Aleksandër Vuqiq: Një mendje dhe trup i ndarë në tri pjesë!

0
524
Aleksander Vuçiq

Nga Xhafer LECI

Kryetari i Serbisë A. Vuqiq, me bythë në Beograd, mendje në Moskë dhe bark në Bruksel!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq: “Neve nuk mund të mbijetojmë pa BE-në

Vështirë se ndonjë vend tjetër në Evropë u orientua kaq afër me Kinën…

https://www.handelsblatt.com/politik/international/interview-serbiens-praesident-aleksandar-vucic-wir-koennen-ohne-die-eu-nicht-ueberleben-/27439336.html

Populli serb gjithmonë ka qenë i ndarë në mendimet e tyre, lindje dhe perëndim, këtë e dinë edhe amerikanët, por më mirë e dinë Europa Perëndimore.

Me Rusinë ushtarakisht, perëndimin ekonomikisht, por serbët harrojnë se janë pjesë e Evropës.

Serbia rrejshëm është thirrur, në mbrojtje të Jugosllavisë titoiste. Në fakt, ka punuar-luftuar për bërjen e Serbisë së Madhe. Por, nuk ia arriti, falë luftës në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku ndërhyrja bombarduese, e fuqisë më të madhe ushtarake botërore, NATO, ishte vendimtare, për dështimin e turpshëm, për realizimin e planit ogurëzi – bërjen e Serbisë së Madhe!

Edhe ketë e di Perëndimi. Por, për ne, shqiptarët, me fillimin e invazionit rus, për pushtimin e Ukrainës, është shqetësim i bazuar, të një provokimi të mundshëm ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës. Kahja e Serbisë nuk ndryshoi, edhe pse bëri një distancim të butë ndaj Rusisë, lidhur me sulmin mbi Ukrainën sovrane. Ajo nuk iu bashkua Evropës, për vënien e sanksioneve kundër Rusisë. Irritimi i Perëndimit dhe Amerikës për këtë ishte i dukshëm.

Megjithatë, Evropa nuk po e merr vendimin e duhur, për ta pranuar Kosovën në organizatat saj, në BE dhe NATO, me një proces të përshpëjtuar, pikërisht, tani, në rrethanat e krijuara.

Serbia ishte shumë më e favorizuar, për pranimin e saj në BE dhe NATO se sa Kosova.
Tani është koha që Kosova të veprojë politikisht, me diplomaci e mençuri në të gjitha fushat, sepse po sa të ndalet lufta, Serbia është e njohur për notimin e saj nepër ujëra të tubëllta, përsëri do e favorizojnë Serbinë dhe Kosova do mbetet mbrapa.

Serbia është e njohur për masakrat që ka bërë, në të gjitha luftërat, ndaj njerëzve të pa armatosur, në veçanti, nuk ka kursyer fëmijët, pleq e plaka, ka dhunuar me dhjetra mijëra gra e vajza. Për krejt këto duhet njoftuar, alarmuar me raporte e shënime të vërtetuara, me dëshmi të pamohueshme, krejt botën demokratike-perëmdimore.

Serbët, si edhe rusët, njihen për eliminimin brutal fizik të kundërshtarëve të tyre politik…!

“Kjo është lista e pushtetarëve, liderëve dhe udhëheqësve serb, cilët janë vrarë, larguar apo abdikuar:

– Princi Caslav Klonimirovic – i vrarë
– Prefekti i Madh Stefan Nemanja – abdikoi
– Mbreti Stefan Prvovencani, abdikoi
– Mbreti Radosllav – u rrëzua
– Mbreti Vladislav – u rrëzua
– Mbreti Uroš I – i rrëzuar
– Mbreti Dragutin – i rrëzuar
– Mbreti Stefan i Deçanit – u rrëzua dhe u vra
– Car Dushani – vdiq papritur, disa thonë të helmuar nga ushqimi
– Car Uroš Nejaki – i vrarë sipas legjendës
– Mbreti Vukashin Mrnjavçeviq, i vrarë
– Mbreti Marko Mrnjavçeviq, i vrarë “Princi Lazarus ka vdekur.”
– Despot Llazar Brankoviq, i vrarë
– Jovan Nenad – i vrarë
– Karagjorgj – i vrarë
– Princ Milos – i dëbuar
– Princi Aleksandar Karagjorgjeviq – i dëbuar
– Princ Mihailo Obrenoviq – i vrarë
– Mbreti Milan Obrenoviq – i dëbuar
– Mbreti Aleksandar Obrenoviq – i vrarë
– Mbreti Pjetër I Karagjorgjeviq – abdikoi
– Mbreti Aleksandër I Karagjorgjeviq – i vrarë
– Mbreti Pjetër II Karagjorgjeviq – i dëbuar
– Gjeneral Milan Nedic – i vrarë
– Kryeministri Zoran Gjingjiq – i vrarë
– Presidenti Sllobodan Millosheviq – i rrëzuar, vdiq i burgosur në Hagë
– Vojisllav Koshtunica – abdikoi
– Boris Tadiq – dha dorëheqjen / shkarkuar

(Nga Esad Rahić, prof. Sanxhak-Novi Pazar)”
https://www.facebook.com/BosnjaciJablanica/posts/ovo-je-spisak-svih-srpskih-vladara-i-lidera-koji-su-ubijeni-svrgnuti-ili-su-abdi/5091057100922907/

Wendlingen, 08.03.2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.