ANONIMJA

0
338
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Nuk ma ka marrë mendja, se; Kërçova, është qytet i vdekur historik?! Kaçakët e Zajazit: Kalosh Dani, Sadin Selmani, dhe Seferi mustaqe verdhë në betejën e Kërçovës, që sipas këngëtarit popullor  shokëve të luftës ua ka dërguar një letër për ndihmë:

... O Sefer, mustaqe verdhë
Shkruana një letër
Ta çojmë në shehër:
Të na dërgonë xhephane
Të na dërgojnë fishekë
Se, komitat do t’i vrasim vetë…

Kaçakët e Zajazit, që sot flejnë mes varreve. Edhe, një ditë do të zgjohen nga gjumi. Nuk e kam pasur mendjen të merrem me “Anonimen” provokative policore, pas tri përgjimeve publike me shkrime të publikuara në Facebook, dhe portale elektronike për thirrje: debat arsimor dhe kulturor publik në mjetet e informacionit pa emër e mbiemër. Këmbekrye Anonime. Ringjalljes të partizanëve vdekur kulturor partiak të “vëllazërim-bashkimit”, duke i përmendur me emër e mbiemër. Dhe, thirrjes fundit për ndihmë.

Kësaj radhe, përsëri me emër e mbiemër: “Ka disa ditë që “Anonimja” ka kaluar në pronësi të produksionit për film, teatër dhe botim TAKAT (?!), me menaxher me emër e mbiemër. Së shpejti, ky produksion do të startojë edhe me Portalin “ANONIMJA”, si dhe me Gazetën elektronike për art, letërsi dhe kulturë që do të mbajë po të njëjtin titull, me kryeredaktor shkrimtarin dhe publicistin shqiptar nga Shkupi, deri Dje anonim. Tri pikëpyetje dhe tri pikëçuditse???!!! E kuptoj fjalën “Anonimja”, por nuk e kuptoj fjalën “takat” në Fjalorin e gjuhës të sotme shqipe?!

Vonë, shumë vonë… “Anonimes” i doli gjumi. Unë, nuk i besoj si “shpëtimtare” e shqiptarëve. E kam thënë edhe arsyen e mosbesimit në shkrimet e mia publicistike dhe libra. I jam përgjigjur në mjetet e informacioneve publike me tri shkrimet e mia publistike: ”Grerëza”, “Dregëza”, dhe më në fund me “Anonimja” si shenjë paraljmërimi.

Përsëri. Po, i përgjigjem me këtë shkrim publicistik “Anonimes”, pas shkrimit të fundit publicistik: “Anonimja” doli hamllave. Shkrime publicistike, në të cilat edhe i thashë publikisht me emër e mbiemër: Unë, jam Kalosh Ҫeliku, pasi kërkon debat publik, dilë edhe ti me emër e mbiemër! Po, kush je ti, që në mjetet e informacionit ende fshihesh në dimi të grave, dhe nuk ke guxim të dalësh përmejdani, ballë për ballë si shqiptarët?! Dorën në zemër, Anonimja ditët e fundit doli edhe me emër e mbiemër për ndihmë, pronë personale. Përmua, si shkrimtar e dyshimtë?! Vonë. Shumë, vonë. Nuk e di, kush “Anonimes” do t’i shkojë përmbrapa?!

“Anonimja” vazhdoi, me manipulimin e lexuesit shqiptar me shkrime policore mbarëprapë provokative. Edhe, atë: me zjarr “patriotik”, tym e flakë duke nxjerrë nga goja e bytha ndaj arsimit dhe kulturës shqiptare, se: shqiptarët deri më sot nuk kanë bërë asgjë, kur sot si popull shqiptar na digjet zjarr mbi krye.

Fatkeqsisht, ende anonime(?!) Është dalldisur, mu si dje hamllave me pasoja klinike të partive politike “vëllazërim – bashkimit”, me siguri me poste politike dhe vende pune. Edhe Sot, me një torbë taxhi përqafe në grazhdin e qeverisë, kërkon përsëri shpëtim nga partitë politike. Lexuesit shqiptar me një thirrje publike.

Përçudi, “Anonimes” vonë i doli gjumi. Pak para Agimit. Ende pa lindë Dielli. Ndoshta, edhe me një asht në gojë. Përndryshe, herët “Anonimja” do të dilte me emër dhe mbiemër përmejdani. Përsëri, për ndihmë doli në sipërfaqe mbi ujë të hurdhës me “Anonimja’’. Herë, pas here edhe si “Anonimja art”. Pak më ndryshe,  pa e ditur atë thënjen e urtë të popullit shqiptar: ”Se, i mbyturi, delë vetëm tri herë mbi ujë të Hurdhës”. Herën e tretë, atij nuk duhet ndihmuar për shpëtim, por duhet shty me të dyja duart mbi kokë, që të mbytet në hurdhë. Nuk kemi  marrë pakgjë mësim nga ajo thënje popullore. Lufta, ende vazhdon me Penë.

Edhe, në shkrimin e vazhdimit “Anonimja” i doli zot Ismail Kadares: përmend “urrejtejen” pa dashurinë “ATDHETARE”, duke e përfunduar shkrimin e sajë provokues me një pikëçuditëse, dhe pikëpyetje. Pavetëdije, se në fund të titujve nuk ka shenja piksimi. Aqmëpak, që Sot “Anonimja” mund t’i dalë zot Ismail Kadaresë. Mendimi, im: “Anonimja” është rrokur pas herdheve të dashit. Mos e them publikisht pas herdheve të Isamil Kadaresë.  Dhelpra, që u ka shkuar përmbrapa, mos pas kërcimit të gardhit do t’i bien udhës në livadh.

Dhe, në fund, thotë: “Si shoqëri shqiptare duhet të brengosemi se është pak e pritshme që në vitet e ardhshme të lind një Kadare i dytë që do ta lartësojë letërsinë shqiptare përtej majës ku qëndron plot krenari vepra e pasur e shkrimtarit shqiptar. E themi këtë, sepse, tash për tash, në horizont nuk shohim ndonjë personalitet që premton vepra të përmasave të Ismail Kadaresë”.

Katrasofale. Shqiptarët, kanë pasur kandidatë për Ҫmimin Nobel edhe para Isamil Kadares. Mos e përmend Fishtën me “Lahutën e Malësisë”. Ernest Koliqin, Frederik Rreshpjen, Xhevahir Spahiun, Dritëro Agollin, Bardhyl Londe në Shqipëri… E, më vonë, që nuk janë propozuar nga Shteti Shqiptar, as nga ndonjë insitucion shiptar, në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, e Maqedoninë e Veriut, dhe diasporë: Lasgush Poradecin, Teki Dërvishin, Anton Pashkun, Musa Ramadnin, Gani Xhafollin në Kosovë. Martin Camajn në Diasporë. Edhe, shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë, që Sot: ende nuk janë gjallë, dhe prehen mes varreve.

Zëri kryengritës, ende u dëgjohet nga varri për Liri. Padyshim, Sot: në Ballkan edhe mund ta rrëmbejnë Ҫmimin Nobel shkrimtarët shqiptarë. Ismail Kadare, nuk ka nevojë për Ҫmimin Nobel, as për famë botërore. I ka marrë përsëgjalli. Përderisa, pas vetes e ka pasur dhe e ka Shtetin Shiqiptar. I vetmi shkrimtar shqiptar është, që ka famë, dhe honorare marramendëse përsëgjalli. Shumica e shkrimtarëve shqiptarë dhe botëror kanë vdekur edhe për bukën e gojës. Nuk ka pasur kush t’i shti as në varre edhe pa Ҫmimin Nobel.

I kanë varrosur, hudhur në përrua pa njerzë të familjes, mos i përmend emërat. E, pas vdekjes e kanë pushtuar botën. Shembull: Uaolt Ujtman, pas njëqind viteve me  librin me poezi “Fije e bari”. Omer Khajami me “Rubairat”, Balzaku, Sartri, që e refuzoi Ҫmimin Nobel etj. Sartri e kishte popullin e tij pas vetes, që ia pagoi dyfishin e Ҫmimit Nobel. Prandaj, e ktheu mbrapa. Po, Sot: shkrimtarët shqiptar, a e kanë popullin shqiptar me vete, ta refuzojnë Ҫmimin Nobel?!

Asmëpak, ndihmë për “Anonimen”. Shkrimtarin, e shpëtojnë veprat artistike. I vetmi shkrimtar shqiptar, që ka famë dhe doli nëpër botë me veprat e tia artistike, është Ismail Kadare, falë Shtetit Shqiptar. Edhe sot, jeton me honorare të Shtetit Shqiptar. Rrezik për një shkrimtar që fiton famë përsëgjalli për Ditën e Nesërme. Shkrimtarët tjerë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, dhë nëpër botë, mos i përmend këtu me emra dhe mbiemra, ndoshta padyshim moti do ta kishin marrë Ҫmimin Nobel, po të mos ishte Ismail Kadare në konkurencë disavjeçare për Ҫmimin Nobel…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.