Gjak ariane
Nga Engjellushe Sheme Koltraka (Trojvogjli)
Në zemër ke gjak ariane
O Hyjnorja Kancelare
O madhështorja
I ngjanë majë malit
Në Himalaje…
E ndoqa fjalën tënde
Të gjithë Botën trande…
The të vërtetën e madhe
Është e lashtë sa vetë Toka
Origjina e shqiptarëve…
Nga fjalët e tua
Zemra më gufoi mua
Ti fole asaj ane
Unë dëgjova kësaj ane
Angjela Merkel
Ti motra ime e madhe.
Ti Gjermane,
Gjak ariane…
Unë shqiptare,
Po gjak ariane.
Ndaj mua, motrës së vogël
I dole për krah
Ti,
Motra e madhe,
Ti dëshmitare e kohës
Të ligësisë,
Kur më dysh u nda
Zemra e Gjermanisë…
Kur më parë
Në pesë llokma
Ishte ndarë
Zemra e shqiptarisë…
E lotët nuk janë tharë
E nënat shqiptare
Mbajnë në kokë
Shaminë e zezë
Të zisë…
***
Ti je luftëtare,
Je qëndrestare
Kur me guxim,
Me heroizëm
Prishët Murin e Berlinit
Kombi gjerman
Iu gëzua bashkimit.
Faqeve rrodhën lotët e gëzimit
Njëri-tjetrit i dhatë forcë
Me mallin e përqafimit.
***
Si një rrezatim diellor
Në atë ditë të madhe
Na e ndezët shpresën në krahëror
Edhe ne shqiptarëve.
E sot me fjalën tënde
Me fort këtë besim na e ngjalle.
O fjalë arta
Që largon lëngata
O sy plot vetetima
Që maten me miliona trima.
O ballëndritura
E kuvendeve të burrërisë
O flakadan shprese
O bijë e Gjermanisë.
***
O gjaku arian
Gjerman
Që anën e të drejtës mban
Të përshëndes nga Trojvogjli
Ku është vendlindja
E Gjergj Kastriotit…
Zoti të dhëntë begati
Mot pas moti!
Ti je frymëzim për ne gratë
O jetë e bekuar prej Zotit!
Për jetë të jetëve
Ti je Motra ime e Madhe
Gjermane
Me gjak ariane.
E unë jam motra jote e vogël
Shqiptare, dibrane, kolonjare
Me gjak ariane…
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar