PROTESTË KUNDËR ASOCIACIONIT

1
140
Car Llazari në Mitrovicë

Nga: Binak MAXHARRAJ

/Të këtë protesta gjithëpopullore kundër Asociacionit një etnik, në mbrojtje të sovranitetit të vendit, i cili është në rrezik/.

/Mos pritni që në protesta të shihni opozitën sepse Asociacioni është pjellë e vetë opozitës, e cila nuk po e kundërshton/

/Amerika nuk duhet të përserisë edhe një herë në Kosovë gabimin qe e bëri në Bosnje me 1995, duke e ndarë ate në baza etnike, që rezultoi me “Srpska Republika”.

Dikur populli i Kosovës në kohën e Ibrahim Rugovës benin protesta masovike te fuqishme kundër regjimit fashisto-qetnik te Millosheviqit. Sot kur shteti i Kosovës është ne rrezikë dhe kanoset po nga te njejtit qetnik sepse po ka pretendime teritoriale ndaj Kosovës permës formimit të Asociacionit një etnik serb.

Siç thotë populli ”askush nuk ta bënë me zi se sa vetëvehtja”. Asociacioni është pjellë e liderve tanë të opozites te shantazhuar e te korruptuar te cilet pa kurrfarë zori e nenshkruan me 2013/2015 dhe ia lane si kopil qeverisë Kurti II. Serbia qe sa kohë po insiston qe kjo marevshje te realizohet, bile po bënë edhe trysni te ndërkombëtarët qe kjo te arrihet. Dhe quditerishtë ndëerkombetaret BE/SHBA janë rreshtuar përkrah Serbisë dhe Vuqiqit duke bërë presion te pa parë ndaj Kosovës për realizimin e kësaj fantazme një etnike.

Duke e parë rrezikun qe po i kanoset Kosovës me këtë Asociacion qeveria e Kosovës është e vendosur qe kjo të mos ndodhë, sepse Asociacioni është një kancer, është një bombë me sahat e cila do te plasë shumë shpejtë nese themelohet dhe votohet. Asociacioni është një ”Srpsa Republika” ne zemrën e Kosoves. Krijimi i kësaj krijese amorfe duhet te ndalet, nuk guxon te ndodhë sespe është ne pyetje shteti dhe sovraniteti i tij. Për këtë është e angazhuar qeveria e Kosovës qe kjo të mosë ndodhë.

Ka mbetë e vetme ne mbrojtje te shtetit sespe opozita e sotit e cila vetë e solli mareveshjën për Asociacionin një etnik serb sikur po heshtë, sikur nuk është e interesuar të krijoj një front te përbashkët kundër kesaj belaje që po i kanostet shtetit. Ajo me shumë po indihmonë Vuqoqit me sjelljet e saja ne luftë për pushtet e ji për shtet se sa qeverisë duke e lënë fajtore Albin Kurtin se gjoja po done me na prishë me ndërkombëtarët dhe me Amerikën nse nuk lrijohet Asociacioni. Për këtë jo vetem që nuk angzhohet fare por ajo po sorollatet nepër Evropë dhe Amerikë duke përhapë kritika te rrejshme kundër qeveris dhe Kurtit dhe duke e cilesuar si antiamrikanë.

Eshtë edhe me e tmërshme kur inistimi për formimin e Asisciacionit po bëhet me pelqimin, presionin dhe çmendurin dhe arrigancën e emisarve amerikan siç është Gabriel Eskobar dhe me ambasadorin Hill ne Serbi te cilër me arrogance e tyre po i dalin zot Serbisl dhe Vuçiqit duke e kërcnuar Kosovën se Asociacioni duhet te formohet “me ose pa Kurtin”. Kjo sjellje tij nuk ka te bëjë aspak me vlerat e demokracisë Amerikane duke bërë presion te paparë kundër një populli te vogel te cilin vet Amerika e nxori nga gjenocidi serb.

Mendoj se është koha qe Amerika mos e bëjë, mos e përserisë edhe një here gabimin qe e bëri ne Bosnje e Hrecegovin me 1995 ne Konferncen e Dejtonit kur pranoj, qe me insistimin e kriminelit Millosheviqit B dhe H te ndahet ne baza etnike, duke qe si reziltat i asaj sot e kemi “Republika Srpska”, duke insistuar e bile edhe duke kërcënuar qe tashti për hater te Vuçiqit te bosnjezohet edhe Kosova. Kjo është e pa pranueshme.

Duke e pas parasysh heshtjeën makabre te opozitës lidhur me Asociacionin duke mos i dalë në ndihmë qeverisë dhe Kurtit qe këjo te mos ndodhë ne skenë po dalin forca te reja siç janë diaspora dhe rinia studentore. Të shtunden mergimtaret tanë ne Gjermani protestuan në Berlin kundër themelimit te Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilat do te vazhdojnë edhe me tutje.

Ndesa nga ana tjeter për datën 15 shkurt nga Unioni i studenteve të Universitetit te Prishtines do te protestohet, poashtu kundër formimit te këtij Asociacioni tëpër te rrezikshëm për ekzistencën e shtetit të Kosovsë. Dalje ne sqenë e studenteve është diçka madheshtore, e cila po i del zot vendit te vet, sespe studentet siç dihet janë pjesa me e shendoshë e kombit, sespe levizjet e medha gjithëmonë kanë nisë me studentet.

Prandaj me 15 shkurtë në protestë do te dalin studentet për t’i dalë zot qeverisë dhe vendit te vetë që kjo e keqe me Asociacionin të mosë ndodhë edhe në Kosovë një ”Republika Srpska” sikur ajo ne Bosnje sespe është kundër qenjes se shtetit, kunder sovranitetit dhe integritetit te vendit.

Në protestë nuk mind te shihën edhe opozita e cila nuk është kunder sespe Aosciacioni është pjellë e opozites i liderve te tyre te cilët ia futën thikë pas shpine vendit te vetë. Protesta e organizuar nga studentet nga kjo pjesë me e shendosh e kombit kësaj radhe do te jetë masovike e fuqishme e cila i çon mesazh opinionionit ndërkombetar e veçmas Amerikës e sidomos të ia bëjë me dije arrogantëve si Eskobar e Hill se populli i Kosovës është kundër ketij Asociacioni një etnik ne Kosovë multietnike dhe kokë ulur te terhiqen nga kryeneqesia e tyre duke i dale zot Serbisë dhe Vuçiqit.

Protesta e cila me 15 shkurtë do te këtë vetm fillimin duhet te jetë masovike, gjithëpopullore e fuqishme bash si dikur ne kohën e presidntit Ibrahim Rugova kur behej protesta kundër rgjimit dictatorial te Millosheviqit e cila nuk do te ndalët për te përhapet npër të gjitha qytetet e Kosovës për ti treguar botes BE por edhe Amerikës se mos te pëserisë edhe ne Kosovë gabimin e Bosnjes duke e ndarë në baza etnike,ne enklava etnike duke dale kundër karakterit shumetnike ashtu siç e karakterizon edhe Kushtetuta e vendit.

Uroj qe protestat e se merkursë te jënë masovike të bashkohet i gjithë populli nga te gjitha anët e Kosovës, te protestohet qetesishtë dhe dinjitetshëm, sespe kështu mbrohet vedi, i cili edhe pas tri dekadave të çlirimit te sajë është përseri ne rrezik nga fashizmi serb, i cili si mortajë po sillet mbi Kosovën.

1 KOMENT

  1. Respekt per juve profesor qe keni bashkpunue me Millosheviqin ne vitet 1989-1999…

    Ju jeni idol i te gjithe tradhetareve… qe edhe sot paguheni nga Rusia per kesi pallavra…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.