12.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Prill 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A ka devijuar Kosova rrugën nga demokracia liberale?

A ka devijuar Kosova rrugën nga demokracia liberale?

0
Politikanët e Kosovës

Koment

Skënder MULLIQI

Në Kosovë duket se nuk është kuptuar sa duhët koncepti i demokracisë liberale. Demokracia nuk është koncept monolit, por qe ka demenzione dhe principe të ndryshme.

Cili është nocioni i demokracisë? Demokracia është një formë qeverisjeje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë nëpërmjet referendumeve ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas Luftës së Dytë Botërore interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Për mbështetësit e demokracisë liberale, veprimet e pushtetit kufizohen në sferën politike, që është ndjeshëm e distancuar nga sferat ekonomike dhe sociale. Për liberalët, demokracia ka si qëllim përfundimtar të garantojë lulëzimin e të drejtave të vetvetishme të qenies njerëzore, pushteti duhet të sigurojë me anë të mënyrave ligjore respektimin e lirive në mënyrë që marrëdhëniet shoqërore mes individëve, juridikisht të barabartë, të zhvillohen lirisht.

Individët nuk duhet të mbështeten përveçse të vetvetja për të përmbushur fatin e tyre. Në të gjitha regjimet demokratike, Kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore (liria e fjalës, garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, etj.), ndarjen e pushteteve (ekzekutiv dhe legjislativ, kryesisht), e drejta universale e votës, organizimi i zgjedhjeve të lira e të rregullta dhe pluralizmi partiak. Këtu duhet të përfshihen gjithashtu procedurat për ndryshimin e Kushtetutës ashtu si edhe kontrolli i përputhjes me kushtetutën të ligjeve.

Kosova është shtet që e ka përqafuar sistemin demokratik liberal. Ne mbajtem shumë zgjedhje dhe ato u silësuan si fer, pluraliste dhe demokratike, por që ende nuk janë plotësuar të gjitha kriteret, si institucione të fuqishme, kontroll të pushtetit ekzekutiv dhe të drejtave elementare njerëzore. Nuk mund të thëmi si procesi zgjedhor nuk është kualitativ, por që ekzitojnë probleme struktutrore (dobësitë e shumta institucionale, presionet politike, polarizimet etj, të cilat pengojnë të kemi një demokraci më të plotë liberale. Shtetet e vogla përballen më probleme siq është korrupcioni, krimi i organizuar, insitucione të kapura , të cilat drejtëprejtë ndikojnë në rrënimin e komponenteve të liberal- demokracisë, dhe janë pengesë e madhe në shtetndërim dhe mirëqenje.

Edhe pse jemi në sistemin shumë partiak pluralist po përjetojmë kriza të shpeshta politike dhe institucionale, së duket ashiqare së njerëzit e politikës nuk i kan kuptuar apo nuk po dëshirojnë t’i kuptojnë komponentet e demokracisë. Ky mos kuptim apo edhe dashakeqësi ndaj demokracise dhe lirive elemenate njerëzore, janë duke na shkaktuar dëme të mëdha në proceset politike dhe në proceset tjera zhvillimore. Kosova ka nevojë të madhe për konsolidimin e sistemeve të cilat që shumë kohë po funksionojnë më defekte. Vendi është futur në një fazë që nuk është pritur, ku akterët politikë janë bërë potencial i një faze të re të autokracisë. E gjithë kjo bie ndesh më normat e orjentimit propërendimor.

Dhe ndonjë koncentrim më i madh i fuqisë autokratike në vendimarrje do të ishte katastrofike për Kosovën. Se kemi hapa të rrezikshem në këtë drejtim të njerëzve të kësaj klase politike është evidente, dhe kjo do të bartë në vete pasoja të mëdha për Kosovën, e cila moti është përcaktuar për vlerat properëndimore të demokracisë liberale. Ata që mendojnë të punojnë në kthimin e logjikës së shekullit të kaluar, janë varrmihësit e demokracisë, dhe të Kosovës së pavarur dhe sovrane …!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.