Vështrim
— Pas takimit në Kinë, kancelari gjerman bëri të ditur se Evropa nuk do të pranojë një marrëvëshje paqeje për Ukrainën që do të negocohej pa pjesmmarrjën e Kievit dhe të vendeve evropiane.. Mertz që vlen të veqohet nga deklarimi I tij tha së “negociatet mund të kenë sukses vetëm nese Ukraina dhe Evropa marrin pjesë së bashku në proces. Ky deklarim i tij konsiderohet si një kundëvenje e ashpër e gjithë asaj që ndodhi nga ai takim. Merz tha se një format i ngjashem me atë të Jaltës nuk do të sjelllë paqe, duke kujtuar kështu konferencën e mbajtuar në vitin 1945…
Skënder MULLIQI
Shumë kush hapi dilemen se çka ndodhi dhe çka u vendos ne takimin e treshes botërore në Kinë, si nikoqire e takimit. U takuan kokë më kokë Trump, Xi dhe Putin. Sipas disave ndodhi Jalta 2, si konfiguracion i ri ndarjeve të interesave botërore pa i pyetuar shtetet e Evropës. Takimi përfundojë dhe sigurisht së do të kemi lajme më të detajuara së çka u folë dhe se çka mund të jetë vendosur në Shenzhen. Kemi një deklaratë pozitive të presidentit të Kinës, Xi Jinping së “duhet të mbrëtëroj angazhimi për paqën në botë”. Presidenti amerikan, Donald Trump është i mendimit së presidenti rus, Vladimir Putin e ka seriozisht çështjen e negaociatave të paqes, ndërsa financimi nga ana e shteteve evropiane të ushtrisë ukrainase shkaktoi paknaqësinë e tij të hapur.Kjo u shikua nga qarqet politike të Evropës si një tiradë e ashpër kunder vazhdimit të ndihmës ushtarake për Kievin.
Trump u tha evropianëve nga avioni të ndalonin ndarjen e miliardave për Ukrainën? Ajo që shkaktoj qudi të zyrtarëve të lartë të Evropës, ishte deklarimi i Trump se Putini është një udhëheqës që i qaset seriozisht negociatave për ti dhënë fund luftës. Ishte deri me tash si e pazakonti që një burrshtetas të ndez telefonin nga avioni më zë të lartë që ta ndëgjinon fjalimin e tij, përfaqësuesit e 40 vendeve që u mblodhën në Berlin në kuader të ashuquajturit, Koalicion i të Gatshmëve. Me këtë rast gjermani Mertz dërgoi një mesazh të qartë Uashingtonit. Midis pjesmarrësve ishin presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Amerika në takimin e Berlinit kishte dërguar Steve Witkoff dhe dhëndrrin e Trumpit, Jared Kushner. Pas takimit në Kinë, kancelari gjerman bëri të ditur se Evropa nuk do të pranojë një marrëvëshje paqeje për Ukrainën që do të negociohej pa pjesmmarrjën e Kievit dhe të vendeve evropiane…
Mertz që vlen të veqohet nga deklarimi i tij tha së “negociatet mund të kenë sukses vetëm nese Ukraina dhe Evropa marrin pjesë së bashku në process. Ky deklarim i tij konsiderohet si një kundëvenje e ashpër e gjithë asaj që ndodhi nga takimi në Kinë. Merz tha se një format i ngjashem me atë të Jaltës nuk do të sjelllë paqe, duke kujtuar kështu konferencën e mbajtuar në vitin 1945. Deklarata e tij vjen në një kohë kur liderët evropianë kanë frikë se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të arrijnë një marrëveshje për Ukrainën pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të aleatëve evropianë.
Ai bëri të ditur së Evropa dëshiron të marrë pjesë active në çdo process paqeje. Shihet qartë së udheheqësit e Evropës kan frikë nga një Jaltë e re pas takimit midis, Trump, Putin dhe Xi, ku tre fuqitë e mëdha diskutionin të ardhmen e marrdhënjve ndërkombëtare, pa pjesmarrjen e shteteve evropiane që është edhe një shqetësim. Deklarimet e presidentit amerikan nënkuptojnë për mundësinë që Uashingtoni t’i bëjë lëshime Moskës në lidhje me Ukrainën, duke u lëgjitimuar pushtimi i territoreve, që e bëri të qartë këtë edhe Putin. Udhëheqësit e takimit në Berlin derguan një mësazh të qartë se vendet evropiane nuk do të pranojnë një ndarje të zonave të interesit dhe as nuk pranojnë që e ardhmja e sigurisë të kontinentit të vjeter të vendoset pa to.


