Gjermania po e ndihmon popullsinë e saj me 65 miliardë euro

0
280
Scholz mit ministre

Në foto mund të shihni kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe disa ministra.
APA/dpa

GJUHË E THJESHTË

ORF.at Përktheu Arben Çokaj

Çmimet e energjisë në Evropë kohët e fundit janë rritur ndjeshëm. Shumë produkte të tilla si ushqimore janë bërë gjithashtu shumë të shtrenjta. Shumë njerëz nuk mund ta përballojnë më këtë. Prandaj, qeveria gjermane tani ka shpallur ndihmë financiare për popullsinë e saj. Pensionistët marrin një pagesë 300 euro. Studentët marrin 200 euro. Për të varfrit që nuk mund të përballojnë më ngrohjen jepen 415 euro.

Po ashtu njerëzit ndihmohen me energji elektrike. Deri në një nivel të caktuar konsumi, energjia elektrike do të paguhet më pak në Gjermani në të ardhmen. Nëse konsumoni më shumë energji elektrike, paguani çmimin e shtrenjtë. Gjermania po shpenzon gjithsej 65 miliardë euro për ndihmë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.