EKIPI MISTERIOZ(FANTAZMË) PËR DRAFTIN E ASOCIACIONIT

0
192
Marrëveshja e Ohrit - Kurti - Vuçiq - BE

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Marrëveshja e Ohrit është në krizë nga Serbia. A po dështon politika e BE/SHBA në Ballkan?!/
/Qeveria Kurti urgjentisht duhet të shfuqizojë ekipin fantazmë serb për hartimin e draftit për AKS/.

Pas 12 vitesh të humbura, të kota te dialogut midis Kosovës dhe Serbisë kohë me parë me 27 shkurt ne Bruksel dhe me 18 mars ne Oher me insistimin e BE/SHBA u arrijtë një mareveshje gojore do thoja me shumë kanunore e bazuar vetem ne premtim pasiqe pala serbe nuk pranonte të nenshkruante asgjë, por vetem me një deklarim se e pranon mareveshjën dhe se do ta zbatojë ate. Më këtë klishe-premtim ranë ne kurth, u pajtuan edhe BE/SHBA duke i zanë ”besë” te pabesit Vuçiq, anipse pala kosovare me Kurtin ne krye insistonte qe marevshja te nenshkruhet te behet ndekkombëtatrisht e ligjshme.
Se rrenat dhe mashtrimet për serbet janë rregullë, janë normë sespe ata nuk e mbejnë fjalën, janë te pa besë, te prejnë ne besë çdo here kur kanë interes dhe se rrena me shekuj te serbet është ligj dhe normë anipse e pa shkruar.

Kjo po ndodhë edhe me marrëveshjen e fundit të Ohërit ku te dyja palet u zotuan se do ta zbatojnë. Por nuk ndodhi kështu. I pabesi Vuçiq e rrexojë, e përdhunoi premtimin e dhanë duke e shkelë ate qe ne fillim e sidomos kur dihej se Vuçiq është një mashtrues i madh dhe se po e luan lojën e djallit bile edhe me nderkombetarët. Se marrëveshja është rrezikuar seriozisht te deshtoi e tregon fakti kur Vuçiq deklaronte hapatas se nuk do ta zbajtoj apo do t’i zbatojë vetem ato pika qe i konvenojnë Serbisë. Ani pse deklaronte se është për një marevshje qe do t’i përmiresojë raportet midis shqipatarve dhe serbeve kjo u tregua me se miri kur u mbajtën zgjedhjet lokale për kater komunat me shumicë serbe ne veri, i cili hapas u beri thirrje qe serbet ti bojkotojnë zgjedhjet atje duke i futë ne perdorim veglat e tij kriminele Veselinoviq, Rakiq, Radojqit që te frigesohën serbet, te shnatozhohën e cila u pa kur u dodjen shumë vetura te serbeve te veriut me regjistrim te Kosovës.

Tandemi Vuçiq-Daçiq si dy pinjoll te kriminelit Millosheviq qe se bashku vran, përdhunuan dhe masakruan shqiptar duke marrë pjes ne skuadat vrastare te Millosheviqit, këto ditë dolën kundër zbatimit te marevshjës duke deklaruar se do ta pengojnë Kosovën ne anëtarësimin e saj ne organizmat ndërkombetar, me theks te posaçm se nuk do te lejojn te anëtaresohet ne OKB. Këta dy kriminel fytyrën e vetë të bishave te karpateve e treguan edhe para dy ditesh kur BE u pranu ne Keshillin e Evropës, jo vetem qe ajo votoi kundër por edhe janë qartë si bishat duke i kritikuar edhe edhe shtetet tjera qe votuan për Kosovën si bie fjla Malin e Zi, Bosnjen, Greqin etj.

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë eshtë ne rrezik serioz, është afër deshtimit total, kryesisht me fajin e Serbisë dhe mashtruesit ordinar Vuçiq. BE/SHBA nuk duhet te lejojn qe Vuçiq ti ngreh për hundesh, sespe kjo do te ishte deshtim i politikes se tyre në Ballkan. Pra, kjo është fytyra e vertetë e te pafytyrve serb Vuçiq-Daçiq se janë te pa besë, te prejnë ne besë sespe besa te këta nuk ka vlerë, sespe rrena dhe mashtrimi kanë me shumë vlerë se sa besa, fjala e dhënë, etj. Nga kjo shihet qartë se Serbia qe ne fillim ia futi thikën pas shpine marveshjës se arrijtur kohë me parë duke e vuar ne rrezik zbatimin e sajë. Nuk e di se edhe sa kohë duhet të kalojë qe BE dhe SHBA të kuptojnë se kush eshtë Serbia e cila për çdo ditë e me tëpër poi a bën me dije se për Serbin me e rendesishme është Rusia se sa perendimi dhe se zor qe do te kethehet kah vlerat perendimore, por i mashtron i rrenë vetem për leverditë financiare te perendimit.

Por, megjithate edhe perkundrejt këtyre turbulencave qe Serbia dhe Viçiq po ia bën BE/SHBA me dredhi, rrena dhe mashtrime, ata ende po i besojnë duke mos menduar fare se Serbia e njehë vetem forcën e shkopit i cili nuk po përdoret.

Por, megjithate tentimi për zbatimin e marevshjes nuk po ndalët edhe pëkundrejt asaj qe Seriba nuk do ta zbatoj kurr.Lidhur me këte sot zedhënsi i BE Petar Stano e ka konfirmuar edhe zyrtarishtë takimin midis midis Kurtit dhe Vuçiqit për 2 maj 2023 ne Bruksel. Sipas Stanos temë e këtij takimi do te jetë implementimi i mareveshjes duke thekusar se temë diskutimi do te jetë miratimi i Deklaratës për te pagjeturit si dhe do te paraqitet për here te parë edhe drafti i statutit për themelimin e AKS i hartuar nga ekipi fantazmë, misterioz i padukshëm i përbërë krejtesishtë (pa asnjë shqiptar) vetem nga serbët, qe ne krye te ketij ekipi është bashkpunëtorja e ngushtë e Vuçiqit.

Po si ndodhi kjo, kur ndodhi, pse ndodhi si është e mundur te ndodhë kjo qe një ekip serb pa asnjë shqiptar të udhehiqet nga vetë ekipi i Vuçiqit?!. A kishte andej pari liderë shqiptar qe nuk reaguan fare kur ndodhi kjo tradheti krahas asaj te AKS te nenshkura me 2013/2015?!. Pse, ky ekip misterioz për këto 10 vite u mbajtë secret?!. Po si është e mundur qe kjo mos të pengohej nga kreret e pushtetit te asja kohe, apo edhe vetë ata janë te përzier në këtë errësirë tradhetie?!. Për te gjitha këto çështje dhe te tjera do mundohëm të zbardhë këtë mister, kërë enigma, te shpartallojë këtë ekip fantazmë qe pëe 10 vite po rinë më shpatë mbi kokat e shqiptarëve.

Për te gjitha këto çështje dhe te tjera do mundohëm të zbardhë këtë mister, kërë enigma, te shpartallojë këtë ekip fantazmë qe pëe 10 vite po rrinë më shpatë mbi kokat e shqiptarëve. Pos çështjes së të pagjeturve te cilet Serbia zor qe do t’i gjejë, dhe nuk don t’i gjejë, sespe i ka zhavrrosë nga Kosova duke i rivorrosur nepër lumejë e liqene në Serbi,por edhe ne varret hapaura apostafat për ta. Jam i bindur se Serbia nuk do te bashkëpunoj lidhur me këtë temë sespe do te dilte se kudo qe do te gropohej nepër serbi do te delte nga një kokë shqiptari,do te sillete Serbin ne telashe me bashkesin ndërkombetare duke e akuzuar ate për gjenocidë dhe manipulim me kufomat e shqipatrve duke i zhavrrosë dhe rivarros qe është krim i dyfishët. Pra, me 2 maj do shihet se sip o lidhën fijet kësaj pune, por mendoj se kjo temë e te gjeturve do te dështojë.

Por ajo së çka është, poashtu interesante si temë ne këtë takim është çeshtja se si do te raportoi ekipi inekzistent, misterioz apo fantazme për AKS, nje ekip qe fakitikisht nuk ekziston por qe do te paraqesë raport me 2 maj 2023 në takimin e Brukselit. Por Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin e Ohrit është ofruar qe qeveria e tij ta shkruaj draftin e Asociacionit por ndermjetesit Borell dhe Lajçak duke theksuar se këtë duhet ta bejë ekipi menagjues si pasojë e mareveshjeve të me hershme ne dialogun e Brukselit para dhjetë viteve. Për çka ne te vertetë eshte fjala kur për këtë ekip nuk kishte dije as qeveria e Kosovës e as kryeministri Kurti.Për te sçaruar këtë enigma, pra po kethehemi 10 vite pas.

Dihet se para 10 viteve ne dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me 2013 është nenshkruar mareveshja për Asociacionin një etnik serb nga kryeministri i atehershëm Hashim Thaçi,kurse marevshja tjeter me me shumë detaje është nenshkruar me 2015 nga kryeministri Isa Musrafa. Marrëveshje këto te cilat Gjykata Kushtetuese i gjeti 23 nene kundër Kushtetutes se Kosovës. Këto dy marevshje qe 10 vite Vuçiq por edhe ndërkombëtaret nuk i heqin nga goja duke theksuar se ato duhet implementuar, anipse ishin antikushtetuese. Por, anipse për këto dy mareveshje u bë fjalë e piskamë e madhe, asnjëherë dhe askush nuk e tha asnjë fjalë se po ateherë qenka formuar edhe ekipi menagjues qe do të shkruaj dhe menagjoi me draftin për AKS, i cili ne përberjën e tij janë vetem serbët pa asnjë shqiptare.

Po si mund të ndoshë kjo, a nuk është kjo një çmenduri politike, një kurth. Po si mund ta shkruaj nje draft të tillë një shtete jetër e jo sheti i Kosovës. Çfarë lojra politike janë luajtur këtu, dhe si u lejuar kjo t’i ndodhë Kosovës kaq hajnisht ne erresirë të plotë. Ku është këtu faji, apo ai është jetim. Jo nuk është jetim sespe krerete e atehershëm te pushtetit si Hashim Thaçi poashtu edhe Isa Mustafa ishin ne dije mbas edhe moren pjesë ne formimin e ketij ekipi parap shpine se Kosovës. Por, pse heshtën për këtë për te gjitha këto vite,a mos është kjo një thikë e dyfishtë pas shpine shtetit te Kosovës.

Pas nenshkrimit te mareveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe midis Kosovës dhe Serbis me 2013/2015 ekzistonte edhe një pajtim për themelimin e ekipit menegjues për hartimin e draftit. Në formimin e draftit ishin ne dijeni dhe ishin te involvuar tri qeverit e Kosoves:

  • Vendimi i parë për themelimin e ekipit menagjues serb është marrë ne qershor të vitit 2013 gjatë qeverisë Thaçi. Në përberjeën e ktij ekipi menagjues ishin të gjithë serb, pa asnjë shqiptar qe duhet te vepronin jashtë qeverisë dhe shtetit te Kosovës por si duket ne koordinim shumë te mire me Serbin dhe Vuçiqin. Në përberejen e par ti ketij ekipi mengjues ishin Igor Klamar, Lubomir Mariq, Dragan Jabllanoviq dhe Dejan Radokoviq.
  • Vendimi i dytë për plotesimin e ekipit menagjues ishte marrë ne qershor te vitit 2016 gjatë qeverisë se kryeministrit Isa Mustafa. Sipas ketij vendimi ekipi menagjues peson dnryshime ne qeverin Mustafa. Hiqen nga ekipi Ljubomir Mariq dhe Dragan Jabllanoviq të cilët zevendesohën me me Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durleviq,
  • Janë bërë ndryshime edhe gjatë qeverisë Avdullah Hoti ne shtator të vitit 2020. Sipas kërij vendimi ndryshon ekipi menagjues hiqen nga ekipi Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durleviq, që zëvendësohën me Jelena Beloviq dhe Daniela Vuiçiq.

Ajo se çfarë vlenë te theksohet ne veçanti se kordinatore dhe udhëheqëse e ekipit menaxhues është Daniela Vuiçiq, e cila nuk është jurist dhe ska lidhje me këtë punë. Por lidhjet e saj janë te fuqishme me presidentin e Serbisë Aleksander Viçiq, është anetare e “lista srpska” me lidhje te forta me Goran Rakiqin,është siç thuhet super fance e Milan Radojçiq, por kjo kordinatore e cila i takon parties se Vuçiqit SNS është edhe deputete në Parlamentin e Serbisë.etj.

Siç po shihet ky është ai ekipi menaxhues misterioz, fantazme për të cilin nuk u degjuar asgjë për ta, vepruan ne fsheftesi te madhe prapa skenave por ne prani te tri qeverive të Kosovës te Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit. Është shqetesuese për shtetin e Kosovës se si këta tre kryeministra ishin ne dijeni për formimin e ekipit menagjues dhe veprimin e tij tersishtë pas shpine të Kosovës ne koordinim te plotë me Serbinë dhe Vuçiqin. Si është e mundur qe këta tre kryeministra serbvil te Serbnisë te lejojn një gje te tillë te formohet ekipi menagjues prapa shpine se shqiptarve pa asnjë shqiptar brenda. Pse kjo katrahur e këtyre sahanlepirsve serb u mbajtë jashtë opinionit gadi për 10 vite dhe se si është e mundur qe ky ekip pro-serbo-çetnik te shkruaj draftin për AKS kur ata nuk e njohin as Kushtetutën e as shteitin e Kosovës.

Për te gjitha këto fajin e kan këta tre kryeministra te cilet duhet ligjerishte prë pergjigjën para popullit dhe drejtesisë.

Dhe aq me keq se është e mundur qe ky ekip menagjues të lejohet qe me 2 majë te raportoi për draftin e statutit për AKS. Kjo është e pa mundur, nuk është e lejueshme. Më 2 majë nje draft i tillë nuk duhet fare të lejohet te paraqitet ne tryezë te bisedimeve sespe është një draft inekzisten, i papranushëm për qeverin e Kosovës dhe si i till me 2 maj kraeministri Kurti nuk duhet lejoj bise të bnisedohet për këtë draftë p or as te lejohet te jetë ne rend dite.

Është urgjente qe qeveria e Kosovës te shfuqizoi këtë ekip pro serb pa asnjë shqiptar,ta hudhë poshtë dhe te merrë pergjegjesinë të hartoj draft-statusin për AKS sipas ligjeve dhe Kushtetues se Kosovsë (4/29/23).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.