
Arben Çokaj
Shtetformimi te shqiptarët është hajnia. Ua ka lënë turku amanet, e këta si neurotikë që janë, nuk ia bëjnë dysh amanetin e turkut, por e ndjekin atë si fenë islame me zell e përpikmëri.
Poeti Arben Duka ka disa vargje emblematike:
Jam një burrë i ndershëm,
por jam kot së koti,
këtu po të vjedhësh,
quhesh burrë i zoti!
Nëse për serbët, gënjeshtra është bazë e politikës së tyre dhe e ekzistencës, për shqiptarët është vjedhja e shtetit dhe e pasurive publike, hajnia!
Miku im i mirë Sokol Pepushaj (gazetar), kur iranianët hakeruan AKSHI-n, takohet rastësisht me ish-deputetin socialist Paulin Sterkaj dhe i thotë: “pse nuk e bëni Benin shef të AKSHI-it, se nuk i kishin hackeruar iranianët sistemet tona kompjuterike publike”. Flm. Sokol për këtë vlerësim, se në hall ashtu mendon njeriu, si të ruhemi nga hajnat, duke vendosur në poste të rëndësishme njerëz që kanë ndërmend të bëjnë punë, e jo të vjedhin paratë publike! Se ka ende ndonjë mohakan të fundit, si puna ime, që nuk vjedhë në këtë vend.
Por njerëz si unë në këtë vend, që duan të punojnë për vendin e të mos vjedhin, nuk i duhen gjë kujt, janë të panevojshëm, se janë të papërdorshëm. Rama e politika duan njerëz të kompromentueshëmn e hajna, që t’i përdorin e të pasurohen përmes tyre! Kanë bërë miliona e miliarda Euro pasuri gjatë kësaj qeverisjeje, ku hajni më i madjh është padyshim Rama!
Nuk e di se si reagoi Paulini, por e marr me mend si shkojnë këto punë, sidomos sot kur shoh se edhe vëllai i ministrit tonë të jashtëm Ferit Hoxha, Gëzim Goxha, paska qenë i punësuar aty, pra, futen të gjithë me mik në punë, dhe ai tashmë akuzohet se qenka pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që kanë përvetësuar miliona Euro nga fondet tona publike! AKSHI paska qenë një ndër strukturat më të fuqishme të hajnisë në këtë vend!
Me këtë rast, duke përshëndetur mikun tim disi naiv, më kujtohet ajo poezia, që u këndua gjatë luftës Nacional-Çlirimtare:
Mora pushkën dola malit
Të luftoja për atdhe,
Ku e dija unë i gjori,
Se armiku ish ndër ne!
Në shtetin shqiptar sot janë të gjithë hajna! Fatkeqësi e madhe për këtë vend, ndërgjegjësim e dije shumë e ulët. Mjerë ky popull që pret zgjidhje prej tyre! Asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar, nuk është vjedhë shteti kaq shumë sa në kohën e Ramës! Turp për të gjithë ata, që ende e mbështesin atë! 😎
DISA TË DHËNA PËR KORRUPSIONIN NË AKSHI
Kur sheh se çfarë bëhet këtu, mendon, ku ke shans ti të merresh me këta?!
Kryeministri Rama krekosej me AKSHI-n, si një zhvillim i madh në teknologjinë e informacionit në Shqipëri, por shumë shpejt doli se kemi të bëjmë me një prototip tipik të korrupsionit galopant të kësaj qeverie!
Diella, ministrja AI, simbol i zhvillimit në këtë qeveri. AKSHI – e-Albania, një institucion i krijuar në vitin 2017, për të treguar avancimin teknologjik në këtë vend, dështoi si çdo gjë tjetër në politikat e aplikuara nga Kryeministri Rama – dhe u kthye si simbol i korrupsionit galopant të kësaj qeverie – tani nën akuza nga SPAK.

Prezantohet asistenti virtual i e-Albania, drejtuese e AKSHi-t, Mirlinda Karçanaj – Rama tha se ajo jetonte me qera, doli se kishte blerë 3 apartamente luksoze në Tiranë me vlerë qindra mijëra Euro, dhe padyshim edhe pasuri e prona të tjera që janë nën hetim.

Dosja ‘AKSHI’/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro! 30 pasuri vetëm të Ergys Agasit, mes tyre një pjesë e ‘Equos Resort’! 11 asete të Ermal Beqirajt – Shqiptarja.com
Gëzim Hoxha – vëllai i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, nën hetim në dosjen e AKSHI – Maska.al











