Rënia e rreshterit, Afrim Bunjaku, sa sjell dhembje aq ngjall shpresë dhe besim që Policia e Kosovës, do të jetë në hap me policitë më të përgatitura të Perëndimit

0
161
Afrim Bunjaku

Vrasja e policit të Republikës së Kosovës, z. AFRIM BUNJAKU, nga banda terroriste të Serbisë dhe plagosja e kolegut të tij Alban Rashiti, është pritur me zemërim e dhembje edhe në mbarë Diasporën shqiptare.

Kjo vepër kriminale me kryeprotagonistin e saj Aleksandër Vuçiq, është vepër e kulluar terroriste dhe e përgatitur në kancelaritë e Beogradit dhe Moskës.

Rusia e ka aneksuar Ukrainën me shpresë që do ta nënshtrojë shpejt e përgjithmonë . Mirëpo, këtu ajo gaboi rëndë . Burra e gra të Ukrainës duke luftuar dhëmbë me dhëmbë me rusët po u japin atyre leksione duke u shkaktuar humbje në njerëz e material.

Ushtarët rusë në Ushtrinë e tyre mobilizohen vetëm nën ndikim të alkoolit dhe drogave. Prandaj ata nuk e kanë idenë as ku shkojnë e as si veprojnë.
Rusët të“ ngopur”me luftëra me të gjitha mjetet po mundohen që flakët e kësaj lufte t ‘i bartin në Ballkan, nëpërmjet aleates së tyre Serbisë.

Aleksandër Vuçiq që në rrethana normale s’ ka merituar të udhëheq as edhe një fermë derrash e dosash, me kompetenca të pakufizuara si President i Serbisë po përpiqet që prapë t’ia vë flakën Ballkanit.

Ai këtë s’ do ta arrinte sikur që Bashkësia Ndërkombëtare të kishte qasje më serioze ndaj trazirave të shkaktuara nga serbët në Mitrovicën e Veriut.
Radojçiq me radojçiqët tjerë sa herë është ndërsyer nga Vuçiq ka shkaktuar kaos në Mitrovicën e Veriut dhe ka lozur me kolonët serbë të Kosovës, si macja me miun.

Kohë më parë nga kriminelë e bredhacakë rrugësh të Serbisë u zhdëpën dajak e shufra hekuri ushtarët hungarezë dhe italianë, që vepronin në kuadër të KFOR-it, misioni në Kosovë.

Njërit prej policëve të rrahur hungarez është raportuar s’e i është amputuar këmba nga lëndimet e pësuara.
Në anën tjetër brenda territorit të Kosovës njësiti që merr shuma të majme parash nga Vuçiq, për ta mbajtur në tension të përhershëm këtë pjesë të vendit tonë, kidnapoi tre policë shqiptarë që gjendeshin ato çaste në detyrë.

Kapo i këtyre vrasjeve dhe trazirave të njëpasnjëshme është Aleksandër Vuçiq, mbetje e kabinetit të kryekriminelit Millosheviq.
Vendet e Perëndimit me peshë në vendimmarrje si Franca, që paraqitet me shumë fytyra e di që edhe pas përfundimit të Luftës, qindra shqiptarë të Mitrovicës dhe fshatrave të saj, janë vrarë dhe terrorizuar nga kriminelët serbë përpara syve të ushtarëve të saj.

Aleksandër Vuçiq nxënës i krykasapit Sllobodan Millosheviq, i dënuar për krime lufte hapur ka kërkuar shfarosjen e boshnjakëve në Bosnje e Hercegovinë.
Pala kosovare me trashëgimtarë të Millosheviqit si Vuçiq, Daçiq etj, që i kanë të zhytura duart deri në bërryla me gjak s’ është dashur në asnjë mënyrë të pranoj bisedime.

Vuçiq është ai që nga Mitrovica e Veriut i ka dëbuar qindra shqiptarë nga shtëpitë e tyre shekullore.
Ai ka ndërtuar me dhjetëra shtëpi të reja për të gjithë ata që pranojnë të vinë nga Serbia për të jetuar në Mitrovicë të Veriut.
Këtë praktikë fashiste Vuçiq e ka trashëguar nga paraardhësit e tij . Serbë lokal të komunës së Zveçanit disa herë kanë deklaruar që kërkesat e tyre për t’u vendosur në ato shtëpi janë refuzuar nga Beogradi.

Vuçiq ëndërron që me këto metoda sioniste ta rikolonizojë prapë Kosovën. Pas këtyre veprave që në të gjitha gjuhët e botës njihen si sulm diversant, terrorist, krim apo përpjekje për ripushtim të një vendi fqinjë siç është Kosova, Bashkësia Ndërkombëtare u shtor dhe po shtiret sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ajo ndërmjetësues në bisedime me Serbinë ka caktuar Lajçak-un e Borell-in, vendet e të cilëve as që kanë në plan njohjen e Kosovës.
Ata që kanë sy e vesh, shohin që këta dy emisarë të caktuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për ndërmjetësim në bisedime, jo që e dënojnë krimin serbë, por i mbajnë anën aktorit Vuçiq, që vazhdimisht është në rolin e viktimës.

Ai mbrëmë me prononcimin e tij në Media na kujtoi serbin Gjorgje Martinoviq, kur me 1 maj të vitit 1985, i pati futur vetes në prapanicë shishen e vendosur në një hu.

Pas kësaj vepre të ndyrë dhe të padëgjuar pagrimë faji u rrahën dhe arrestuan qindra shqiptarë të komunës së Gjilanit.

Vuçiq duke qenë i përkëdhelur nga Borell e Lajçak dhe duke mos parë ndëshkimin e krimit prapë del në krye të valles ,ashtu siç doli pardje, kur terroristë serbë vranë rreshterin, Afrim Bunjaku dhe plagosën kolegun e tij Alban Rashiti.

Njohës të rrjedhave historike në Ballkan thonë që Kisha Ortodokse Serbe, në të gjitha periudhat e përkrahur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, ka qenë shkaktare e shpërthimit të konflikteve dhe luftërave në Ballkan.

Ky konstatim i tyre është i saktë sepse akademikët si : Vasa Çubrilloviq, Jovan Cvejiq, Ivo Andriq e Dobrica Qosiq, janë baballarë të fashizmit që ndër serbë është shndërruar në sëmundje kronike.

Strategji të njëjtë me ta po zbaton edhe Vuçiq i cili Manastirin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës, e ka kthyer në çerdhe terroristësh serbë. Ai u ka varë në qafë daullen lugëtëve të kishave serbe dhe kur t’i teket ua rrah si të dojë.

Vuçiqit për krime të reja në Kosovë është motivuar edhe nga loja dhe turpërimi i ushtarëve hungarezë e italianë, të rrahur brutalisht nga bandat serbe në qershor të këtij viti.

Çuditërisht vendet e të keqtrajtuarve qëndruan si pulat klloçkë mbi vezët, pa bërë as reagimin më të vogël ndaj Serbisë.
Rënia në detyrë e rreshterit, Afrim Bunjaku dhe plagosja e kolegut të tij Alban Rashiti, sa kanë lënduar zemrat tona aq edhe kanë kthyer besimin dhe shpresën që tani e tutje do të jemi zot të vetvetes.

Varri i rreshterit,AFRIM BUNJAKU, le të na shërbejë si vend ku mësohet Atdhedashuria dhe ruhet Identiteti ynë i mileniumeve me rrënjë pellazgo–dardane !
Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit, AFRIM BUNJAKU !

ARIF EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.