Dobrica Qosiqi ideologu i Serbisë të Madhe

0
226
Dobrica Qosiq

Skënder Mulliqi Skënder MULLIQI

Njeri ndër protagonistet kryesor të shpërbërjës më luftë të ish-Jugosllavisë, ishte Dobrica Qosiqi, kryetari i fundit i Federatës Jugosllave. Ndoshta më pak ishte shkrimtar, së sa që ishte ideologu i nacionalizmit serbomadh. Ishte nismëtari i Memorandumit famkeq të SANU, ku shfaqen pretendimet fashiste të Serbisë për luftë ndaj popujve jo sllavë. Ai në botimet e tij përdorë gjuhën ofenduese për myslimanet, maqedonasit dhe shqiptarët, duke i identifikuar në popujë primitiv.

Qosiq Serbinë e paraqet shtet që ju kan bërë të padrejta historike, si shtet të vetmuar, të izoluar, të pa miqë, i cili është i rrethuar nga popujtë e pavlefshem dhe plangprishës. Natyrishtë së nuk ish marrë askush më fashistin si Dobrica Qosiqi, po mos të kishim të njejtin projekt serbomadh edhe në tavolinën e Vuqiqit. Të drejtat e shtetit serb Qosiq i shikonte përmës realizmit të idesë për formimin e Serbisë të Madhe, ku do të përfshiheshin pjesët më serb të Kroacisë, BH, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Kosovës. Ai formimin e Jugosllavisë e kishte kualifikuar gabim të madh i cili duhet të përmisohet më kohën që vjen. Idetë e tilla u tentuan të realizohen edhe praktikisht, ku erdhe deri të lufta në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar më Millosheviqin në krye.

Të gjitha këto ide po e dominojnë shoqërinë e sotme serbe, të cilave po ju prinë Aleksander Vuqiqi. Më këtë dogmë dhe logjikë fashiste po edukohen edhe gjeneratat e reja në Serbi. Qosiqi është ai që ka ngulitur në kokat e shumicës të serbëve idenë e botë serbe. Këto ide retrograde dhe të rrezikshme pas dështimit më luftë nga Millosheviqi, po tenton t’i zbatojë më luftë të re edhe Vuqiqi më Putinin. Nese në Mal të Zi dhe BH po tenton shkëputjen përmes Millatoviqit e Mandiqit, në BH, e ka Millorad Dodikun e Republika Serpska. Ne Kosovë Vuqiqi më klikën e kriminelëve të luftës ka zgjedhur metodën brutale për ndarje të Kosovës më luftë.

Një tentim të dështuar e kishte bërë më rastin terrorist në Banjskë. Kërcënimi i fundit na erdhë nga një gjeneral i ushtrisë serbe, më duket së u quajt Stojkoviq, i cili tha së flamuri serb do të valojë në gjithë Kosovë e Metohinë, siq e quajnë shovinistet serb Republiken e pavarur dhe sovrane. Nuk do t’i dalin hesapet këtij dhe Vuçiqit në rast të një lufte të re. Shumë më parë do të ngrisin shqiptarët flamurin kuq e zi në Nish, Toplicë e më tutje, ku shqiptarët i kishin trojet e veta etnike. Serbia e cila shumë është qu peshë, ka gjasë të mbetet më Pashallëkun e Beogradit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.