3 FORMAT E DREJTIMIT TË SHTETIT – CIKLI I POLIBIT

0
316
Niccolo Machiavelli - Konsiderata
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Në librin ‘Konsiderata rreth ligjëratave të Machiavellit” (në foto) del në pah një demonstrim i bukur i shtyllave që ndërtojnë shtetin.

Bëhet fjalë për ciklin e Polibit. Tregohet për 3 format e pushtetit, që janë Monarkia, Aristokracia dhe Demokracia. Kur këto të tria transformohen në Tirani, Oligarki dhe Anarki ose shthurje, kemi të bëjmë me 3 forma të tjera të degjenerimit të pushtetit. Pra bëhen 6 gjithësejt, 3 normale, e 3 të transformuara.

Duhet të kënaqen të tre këto grupe shoqërore, që një pushtet të mos degjenerojë. Pra kemi 3 forma normale të drejtimit të shtetit, të cilat lehtësisht mund të kalojnē në 3 forma të tjera të degjeneruara të pushtetit.

Secila prej tyre përfaqëson një grup shoqëror, mbreti e presidenti përfaqësojnē drejtimin e lartë, aristokracia, senati përfaqësojnë Jozefinën e oligarkët, ndërsa Kuvendi ose Kongresi përfaqëson popullin, demokracinë.

Këto gjëra kanë ekzistuar që në lashtësi, nē Greqinë e lashtë kur grekët sipas Elena Kocaqit ishin shqiptarē e shqiptarēt nuk kishin shtet ende. Shqiptarët as sot nuk kanë shtet funksional, se ua kanë krijuar shtetin tjerët si në Kosovë, dhe Elena don me i ba grekët shqiptarë, edhe pse grekët e kanë shtetin më të zhvilluar se ne.

Likurgu ishte një ligjvënës spartan dhe vuri re se kur drejton një njeri i vetëm ai kalon automatikisht në tirani, si Rama në Shqipëri. Prandaj ai bëri ligje të arsyeshme, që të kënaqen 3 format e pushtetit, të kënaqet mbreti, aristokratët e populli në demokraci, që pushteti të vazhdojë sa më gjatë. Ndryshe pushteti degjeneron dhe humbet legjitimitetin dhe ekuilibrin, e shteti bie si në Shqipëri.

A thua i din Ramushi jonë këto gjëra? Shën Pal Gjatoja?!

Kurse Soloni, edhe ky shqiptar i Elenës si Likurgu, nē shekullin e 6 para erës sonë, u përpoq tē bënte ligjet demokratike të Athinës, që të kënaqte vetëm popullin. Por edhe kjo formë pushteti ra në shthurje, u fut nē ciklin polibian, dhe e mori pushtetin tirani, Pisistrati, edhe ky shqiptar i Elenës, bashkë me të bijtë. Se kur demokracia kalon në anarki, hapë rrugë për Enverin, për një tirani qē tē vijë, si erdhi Enveri pas pushtimit fashist të Shqipërisē, se mbreti Zog mori një dorë parash dhe iku.

Kështu në Greqi pushteti ka kaluar nga tirania në demokraci dhe anasjelltas, duke ndjekur ciklet e Polibit. Nuk është çudi kjo tē ndodhë kur nuk i din gjërat. Ne nuk kemi shtet tē qëndrueshëm ende, se nuk i kënaqim të tre grupet shoqërore, populli rrin gjithmonë i pakënaqur, ndërsa shën Pal Gjatoja lavdëron policēt malazezë, që keqtrajtojnë shqiptarët.

A e kuptoni o shokē, a jo? A e kuptoni që këta loqet tanë që na drejtojnë, nuk bëjnë shtet, se ne jemi në njē cikël polibian e kështu nuk bëjmë shtet kurrë?! Se ne kēnaqim vetëm ata që na vjedhin e na shesin… tiraninë e oligarkinë!

Le të kthehemi te pushteti në Shqipëri. Si don me e mbajtë pushtetin shën Pal Gjatoja? Populli (Demokracia) i pakënaqur, opizita e pakënaqur, kënaq deri diku disa oligarkë, jo të gjithë e veten me disa tjerë si hedonistë. A mbahet pushteti me këta? Mbahet me rrena për disa kohë dhe cikli i polibit thotē se të gjithë që drejtojnë kēshtu bëhen subjekt i tij. Pra një ditë, pavarësisht efektit kohor, do i nënshtrohen edye këta ciklit të polibit, rotacionit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.