DËSHMORË PËR SHQIPËRI ETNIKE
NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI
Lindi në fshatin Kastriot (Sërbicë), të Kërçovës në vitin 1882, dhe rrjedh nga një familje bujare e trime. Familje e cila idealin kombëtarë e vuri para çdo qëllimi tjetër. Ismail Imeri (Molja i Gjatë), si që e pagëzoi populli, na ishte një burrë i nderuar dhe respektuar ndër fshatarë. U rritë dhe u bë burrë i vërtetë, duke u dalluar për nga lartësia e trupit të tij nga të tjerët, prandaj populli e pagëzoi me emrin Molja i Gjatë.
Sipas rrëfimit të gjyshit tim Emin Çeliku, por edhe nga shumë bashkëbisedues të tjerë, nga fshati Kastriot (Sërbicë), Molja i Gjatë, kur ka shkuar në luftë kundër shkaut, në kolonë paska qenë më i larti nga të gjithë ato që shkonin në luftë. Rrëfenin se ai paska qenë më se dy metra i gjatë, e në krahë mbante pushkën e tij besnike. Trim mbi trima rrëfente gjyshi im, na ishte Molja i Gjatë, trim të cilit nuk i trembej syri kurrë në luftë.
Trimërinë e tij e tregoi qysh në kohën e Kryengritjes së Krushevës (Ilindenit ), të vitit 1903, por edhe më vonë, ku së bashku me shumë trima tjerë nga Kërçova, edhe ai vetë morri pjesë. Asaj kohe rrëfente gjyshi, fshatrat shqiptarë shpesh sulmoheshin nga bandat bullgare, jo vetëm në Krushevë, por edhe Kërçovë, Prilep, Manastir, Ohër e vise të tjera. Ato trajtoheshin si fshatra turke, e në të vërtetë ishin shqiptarë, me qëllim që të nxisin ushtrinë turke në luftë kundër shqiptarëve. Digjeshin shtëpi, kasolla me gjithë bagëti, vriteshin burra, gra e fëmijë. Shumë fshatra shqiptarë ishin në rrezik eksistence, por më keq pësuan fshatrat Sop, në juglindje të Kërçovës, Pesoçan, Braçani mbi fshatin Tuhin, Staroeci në juglindje të Kërçovës, e disa fshatra tjerë të Prilepit dhe Manastirit.
Ushtrija turke kur sheh situatën e krijuar, sulmon dhe kaçakun Sefer Zajazi me shokë komitat bullgarë, të cilët i kishin proklamuar se janë ngritur në kryengritje të pagëzuar si Kryengritja e Krushevës, apo e ILINDENIT. Kryengritja u shua brenda tri ditëve, por hordhitë bullgare, në krye me disa vojvodë bullgarë, u ndeshën me kaçakët e Kërçovës, jo vetëm në fshatin Karbunicë të Kërçovës, por edhe në Mariovë të Prilepit, ku Baftir Shitova në mes të Prilepit te Shadërvani në vitin 1905, vari në litarë Gjorgji Sugare Vojvodën.
Ndërsa, Dën Çeliku dhe Sefer Zajazi me shokë shpartalluan komitat bullgarë në fshatin Karbunicë të Kërçovës. Në këto luftëra, më rrëfente një bashkëbisedues i imi, morri pjesë edhe Molja i Gjatë nga fshati Kastriot (Sërbicë), i Kërçovës me shumë trima tjerë, kundër komitave bullgarë, duke u dalë në mbrojtje fshatrave shqiptarë, nga zhdukja deri në themele.
Nuk shkoi shumë kohë, më rrëfente bashkëbiseduesi im nga Kastrioti (Sërbica), e na erdhi viti 1913, kohë kur ndërroheshin okupatorët, herë hynte serbi, e herë bullgari. Molja i Gjatë u martua me një vajzë torbeshe nga Biçinca, vajzë e cila vetë e kishte propozuar Malen e Gjatë ta ketë për bashkëshort të sajë. Kohë, kur Molja i Gjatë shkonte në luftë kundër bullgarit. Duke parë aftësitë e tija, dhe trimëritë e tij, fshatarët e Kastriotit (Sërbicës), më rrëfente bashkëbiseduesi im, Molen e Gjatë, e emërtojnë për Plak Katundi.
Në vitin 1913 hordhitë serbe në krye me Mihajllo Josifoskin apo Mikajlin e Brodit, si që njihet në popull, masakronin fshatrat shqiptarë të Kërçovës. Erdhën edhe në Kastriot, rrethuan fshatin gjatë natës, e në mëngjes thirrën Plakun e Katundit Molen e Gjatë, që të mbushi kutinë e duhanit me dukatë! Sepse, përndryshe do të digjej fshati, e do të masakroheshin burrat. E merr kutinë e duhanit Molja i Gjatë, duke u menduar se ku t’i gjente dukatët? Në atë moment nga Bukureshti i Rumunisë, posa kishte ardhë Baftiri i Shabone, me dukatët e sjellur për familjet e atyre që punonin në Bukuresht. Molja i Gjatë shkon te ai, dhe i thotë : ,,Tej ene allahu, sot mundeni ta shpëtoni Kastriotin (Sërbicën). Po ta jap besën, i thotë Molja, se: edhe unë me shokë do të vijmë në Bukuresht të punojmë, dhe dukatët do të ua mbëledhim fshatarëve. Mbëlidhen dukatët, dhe ia japin Mikajl Brodit. Dhe, fshati shpëton nga masakra dhe djegëja.
Molja i Gjatë, rrëfente bashkëbiseduesi im e mban besën e dhënë, dhe së bashku shkojnë në Bukuresht, pasi familjarëve ua rrëfejnë rastin. Baftiri i Shabone asaj kohe ka shërbyer si postjer t’ua sjellë paratë nga Bukureshti, për familjarët e kurbetçarëve. Kur dëgjojnë kurbetçarët se, pse janë harxhuar dukatët, i thonë Moles Gjatë: ,,Hallall të qoftë bre Mole, e paske shpëtuar katundin! E, për dukatët mos u mërzit, ato do t’i mbëledhim. Paraja vjen e shkon, ama njerëzit nuk këthehen më… Duke parë gjestin e Moles, kurbetçarët i mbledhin dukatët, jo vetëm nga kurbetçarët, por edhe nga agallarët e tyre që në formë vullnetare japin dukatë.
Pas këthimit, Molja i Gjatë nga Bukureshti, vëren se forca të mëdha partizane në përbërje nga serb, malazezë e maqedonas vendës, ende sulmonin fshatrat e pafajshëm shqiptarë. Ishte koha e Luftës së Dytë Botërore, e trimi sypatrembur nga Kastrioti, nuk mundi të durojë më, rrëmbeu pushkën përsëri dhe iu bashkua shokëve të luftës, në luftë kundër hordhive sllave, të cilët sulmonin Trojet Etnike Shqiptare. Rrëmbeu pushkën dhe u rradhit në aradhat e Ballit Kombëtarë në krye me dy Mefailat e Zajazit.
Falë trimërive të tija dhe shokëve nga Balli Kombëtarë, u fituan shumë luftëra, nëpër fshatra por edhe në qytetin e Kërçovës, përderisa ndërroi jetë në luftën e fundit gjatë vjeshtës të vitit 1944.
Në luftën e fundit, rrëfente bashkëbiseduesi im nga Kastrioti (Sërbica), betejën për mbrojtje të Kërçovës, trimi sypatrembur nga Kastrioti kishte arritur deri te Kazerma ushtarake e Kërçovës, duke luftuar si luan, e duke zbrapsur forcat partizane. Papritur e kujtuar, një plumb i zi i cili erdhi nga dritarja e një shtëpie “maqedonase”, sot “Hekraria Duli”, në afërsi të “AS MARKET” të sotëm, e godet pas shpine, duke ia marrë jetën, trimit sypatrembur nga Kastrioti (Sërbica). Ra dëshmorë trimi me pushkë në dorë, duke mbrojtur, Trojet Etnike Shqiptare, Kërçovën tonë të dashur, me idealin e tij për të jetuar nën ombrellën e Nënës Shqipëri, ëndërr ende e parealizuar.
Ai ra dëshmorë, por gjaku i tij gjithmonë do të mbetet ideal, se: si duhet mbrojtur Atdheu… Lavdi veprës së tij atdhetare!…