Agron Shabani
– Heroi dhe fenomeni Ramush Haradinaj në objektivin dhe përkufizimin tim:
Komandantin legjendarë të Dukagjinit dhe sh Kryeministrin e Kosvës, z. Ramush Haradnaj, personalisht nuk e kam takuar kurrë në jetë, edhe pse me jetën, veprën dhe personalitetin e tij prej heroi të gjallë të Kosovës dhe shqiptarëve, jam takuar shpesh në forma dhe menyra të ndryshme subjektive, interaktive, shpirtërore, emocionale etj.
Ndërkaq, xhaxhain e Ramush Haradinajt dhe babain e heroit tjetër të gjallë të Haradinajve, Nasim Haradinajt, Profesor Smajl Haradinajn, e kam patur pedagog ose arsimtar të edukatës dhe kulturës fizike në Gramaçel të Deçanit.
Ndonëse, me vëllaun me të madh dhe motrën e Naisim Haradinajt: Naimin dhe Shqipen, me kujtohet se ishim shokë klase ose gjenerate.
Plus ishim nxënës të shkëlqyer dhe shëmbullor në klasën e profesorit dhe magjistri të shkencave, z. Niman Mustafaj-poashtu nga Glloxhani.
Ndërkohë që me familjen lapidare dhe emblematike të Haradinajve të Glloxhani, mbaj mend se dikur ishim edhe miq, edhe komshi ( fqinjë) të mirë me njëri tjetrin. Nejse!
Dorën në zemër e kam paksa të vshtirë për të ngritur dhe krijuar figurën ose personalitetin e heroit të kombit dhe atdheut, siç është Ramush Haradinaj- përmes pasqyrës mediale, gazetareske ose publicistike, si dhe përmes ngjarjeve, zhvillimëve, informacionëve dhe fotografive të ndryshme nga terreni prej largësive ose distancava të ndryshme kohore dhe gjeografike.
Ndonëse, në studimët dhe analizat e emancipuara, elokuente dhe kompetente, termi, nocioni dhe kuptimi i një trimi, tribuni dhe heroi të lartë shtetërorë dhe nacional si Ramush Haradinaj, kanë pësuar ndryshime dhe metamorfoza të shumëta gjuhësore, terminologjike, linguistike, epistemologjike, ontologjike, antropologjike dhe të tjera në shkencën, kulturën dhe epikën shtetërore, nacionale ose popullore të popujve ( kombëve) dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit, gjatë sgekujve 20 ( XX) dhe21 ( XXI).
Megjithatë, është fat i madh që sot kemi para vetës një ‘ galeri të madhe’, apo stoli të gjërë librash dhe veprash të larmishme letrare, kulturore, shkencore ose historike, të radhitura (rreshtuara) para nesh si kalorës ose gardian të pamposhtur dhe tepër besnik në të gjitha portat ose hyrje- daljet e mundshme të dijes, jetës, kohës dhe botës sonë, që na flasin, dëshmojnë, mësojnë dhe udhërrefejnë edhe mbi heronjt e lartë të kohës, shpirtit, identitetit, autenticitetit, dinjitetit, dignitetit, kombit dhe atdheut tonë si Ramush Haradinaj dhe shumë të tjerë.
Aty i kemi edhe instrumentët ose mekanizmat e njohura matëse dhe vlerësuese për madhështinë dhe fuqinë e përgjithshme morale dhe patriotike të një heroi të luftës, strategu ose komandanti legjendar dhe epik si Ramush Haradinaj, hipotezat e posaçme ose personale, hipotezat gjenerale, respektivisht intelektuale, profesiinale, intelegjete, shpirtërore, emocionale dhe të tjera të një lideri ose heroi të luftës, strategu ose komandanti, strategjinë, aftësinë dhe shkathtësinë menaxhuese dhe komanduese- përballë kanosjes, rrezikut ose pasigurive të ndryshme objektive dhe subjektive në luftë dhe kështu me radhë.
Me fjalë tjera: Kur Ramush Haradinaj dhe pjesëtarët tjerë të familjes monumentale dhe emblematike të Haradinajve nga Glloxhani, shkuan nepër frontët e lavdishme të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK- së: Të parët e tyre si Himë Haradinaj, Smajl Haradinaj, Hilmi Haradinaj dhe të tjerë së bashku me pjesëtarët tjerë të familjes dhe farefisit të tyre, ishin zotër ose zeus të luftës së lavdishme për çlirimin e përgjithshëm të kombit dhe atdheut dhe bashkimit shtetërorë dhe nacional të shqiptarëve.
Kështu që Haradinajt e Glloxhanit së bashku me Jasharët e Prekazit, si dhe shumë familje të tjera heroike dhe patriotike në Kosovë: Të ngjajnë në një zbritje të lartë hyjnore ose profetike nga qielli i Zotit në tokën, ose trojet e panënshtruara të shqiponjave dhe Kastriotit.
Se këndejmi, edhe natyra e trojeve shqiptare, siç dihet është e ashpër, tepër e thelë, por e bukur dhe tepër krenare, tunduese, fascinante dhe impresive…
Duke të ngjarë kështu në një ekskurzion ose udhëtim të largët, impresivë dhe tepër interesant me plot e përplot simbole, mesazhe, mozaiqe dhe reliefe të bukura, të cilat i grishin dhe gërvishin në sfond thellësitë dhe shkëlqimët e njohura të shekujve dhe historisë së lavdishme të iliro- shqiptarëve.
Të atyre trojeve të lashta dhe të panënshtruara të shqiponjave dhe Gjergj Kastriotit, mbi të cilat dikur lulëzuan dhe shkëlqyen civilizimi, kultura, tradita dhe historia e moçme iliroshqiptare në thellësitë e pjesës kontinentale ose juglindore të kontinentit plak.
Aty ku qielli dhe nënqielli i sertë shqiptar, shpeshherë e marrin në prehër dhe përqaifim të thellë njëri tjetrin.
Aty ku edhe kulltat dhe alpet e njohura shqiptare, kanë sy e vesh…Duke u marrur kështu armiqve të ndryshëm shekullor e gjakatar, vazhdimisht gjak mbi vetulla.
Atje janë edhe njerëzit dhe lisat e gjatë si të lindurit ose banorët e parë në tokën e nxehtë shqiptare së bashku me cytjet, synimët dhe tendencat e njohura hipokrite, djallëzore ose satanike të armiqve të ndryshëm, për t’ i kapur, ose zënë në kurtha të ndryshme objektive dhe subjektive shpirtin, nderin, idealin, amanetin, dekalogun, testamentin, krenarinë, heroizmin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm dhe të psvdekshëm të qenies shqiptare.
Shqiptarët janë si Feniksi…si flaka e njohur olimpike.
Në instancë të fundit, të gjithë ne sikur kemi ardhur nga burime, gjenealogji, vuajtje, peripeti, travaje, krajata, mundime dhe histori të njëjta ose analoge, por ja që valët, murlanet, furtunat ose stuhitë e ndryshme na kanë vërvitur dhe përplasur nepër brigje, kodra dhe itinerare ose drejtime të ndryshme.
Ndaj, nuk është aspak e rastësishme, apo e çuditshme, nëse grupi, personi ose individi, pa ditur, pa pandehur, reflektuar dhe menduar fare, janë bërë bërë pjesë e turmës së cinikëve dhe injorantëve të ndrydhëm që vazhdimisht kanë etje dhe uri të madhe për të prishur, rrënuar dhe shkatërruar gjithëçka pa krijuar dhe ndërtuar asgjë.
Ashtu sikur stinët e vona të vjeshtës dhe dimrit që marrin gjithëçka të bukur, të dashur dhe të shënjtë me veti.
U mor vesh se sipas ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politologjike: Jo rrallëherë, por shpesh ose vazhdimisht vijnë në pushtet ata që nuk kanë luftuar, nuk kanë rrezikuar, nuk kanë sakrifikuar, nuk kanë pësuar, nuk kanë lexuar, nuk kanë mësuae dhe nuk kanë kuptuar kurrë asgjë. Kllounët, horrat dhe maskarënjët.
Kosova dhe shqiptarët e saj: Ramush Haradinajt dhe familjes së tij, u kanë borxhe dhe obligime të panumërta.
Ramush Haradinajt dy herë radhazi, të “ fuqishmit dhe gjithëpushtetshmit e globit” ia ndërprenë përgjysmë mandantin sovran dhe legjitim të Kryeministrit të Kosovës.
“Në luftë, ose në fushën e nderit, ju mund të vritëni, apo të bini hero vetëm njëherë, ndërsa në atmosfera ose situata të ndryshme konfuze dhe kaotike të pasluftës dhe tranzicionit, ata që dikur e kanë mohuar, shpifur, vjedhur ( plaçkitur), kriminalizuar, demonizuar ose satanizuar luftën tuaj çlirimtare dhe patriotike, gjithëmonë mund t’ u linçojnë, vrasin ose pushkatojnë disa herë, ose shumë herë. “ ( filozofia politike)
Shihet qartë se pushteti aktual në Kosovë dhe pushtetët tjera para tij, kanë frikë, urrejtje dhe xhelozi të madhe nga fama dhe lavdia e njohura çlirimtare, heroike, familjare dhe patriotike e Ramush Haradinajt.
Bile, blloku ( kampi) i madh i “ sunnitëve” të Kosovës, janë gjithëmonë të gatshëm me bërë traktate, narrëveshje ose koalicione të ndryshme qeveritare ose politike edhe me çetnikët serb, apo me boshnjakët dhe turqelinjtë e Kosovës, përveç jo edhe me Ramush Haradinaj, gjgjësisht më “ shiitët” dhe “ maronitër “ ( katolikët) e Dukagjinit. Dhe, kjo me besoni se është tepër ireverzibile, dejadente, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për shtetin dhe popullin e Kosovës, të cilët për shumëçka, apo për gjithëçka i ngjajnë Libanit dhe libanezëve.
Pak histori nga Libani… Në vitin 1883, sulltan AbdylHamiti i Turqisë, për shkaqe dhe motive ende të panjora dhe të pandriçuara deri në fund: E solli dhe emroi Pashko ( Pasho) Vasë Shkodranin në postin e lartë të pashait ose mygezerifit të Libanit, ndërkaq efendi Raisi dhe dhëndërri i tij, Ibrahim Asuad beu, iybin bërë zëvendës ose çatip të Pashko Vasës. Shih ti!
Banorët me të hershëm të Libanit, ndërkaq, thuhët se janë fenikasit, të cilët u vendosën në Liban në periudhën e njohur të Neolitit (3OOO vjet para Krishtit) ku i ngritën ose themeluan edhe qytetët ose vendbanimë e njohura të Biblosit (Byblos), Gublës (Gebal), Sidonit (Sayda), Tirit (Sür) etj. Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë. Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke. Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Pèrsia (Irani), Roma, Bizanti etj. Në shekullin 11 dhe 12, me rastin e luftërave mesjetare të kryqzatave, në Liban ishin ngritur ose themeluar “Mbretëria e Jerusalemit”, “Principata e Antiohisë” (Knjazia e Antiohisë) dhe “Grofovitë” ose “Baronitë”e njohura në Edesë dhe Tripolis.
Ndryshe nga kjo, kriza ose situata kaotike në Bejrut (Liban) sikur mori hov pas dorëheqjes së imponuar të ish kryeministrit suunit, Sad Haririt ( i biri i ish kryeministrit Rafik Hariri i vrarë me atentat klasik në Bejrut me 2OO5), i cili shihej si “prodhim” ose lojtar kryesor i Arabisë Saudite në Liban dhe me gjërë. Kjo për shkak të luftës së humbur të sunnitëve (sunni) në Siri ndaj Bashar el Assadit dhe regjimit të tij alevit (aleui) dhe Irak, të ndihmuar edhe nga Hezbollahu, Irani etj.
Babai i Sad Haririt, Rafik Hariri, gjatë vitëve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, shkoi si djalosh ose emigrant i ri në Arabinë Saudite, i cili falë lidhjeve të tij familjare, miqsore dhe të tjera me “Dinastitë” mbretërore” Saud” dhe “Fahd” në Arabinë Saudite”, në vitët e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u kthye si sheik, sulltan ose mogul i madh tregtar, finansiar dhe ekonomik në Liban, ku o zgjodh edhe kryeministër i Libanit gjatë periudhës kohore 1992-1998 dhe 2OOO-2OO4-2OO5, deri me rastin e vrajes ose atentatit ndaj tij me 2OO5. Në këtë prizëm, Rafik Hariri dhe familja e tij u ngritën në një “Dinasti të Madhe” familjare, politike, finansiare dhe ekonomike në Liban, ku e ngritën ose themeluan edhe organizatën ose levizjen e njohur sunnite “Levizja për ardhmërinë e Libanit” së bashku me projektin e njohur panarabik mbi “Sirinë (Asirinë) e Madhe” në kuader të së cilës ishin paraparë Siria, Libani, Palestina dhe Jordania” e kështu me radhë. Por, Rafik Hariri u vra me atentat dhe nuk ia doli të realizoi ëndërrën e tij. Dyshohet se pas atentatit ndaj Rafik Haririt qëndronin Hezbollahu së bashku me druzët ose shërbimët sekrete të regjimit të Assadëve në Siri, e pse jo edhe intelegjenca izreaelite.
Në kohën e mandatit (pushtetit) të babai të tij (Rafik Haririt) u ngritë dhe afirmua edhe Sad Hariri së bashku me motrën e tij ekskluzive, ekstravagante dhe ekzotike, Bahia, si ministre, politikane dhe deputete e e njohur e parlamentit libanez.
Për me tepër ndërkaq, shumicën e popullsisë libaneze (mbi 84.5 %) e përbëjnë arabët, prej të cilëve 72 % janë libanez, 13 % palestinez, 1O % sirian, 6.8 % armen, 6.1 % kurd etj. Fesë ose religjionit musliman i përkasin 56 % e popllsisë së përgjithshme të Libanit, gjegjësisht, 28 % të grupit shiit (shiia) dhe 28 % të grupit sunnit (sunni), pastaj vijnë maronitët e krishtërë ose katolik që përbejnë diç me tepër se 22 % të popullsisë së Libanit, pravosllav afro 8 %, ortodoks grek-melikitë 4 %, druzë 5 % dhe të tjerë.
Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë. Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke. Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Pèrsia (Irani), Roma, Bizanti etj.
Në vitin 195O, 17 familje të fuqishme kristiane ose katolike dhe 8 familje muslimane e kishin në dorë kapitalin dhe pronën (pasurinë) kryesore të Libanit. Në vitin 1958, me ndikimin ose influencën paraprake të revolucionit të njohur egjiptian (1953-1954) do të shpërthejnë luftërat ose konfliktët e brendshme qytetare, fetare, kulturore dhe politike në Liban, ku presidenti libanez, Chamille Chamon do e thërras SHBA-s për ndihmè ushtarake dhe politike për të mbrojtur dhe shpëtuar Libanin nga bankroti ose kolapsi total. Me ç’rast, falë intervenimit ameeikan, ishte vendosur paqja ose qetësia e përkohëshme në Liban.Abdullah Aref al Jafi (Abdullah Aref al Xhafi), Sami as Suhl, Saib Salam, Rashid Karame, Rafik Hariri, Sad Hariri, Hassan Diabi dhe të tjerë, kanë qenë kryeministra të Libanit. Beshir Xhemail, Amin Xhemail (Gemayel), Sad’ad Hadad, Antonie Lahud, Emille Lahud, Michel Suleiman ,Rene Moavad, Michel Aoun dhe të tjerë, president të Libanit.
Pierre Xhemail ( Pierre Gemayel) -lideri ose themeluesi i Falangës së njohur libanezë së bashku me Kamal dhe Valid Xhumblatin -lider të druzëve, Musa as Sadrin, Nabil Berin dhe të tjerë, gjithashtu kanë lënë gjurmë të thella në historinë e Libanit.
Gjatë luftërave mesjetare të kryqzatave, maronitët e krishtërë u rrjeshtuan në radhët e ushtrive të ndryshme “kryqtare” ose kristianiste dhe mbanin lidhje të vazhdushme me Etërit e Shënjë (Papët) dhe Selinë e Shënjtë (Papatin) në Vatikan dhe Avignion.
Në etapën ose periudhën e luftërave pushtuese ose kolonialiste, Libani së bashku me karakteristikat ose specifikat e tij multifetare, multikulturore, multietnike dhe të tjera (e sidomos për shkak të konfliktve ose antagonizmave të njohura shekullore ose historike në mes muslimanëve arab dhe maronitëve të krishterë ose katolik) do të ndodhët në fokusin e interesimit dhe monitorimit francez. Ndërkaq, në vitin 1861, me anë të “traktatit” ose marrëveshjes së fuqive të njohura europiane ose perëndimore, Libani do shpallej si “krahinë autonome” e ish perandorisë osmane ose otomane turke.
Ndërkohë që në fill të shekullit XX(2O)-në të gjitha shtetët muslimane ose arabike, do të shfaqën ose shpërthejnë levizjet e njohura liridashëse, patriotike dhe nacionaliste kundër zgjedhës ose sundimit turko-otoman. Pa e harruar këtu edhe marrëveshjen sekrete në mes Francës dhe Britanisë së Madhe (lëxo “Traktatin Sykes-Picoto” me 1916) mbi ndarjen e sferës së interesave në Liban ose Lindje të Mesme. Në konferencën e San Remos me 192O, u vendos që Francës t’i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë i cili do përfundoi me 1943, respektivisht me 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës (Lidhjes) Arabe. Në vitin 1948, Libani do marrë pjesë në luftën ose konfliktin e njohur arabo-izraelit. Duke shënuar kështu edhe fillimin e “luftërave dhe pushtimëve të reja” izraelite në Liban.Në vitin 1982, Bèchir Gemayeli (Beshir Xhemaili) i cili asokohe e kishte pushtetin ose ndimimin e tij vetëm 1O % në teritorin e përgjithshëm të Libanit, do të zgjedhët President i Libanit. Ndonëse, edhe me ndihmën e Izraelit. Beshir Xhemaili do të vritëj shumë shpejt me atentat, për t’u zevëndësuar nga i vëllai i tij me i vjetër, Amin Xhemaili.
Ndonëse, pas vrasjes së Beshir Xhemailit, ushtria izraelite do e okupoi dhe bombardoi Bejrutitn Perënndimor (musliman). Gjatë asaj kohe forcat e ndryshme të ushtrisë dhe milicisë (policisë) maronite me ndihmën e forcave çifute ose izraelite, do i vrasin sëpakut 15OO qytetar të komunitetit shiit (shiia) dhe palestinez në Bejrut. Në vitin 1982, Izraeli e kishte pushtuar ose aneksuar ushtarakisht Libanin Jugorë. Po gjatë vitit 1982, kishte ndodhur edhe lufta ose konflikti i përgjakshëm në mes trupave ushtarake të Sirisë dhe Izraelit në vendin e njohur “Sulltan J’akub” etj.
Në këtë vorbullë, nën pushtimin ose okupimin izraelitë, OÇP (PLO) e Palestinës, ishte detyruar të largohej nga Libani .Ndërkohë që nga forcat ushtarake izraelite dhe ato ato libaneze, u vranë me qindra ose mijëra palestinez në Bejrut (Liban)!
Po gjatë asaj periudhe dramatike, shiitët (shiia) e themeluan organizatën e tyre politike me emër “Amall”( në arabisht-Shpresa). Gjatë periudhës së mesipërme do të ketë luftime ose konflikte të përgjakshme në mes palestinezëve dhe falangën dhe milicinë e krishtërë- maronite. Në vitin 1979, izraelitët iu kishin ndihmuar të krishterë maronit në ngritjen ose themelimin e milicisë (policisë) së tyre katolike të krahut ose ekstremit radikal ose djathtistë. Dikur me vonë, lideri i tyre, gjenerali Sa’d Hadad do e shpalli në menyrë personale ose unilaterale shtetin e tij “Libani i lirë” të cilin në vitin 1984, do e zevendëndësoi Antonie Lahoud.
Ndërkohë që akoma ishin aktuale konfliktët e ndryshme në mes grupëve ose klanëve rivale brenda komunitetit të krishtërë ose maronit. Sidomos ato në mes milicisë së Sulejman Franxhisë (Suleiman Franjiyeh) dhe forcave falangiste të Beshir dhe Amin Xhemailit me ndërhyrjen anësore ose sporadike të ish presidentit Chamille Chamoun.
Ndërkaq, antagonizmat, averzionet, disjrepancat, divergjencat ose mosdurimet e njohura personale në mes Hafiz el Assadit Sirisë dhe Sadam Husseinit të Irakut, për shumë vite dhe dekada të tëra kishin patur influenca, referenca dhe interferenca të shumëta eksterne ose eksplikative në Liban, ku Siria i kishte të stacionuar (dislokuar) 3O. OOO ushtar. Gjatë asaj periudhe do të shfaqët edhe “Hezbollahu” radikal ose ekstremist i finansuar nga Irani.
Me fjalë tjera, muslimanët shiitë (shiia) dhe të krishterët maronit, gjithëmonë janë bërë bllok-kundër muslimanëve sunniitë (sunnii) në Liban, ashtu siç bëhen gjithëmonë bashk blloku ( kampi) i madh i “ sunnitëve kosovar”- kundër komabdantit legjendar dhe monumental të Dukagjinit, Ramush Haradinajt, gjegjësisht kundë kampit ( bllokut) me të vogël të “ shiitëve” dhe “ maronitëve”( katolokëve) të Dukagjinit.











