16.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Rugova, Qosja dhe Kadare, e patën ”armiqësi”, apo vetëm polemika e kritika...

Rugova, Qosja dhe Kadare, e patën ”armiqësi”, apo vetëm polemika e kritika të pakompromis ndermjet veti?! (pjesa III)

0
Rexhep Qosja

Akademik Rexhep Qosja – FENOMEN i letërsisë shqiptare

Ismet M. Hasani Nga Ismet M. Hasani, Suedi

Opinioni i autorit të këtij shkrimi
Në shenjë përkujtese
Për njeriun e mirë, edhe pas vdekjës së tij, fol fjalë të mira!
Njeriun e bëjnë të madh e të njohur veprat e mira.
I lum ai njeri që vdes në qetësi e pas vetes lën vepra të mira.
Në kujtesën e gjatë të popullit do të mbetet vetëm ai njeri i cili atij populli i ka bërë të mira.

Akademik Rexhep Qosja, jo vetëm me veprën e tij shumëplanëshe shkrimore, por edhe me qëndrimin parimor intelektual, në kohë të vështira e dramatike të historisë, në rrafshin e determinimit të individit me kapacitete të jashtëzakonshme kreative e profesionale, përbën po ashtu një fenomen për mendimin shqiptar. Ky korpus shkrimor dhe e gjithë veprimtaria intelektuale e profesionale e kanë shndërruar autorin dhe kreatorin e tyre në një institucion të rëndësishëm kombëtar.

Janë më se 50 vepra shkrimore dhe më se 20 mijë faqe të shkruara e të botuara, madje një pjesë e konsiderueshme e tyre edhe të përkthyera në gjuhë të tjera, që e bëjnë Akademik Rexhep Qosjen një autor të patëdytë në historinë dhe në kulturën shqiptare.

“Edhe njerëzit e mirë duhet të vdesin, por vdekja nuk mund t’i vrasë emrat e tyre”. Në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, kur vdekja fizikisht e mori prej nesh profesorin, dijetarin, albanologun, filozofin, ideologun, romancierin, dramaturgun, kritikun letrar, historianin, publicistin, ditaristin, eseistin, polemistin, intelektualin jokonformist, veprimtarin e çështjes kombëtare, mbi të gjitha njeriun e një soji të veçantë, akademikun Rexhep Qosja, më duket tejet domethënës parafrazimi i kësaj sentence daneze. Kjo vetëdije e bën relative vdekjen dhe gjithsesi më lehtë të përballueshme. Ka vdekur autori, por jo vepra e tij, jo trashëgimia e tij shumëplanëshe që përbën njërin ndër thesaret tanë më të çmuar kombëtarë. Ajo na përket të gjithëve, ajo, në mënyrë të veçantë, u përket brezave të pafundmë të shqiptarëve si një shenjë orientuese e shtegtimit më të sigurt në ardhmëni.

Janë më se 50 vepra shkrimore dhe më se 20 mijë faqe të shkruara e të botuara, madje një pjesë e konsiderueshme e tyre edhe të përkthyera në gjuhë të tjera, që e bëjnë Akademik Rexhep Qosjen një autor të pa të dytë në historinë dhe në kulturën shqiptare. Megjithatë, kjo shtrirje impozante vëllimore nuk është esenca e punës ngulmuese e të vazhdueshme tërëjetësore, nuk është ajo që e shquan si njërin ndër personalitetet më të dalluara në kulturën dhe në historinë e përgjithshme shqiptare. Në rend të parë, karakterizuese janë vlerat e tij të verifikueshme shkencore, idetë dhe pikëpamjet e tij që, në të shumtën, janë dëshmuar si paravajtëse sa u përket zhvillimeve historike nëpër të cilat kaluan shqiptarët, pastaj është krijimtaria letrare, me nuancimet e saja tematike, kompozicionale e stilistike, e vlerësuar gjithandej për risimtarinë si shprehje e unitetit ndërmjet fiksionit dhe erudicionit, ndërmjet imagjinatës dhe dijes. Veprat e këtilla, origjinale dhe të papërsëritshme, si manifestim i vetëdijes së lirë autoriale, unike si krijimtari e gjithmbarshme, që kanë një lidhshmëri organike përmbajtjesore e strukturore, si vlera të kreativitetit shpirtëror e të racionalitetit mendor, e përbëjnë një fenomen kulturor.

Akademik Rexhep Qosja, jo vetëm me veprën e tij shumëplanëshe shkrimore, por edhe me qëndrimin parimor intelektual, në kohë të vështira e dramatike të historisë, në rrafshin e determinimit të individit me kapacitete të jashtëzakonshme kreative e profesionale, përbën po ashtu një fenomen për mendimin shqiptar. Ky korpus shkrimor dhe e gjithë veprimtaria intelektuale e profesionale e kanë shndërruar autorin dhe kreatorin e tyre në një institucion të rëndësishëm kombëtar.

Njëra ndër shenjat e origjinalitetit të Rexhep Qosjes shtrihet në letërsinë që krijoi ai. Prozat dhe dramat e tij përbëjnë një kthesë të guximshme dhe të ndjeshme kundruall traditës sonë letrare, ndërsa krijimtarinë e tij letrare nuk e bën të identifikueshme tematika e saj në përmasën që e bën vetë mënyra se si është shkruar ajo, përkatësisht të tillë e bën koherenca e padiskutueshme stilistike, që mban vulën e një universi të pashëmbëllyeshëm krijues në kontekstin shqiptar. Përveçse nuk ndjek, në mënyrë të veçantë, ndonjë model nga proza pararendëse shqipe, lirisht mund të thuhet se vepra e tij letrare mbetet në masë të madhe e paimitueshme, e paasimilueshme nga autorë të tjerë, rrjedhimisht deri sot pa trashëgimtarë të mirëfilltë.

Një fushë tjetër me rëndësi e veprimtarisë intelektuale e profesionale të Rexhep Qosjes ka të bëjë me studimet tona letrare. Për punën e tij shkencore janë thënë fjalë të mëdha. Puna dhe rezultatet e tij janë krahasuar me rezultatet e institucioneve albanologjike. Pa u ndalur në përmendjen e të gjitha veprave që e trajtojnë letërsinë shqipe, konsideroj se sintezat e mëdha studimore, sikurse janë historia trevëllimëshe e romantizmit shqiptar, monografitë “Porosia e madhe, Asdreni – jeta dhe vepra”, pastaj veprat “Prej tipologjisë deri te periodizimi” dhe “Tri mënyra të shkrimit shqip” janë kontribute monumentale dhënë studimit të letërsisë shqipe.

Përveçse ka shtruar, nëpërmjet tyre, çështje të rëndësishme për letërsinë shqipe dhe, në të shumtën, ka ofruar përgjigje të qëndrueshme e të argumentuara shkencërisht, lirisht mund të pohohet se akademik Rexhep Qosja, me veprën e tij të gjithmbarshme studimore, është shndërruar në një shkollë studimesh albanologjike. Në rast se do t’i ndiqte modelet ekzistuese të studimit të letërsisë shqipe, që mbështeteshin në doktrinën e realizmit socialist, sot vështirë se do të mbahej mend, qoftë si historian, qoftë si kritik letrar. Duke ndjekur rrugën e vështirë të moskonformimit me dogmën letrare, përkatësisht rrugën e bërjes së rrugës së re, ai që herët ka nxjerrë përfundime në të cilat shumë bashkëkohës të tij do të vinin vetëm dekada më vonë.

Jokonformizmi nuk nënkupton vetëm qëndrimin apriori kundër, ngase një gjë e tillë çon në rrezikun e kundërvënies skematike. I vetëdijshëm për këtë, gjatë dekadave të punës së tij intelektuale, Akademik Rexhep Qosja e ka kultivuar vetëdijen kritike si vlerë që i shquan kombet e qytetëruara. Nuk ka reshtur asnjëherë t’i shprehë mendimet dhe vlerësimet mbi aktualitetin, mbi historinë, t’i mbrojë qëndrimet e tij dhe të polemizojë për to. E ka bërë këtë në kontekstin shqiptar, por edhe në kontekste më të gjera ku janë diskutuar e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kombit të tij. Në shumicën dërrmuese të shkrimeve publicistike ka angazhuar tërë qenien intelektuale e morale në mbrojtje të çështjes shqiptare, duke publikuar monografi, analiza, komente, reagime, intervista etj. Në këtë pikëpamje liria përbënte esencën unifikuese të mendimit dhe të veprimit të tij, kryesisht të konceptuar si angazhim për jetësimin e lirisë së munguar të kombit shqiptar dhe të lirisë së mendimit si kusht për të krijuar një shoqëri humane dhe të përparuar gjithnjë mbi vlerat e njohura të demokracisë.

Kultura jonë – e përfaqësuar në një format unik shkrimi të njërës ndër figurat më emblematike të botës bashkëkohore shqiptare dhe e definuar si fenomen risimtar – ka gjetur në veprën dhe veprimtarinë e Rexhep Qosjes një shenjë të qartë të identitetit tonë kulturor, një autor që e ka transformuar rrënjësisht vetëdijen tradicionale, anakronike, mitike, folklorizuese, glorifikuese, himnizuese, epigonike, ideologjizuese, akademizuese drejt një vetëdijeje kritike e moderne si treguese e pjekurisë mendimore dhe kulturore shqiptare. Vepra shkrimore e Rexhep Qosjes është një trashëgimi monumentale që e shndërron autorin e saj në një dukuri specifike dhe orientuese për rrjedhat e zhvillimit të dijes, të kulturës dhe të mendimit shqiptar.

Akademik Rexhep Qosja, si fenomen i papërsëritshëm kulturor e shoqëror, u takon njësoj të tri kohëve: të kaluarës si historian, e sidomos si historian i letërsisë, si autor që veprën e tij shkencore e bazon në faktografi e në argumente e gjithnjë duke i shpalosur, interpretuar dhe konstatuar aspektet më të dallueshme historike të identitetit shqiptar; ndërkohë që i takon bashkëkohësisë si krijues aktiv i vlerave të rëndësishme kulturore e diturore, por edhe si dëshmitar, si kritik dhe si vëzhgues objektiv i fenomeneve e zhvillimeve në jetën tonë shoqërore, politike, kulturore, shkencore etj. dhe gjithsesi me trashëgiminë e tij shkrimore do t’i takojë edhe të ardhmes si vizionar, si ideolog, në krye të herës, i përqendruar tek e nesërmja e shqiptarëve, te përbashkësia funksionale e kombit, së cilës ia përkushtoi tërë jetën e tij.

Vdekja e Akademik Rexhep Qosjes është një humbje e pakompensueshme dhe shumëplanëshe: familja mbetet pa anëtarin e saj të dashur, Instituti Albanologjik pa vlerën identitare e më emblematike të tij, albanologjia pa themelvënësin e studimeve moderne shqiptare, jeta jonë shoqërore pa njërën ndër trajtat më të shprehura të mendimit objektiv e kritik të artikuluar në kohën dhe në mënyrën e duhur, shqiptarët kudo ndodhen, e veçmas ata të Kosovës Lindore dhe të Malit të Zi, mbeten pa zëdhënësin e përhershëm e të patundur të të drejtave të tyre legjitime të mishëruara në idenë e bashkimit kombëtar, ndërsa e ardhmja e shqiptarëve në Ballkan mbetet pa mendjen më vizionare të kombit tonë.

Në ditën e vdekjes së tij, ndër shqiptarët gjithandej pamë shumë dhembje dhe lexuam shumë vlerësime për Profesorin. Mbase më shumë se sa për të janë thënë gjatë gjithë jetës së tij.
*

Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare

Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.

Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.

Vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit.

Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.

Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.

Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare.

Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.

Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.

Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare.
Vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit shqiptar.
*

Akademik Rexhep Qosja, një polemist i hatashëm!

Rexhep Qosja, akademik, shkrimtar, polemist, kritik letrar, politikan dhe i vetëshpallur si “babai i kombit”, ka ndërruar jetë më 23 prill 2026. Ai nuk është më midis nesh. Jetoi një kohë historike dhe u përpoq me sa mundi të hyjë në historinë e kombit shqiptar. Shkroi shumë për historinë e letërsisë shqiptare. Shkroi romanin e famshëm “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, roman që për kohën mori famë, por nuk është se i qëndroi të gjitha kohëve të mëvonshme. Shkroi “Panteonin e Rralluar”, kushtuar shkrimtarit Naim Frashëri, si dhe disa vepra të tjera.

Në politikë u përpoq të ishte “mbi të tjerët”, madje edhe mbi partitë. Pavarësisht kësaj në mars të vitit 1998 krijoi edhe ai një parti politike, të cilën ia kundërvuri Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës. Në vitin 2000, në zgjedhjet e para lokale të pas luftës, partia e Qosjes mori diku midis 500-600 votave dhe fajësoi popullin e Kosovës për këtë rezultat kaq injorues. Në fakt Qosja nuk kishte lidhje me politikën, nuk dinte se çfarë është politika. Si në çdo gjë edhe me politikë u mor për inat të dikujt tjetër. Jo se kishte ndonjë vision ose qasje të re e origjinale për Kosovën dhe ardhmërinë e saj.

Rexhep Qosja ishte polemist i hatashëm. Polemizoi me Ismail Kadarenë për çeshtjet e besimit fetar dhe mbahet mend për këtë. Në diskursin e tij kombëtar polemika me Ismail Kadarenë për atë nëse kristianizmi apo islamizmi ishin feja e duhur për shqiptarët, e bëri Rexhep Qosen të njohur edhe më shumë. Veprat e tij janë një pasuri e kulturës shqiptare. Polemikat e tij janë një risi, sepse ato shprehin stilin e Faik Konicës, por jo me elokuencën koniciane. Trashëgimia e Rexhep Qoses do të qëndrojë gjatë në memorien shqiptare, jo vetëm se ajo është e dokumentuar në biblioteka te shumta në Shqipëri, në Kosovë e në hapësirën shqiptare kudo në Ballkan.

Megjithatë Rexhep Qosja ka gjithashtu dreitë-hijet e veta. Ndër këto dritë-hije bën pjesë edhe porosia e tij e fundit për të mos lejuar një varrim me kujdes shtetëror. Pse dhe çfarë donte të thoshte me këtë, mbetet enigmë. Shkroi se nuk “I kam borxh as Kosovës e as Republikës së Shqipërisë”! Në fakt nuk i ka borxh asaj pjese të politikës në Kosovë e në Shqipëri, të cilës i shërbeu. E përdorën Rexhep Qosjen shumë në politikë. Sidomos e majta e Tiranës. Fillimisht i ngarkuan “misionin” e pajtimit kombëtar, iniciativë kjo e ideuar nga ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia. Dhe Qosja e mori me shumë entusiazëm një mision të tillë.

Megjithatë dështoi, sepse qëllimet e kësaj lëvizjeje nuk ishin të pastra. Nuk e dimë, nëse ai e kuptoi ndonjëherë këtë keqpërdorim që i bëri presidenti i Shqipërisë në vitin 1991, apo jo! Megjithatë Qosja nuk nguroi që të përdoret sërishmi në kohët e mëvonshme. Ndërsa në vitet 1998-1999 ai u përpoq ta përdorë ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Mediani, si dhe pushtetarë të tjerë në Tiranë për ta denigruar Ibrahim Rugovën. Dhe deri diku ia arriti, sepse Tirana zyrtare e Meidanit e thirri Rugovën si “tradhtar” në kohën kur atë e mori peng Millosheviqi.

Në Tiranë Rexhep Qosja ishte shumë i respektuar. E prisnin, e takonin dhe rrinin me të shumë personalitete politike e të letrave shqipe. Azem Hajdari ishte gjithmonë pranë tij. Po ashtu Mitro Çela, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj e të tjerë shkrimtarë shqiptarë. Gëzoi respekt të veçantë në qarqe të caktuara të letrave shqipe. Megjithatë sërishmi qëndroi i izoluar nga pjesa tjetër e shkrimtarëve dhe astistëve të Shqipërisë. Nuk u bë një me kolegët e tij, pavarësisht qasjes, vendit në pozitën sociale dhe bindjeve politike. Nuk pranoi të bënte kompromis deri në pikën që ta dënonte diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Përkundrazi, e mbrojti figurën e diktatorit shqiptar, edhe pse ai i shkaktoi aq shumë tragjedi popullit të tij.

Në Kosovë marrëdhëniet e Rexhep Qosjes me elitën akademike, intelektuale dhe krijuese ishin të copëzuara. Sepse ai deri në ditën e fundit të jetës së tij besoi se ishte i vetmi, si askush tjetër, unik dhe i paarrirë në vendin e tij. Injoroi kolegët e tij, deri në masën që si drejtor i Institutit Albanologjik t’u ndalonte rrogën pa asnjë të drejtë për muaj me radhë (Ibrahim Rugovës). Deri në masën e injorimit të institucioneve të shkencës, si Akademia e Shkencave, edhe pse u pagua deri në fund nga ky institucion. Deliri i madhështisë e zvogloi Rexhep Qosen. Ndaj donte të hiqej si “i madh” me ide të dëmshme edhe për Kosovën, siç që artikulimi i tij për ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë dhe ndarjen e saj në favor të Beogradit. E majta shqiptare, sidomos ajo e Shqipërisë, e përdori Rexhep Qosjen pa frena. Deri në kufijtë e përçarjes së faktorit politik në Kosovë.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, Rexhep Qosja ka vendin e tij në historinë e kulturës dhe letrave shqipe. Mbetet një nga studiuesit dhe krijuesit e mëdhenj të shqiptaërisë, sidomos të Kosovës. Mbi të gjitha do të ketë admirues për polemikën e tij, pavarësisht kundrthënëse, kundërshtuese dhe të kontestuar. Ishte admirues i lavdisë dhe prestigjit të tij. Ishte vetanak në kuptimin e refuzimit të ngjashmërisë me të tjerët. Ishte patriot i veshur me mite dhe leksik dogmash. Por ishte dhe kundërshtues i vetëvetes, jo vetëm i të tjerëve. I pata marrë një intervistë në vitin 1993 në Tiranë për një gazetë dhe kjo ishte hera e parë dhe e fundit kur u takova me të.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Akademik Rexhep Qosjen, qoftë e paharrueshme vepra e tij!

F U N D

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.