XHADIA*

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Herët, në mëngjes më paraqitet djali Deni: -Hë, “magar” çka bënë?! A, i ke marrë hapat e mëngjesit “hallall”, apo ato “haram” të “muslimanëve” të Shkupit?! Dhashtë Zoti Madh, nuk ke marrë nga ato të “rrezikshmet” të Xhadive në “Shtëpinë Publike”. Dhe, a ke nevojë të të sjell ndonjë çekan me raki rrushi. Ose, dëllinje me Dy çepa Ibriku nën Dradhat gorrice, në Shkup?

I përgjigjem: Nuk ka problem. Vetëm, se: jo të dardhave gorrice të Shkupit, po të atyre të Xha Derallës, që me sharrë në krah i shartonte nga dardha gorrice dhe turke, në Dardha shqiptare. Vetëm, mos më sill bukë, dhe çaj rusi! Probleme kam me Poezinë erotike. Gruan besnike. Mrizet e Zanave të Fishtës. Rakinë e rrushit. Dhe, Dy shtamat me verë të Mikes Di. Xhadinë, nateditë me pashterkë të kuqe, që: dasmave shqiptare i përdredh bythët, dhe i shkund sisat para Babashehut. Pavetëdije, se: Babashehu mbi varr ia hudhë mbi kokë këmishën e bardhë, dhe e bënë bythekrye mbi varr, në Tyrbe. “Baba Tomorin” e Ҫajupit. Tjetër, asgjë. Momentalisht, pi raki rrushi “hallall”. Edhe, atë: me Dy qe në zgjedhë, t’i lëroj arat e Babait, dhe një kalë me shalë përpara, rrëzë “Ҫuke”. Nuk e dua “haramin”.

Qafëpërqafe, ditënatën e kaloj me gjashtë macit e mia besnike që m’i polli Xhadia në shtrat, në dhomën e gjumit. Dhe, mi la natën pas dere. E di, mungon edhe një e shtata Maci. Ende, nuk ia di emrin. Noshta, nesër edhe atë do të ma lindë Xhadia në shtrat, pasmesnate. Numrin, nëntë. Dhjetë, Nesër: sipas letërsisë popullore shqiptare do ta kemi në Shtëpinë e Babait. Sipas meje si shkrimtar “problematik”: Dhjetë plagë, dhe një Urim.

Problemi, se: Dy qeve të Babait, duhet t’u prijë para edhe një Kalë me shalë. Arat e Babait, nuk lërohen me një ka zgjedhe pllugu fushe, rrëzë “Ҫuke” të Cërvicës Kërçovës. Ose, dy qe me zgjedhën në qafë. Patjetër, para duhet tu pri edhe një Kalë me shalë.

Përpiqem, t’i hip Kalit bardhë të Babait, jo atij që i hipi Nevzat Halili me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës. As, “Kalit Shemës” të Ali Ahmetit, që i hipi me përkrenaren e Skënderbeut mes varrezave të automobilave në “Bit – Pazar” të Shkupit shqiptar. Po, Kalit bardhë të Babait pullali me dy “nagëntë” në brez. Dhe, njërin fishek të nagëntit”, në gojë. Gjokut pullali, që e shalonte fushës Cërvicës dhe maleve të Kërçovës.

“Kali Shemës” pas porte me të dyja këmbët e prapme, përkohësisht më ka hudhur bythekrye me gjithë samarë në “Përrua – Thanë”. Padashtas, ma kujtoi ngjarjen historike të Nevzat Halilit. Këngën popullore të asaj kohe, “Arushën e Malit” me çifteli, kur partizanët e tij partiak e hipën në një kalë të bardhë me një këmbë të thyer në stadiumin e Tetovës, rrëzë Sharrit Plak. Dhe, pas pak kohe në rolin e kalorësit të arratisur e shpallën të “çmendur” në skenë, se: me shpatën namëmadhe lufton kundër Skënderbeut në një “komedi” të arnuar politike para publikut në Teatrin e pakicave shqiptare, në “Bit – Pazar” të Shkupit.

Tashti, e shoh, se: më kanë dashur vetëm Tri Gratë e mia besnike. Nateditë, më kanë dhënë gji me Dy shtama. Jo, Zoti. Edhe pse, unë si rrugaç: nuk e kam dashur vetë Zotin. I kam dashur Gratë e mia besnike. Punë trjetër është ajo, sesa: ai më ka dashur Mua si Poet?! Nuk e kam fjalën për shtetin e “përbashkët” jugosllav. Qoftë, ai “maqedonas”, apo shqiptar. Nuk i kam dashur si shkrimtar, as Dje, as Sot. Kutadi, ndoshta: nuk do t’i dua as edhe Nesër. Ai më ka dashur mua si Poet. Po, unë: nuk e kam dashur si shtet i “përbashkët vëllazërim – bashkimi. Punemadhe. Edhe ai, edhe unë: dihet, sesa duhemi me shekuj para syve të ndërkombëtarve sa për sy e faqe. Sot për sot, duhemi si një burrë dhe grua në një “Shtëpi Publike”. Shtrat gjumi me ëndrra për Ditën e Nesërme.

Feleminderit Zotit, që: nuk më ka dhënë vajzë si baba në familje, se: nesër, kur të ma këthente burri botës shqiptar (dhëndërri) në shtëpi vajzën me gjithë fëmijë, do ta kisha vrarë aty për aty me nëntë plumba në ballë, dhe vetë do të shkoja në burg. Deni, qeshet.

– E, kush do të të nxjerrë nga “Përroni i Thanës” me dëllinja dundushore? Burgu Natyror, te “Ҫifliku i Xha Derallës”, mes mrizeve të Dardhave gorrice?! “Jasakët e Tikeve”?!

Përgjigjem: “Përroni i Xhetit”. Ose, “Lugu i Ymerit” me raki dëllinje?
– Mos i harro edhe ato Dy shtamat e Lydi Di me raki rrushi, më porositë djali, Deni.
– Kurrësesi, pa ato Dy shtama me verë nuk hyj Sot në luftë për “Liri”.
– Duartrokitje, qeshë me zë Deni.

Tashti, qeshem Unë Poeti: merita ka, edhe Xhadia me pashterkë të kuqe…


*) Grua llafazane, dhe kurvë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.