klara Mirakaj Merlika,
Shoqata ”Trojet e Arbrit” me pikllim të thellë e mori lajmin e hidhur për kalimin në amshim të anëtares sonë Klara Mirakaj Merlika. Klarën në moshën 10 vjeçare e ndoqi një fat i zi vetëm e vetëm për shkak se i takonte një familje atdhetare që punoj për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ajo kishte babë atdhetarin Bashuk Bib Mirakajn si dhe xhaxha ministrin e mbrendshëm Kolë Bib Mirakajn, i cili ishte një atdhetar i kulluar i Shqipërisë Etnike. Ai përveç se ishte atdhetar ishte edhe humanist ku në rrethana shumë të vështira shpëtoi me mijëra hebrenj në Shqipëri duke i paisur me pasaporta shqiptare dhe duke i strehuar në familje shqiptare. Ardhja e frymës pansllaviste në Shqipëri ndryshoj çdo gjë për të keq.
Lotët e gjakut të Pater Anton Harapit treguan qartë se Shqipëria dhe Kosova kan rreshqitur në një ideologji të flliqtë qe tash afër një shekull që nuk po e marrin veten. E Klarës së vogël 10 vjeçare i ra fati që për 45 vite të kaloj jetën e saj në Kampin e Beratit,në Kampin e Savres se Lushnjës dhe në Kampin e Tepelenes. Edhe përkunder këtyre veshtirësive Klara gjeti forcë që në ato rrethana të vështira të krijoj familje, ku u martua me djalin e Mustafa Merlika Krujës,me Fatos Merlikën,ku nga kjo martesë e vështirë e lindën një vajzë të vetme.

Pas ardhjes se Demokracisë Klara me plot shpirt dhe më një përkushtim të palodhur u angazhua me plot fuqinë e mendjes që të dëshmoj masakrat dhe tmerrin që e kishin përjetuar familjet shqiptare nëper kampet e përqëndrimit në Berat, Tepelenë, Lushnjë dhe shumë kampe të tjera ku kanë vdekur me mijëra fëmijë dhe gra. Klara e dha një kontribut të madh edhe në Shoqatën Trojet e Arbrit duke marrë pjesë krahë studiuesit dhe atdhetarit Eugjen Merlika.
Ishte shumë e emocionuar dhe e gëzuar kur ndëgjonte dhe rrëfente për atdhetarët e Shqipërisë Etnike. Kur e vendosëm bustin e Kryeminsitrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujës në Krujën legjendare ajo pas zbulimit të bustit bisedonte me Mustafën duke i thënë: ”Se ndihëm tepër e gëzuar që e prita këtë ditë që ta zbulojmë bustin tënd, sepse ti Mustafë ishe një atdhetar i kulluar dhe i pastër i Shqipërisë Etnike ”.
– Të nderuara familje Merlika – Kruja,
Bëhuni të fortë që ta përballoni këtë dhimbje të madhe.Por dhimbjën duhet ta kaloni me forcë për faktin se Klara shkoj në jetën e amshuar, por kujtimet për të zezat e komunizmit, për vrasjen e fëmijëve dhe grave i la të shkruara në letër dhe i botoi në libër.
Në emër të Shoqatës ”Trojet e Arbrit” ju ngushëllon Nue Oroshi, Kryetar











