IDRIZ ZEQIRAJ
Shumë zhurmë për gjithçka. Sepse më mirë zhurmë sot, se sa vajë për mot. Keni vëmendjen e duhur dhe ngulmoni për një të drejtë unike, absolute: Praktikoni votën e fshehtë, si barometër të demokracisë.
Harrojeni për jetë e mot -aklamacionin-, votimin fiktiv, të hapur, me ngritje dore! Është një metodë tipike komuniste, për ta mbrojtur mashtrimin, gënjeshtrën, falsifikimin, hipokrizinë, servilizmin!
1) Po të ishte praktikuar vota e fshehtë, krimineli rus-sovjetik, Stalin, nuk do të arrinte ta sundonte, me dajak e plumb, për tej tri dekadave, Bashkimin Sovjetik.
2) Po të praktikohej votimi i fshehtë, Hitleri nuk do të arrinte të vihej në krye të Gjermanisë Federale dhe ta sundonte dhe përdhoste atdheun e Getës dhe t`i shkaktonte Evropës dhe botës miliona viktima dhe rrënime të qytetërimit evropian dhe botëror.
3) Po të ishte votimi i fshehtë, kriminelët rusë Putin dhe Medvedev, nuk do të vazhdonin sundimin e tyre kriminal, duke i ndërruar pozitat president-kryeministër, njësoj siç e kishin planifikuar të bënin në Kosovë tandemi Hashimi-Isa, me aklamacionin zgjedhor fiktiv të imponuar. Matematikat ua prishën Amerika, Gjermania…
4) Po të praktikohej vota e fshehtë e shqiptarëve, që zakonisht e garanton çdo Kushtetutë e Kontinentit Evropian, filosllavi, por edhe kryetradhtari i deritashëm shqiptar, Enver Hoxha, nuk do ta zgjidhnin kolonët malazezë dhe serbë, për të parë të Shqipërisë, në Vitomiricë të Pejës! Dhe, kurrë nuk do të arrinte ta sundonte e “sakatonte” Shqipërinë londineze, për afro gjysmë-shekulli!
5) Po të praktikohej vota e fshehtë, edhe pse Isa Mustafën e katapultoi Hashim Thaçi, me SHIK-un e tij kriminal, në krye të LDK-së, për ta bërë -bisht e patericë- të PDK-së, të paktën, nuk do t`i vazhdohej mandati i dytë dhe i tretë i kryetarit të LDK-së, pa qenë kurrë anëtar i saj, falë votimit aklamativ, fiktiv, të rrejshëm!
Si delegatë në 4 (katër) Kuvendet në Zgjedhjet Qendrore të LDK-së, në Prishtinë, më shumë se zgjedhje, ishin një -Maskaradë- zgjedhore. Në sallën zgjedhore kuvendore ishin 359 delegatë. Turpshëm e kriminalisht shkermoçej demokracia dhe partia – njëherësh! Votimi aklamativ, i tufëzuar, blegtoral vazhdonte. Asnjë zë, asnjë debat, asnjë propozim, përveç ata që kishte listuar Shefi Isë me klanin e tij! Delegatëve të Mërgatës u kishin lënë vendin në radhën e fundit të karrikeve kuvendore, edhe pse kishin bërë mijëra km rrugëtim, ardhje-kthim, me shpenzimet e tyre, për të qenë pjesë e Kuvendit Zgjedhor!
Reagova me zë të lartë. Një gazetar trimosh, (më vjen keq që nuk ia mësova emrin, pres të lajmërohet), më ofroi mikrofonin. Në mes tjerash, shfryva: “O skllevër të shekullit digjital, si nuk keni turp ta vrisni demokracinë, me aklamacionin tuaj të poshtër dhe heshtjen tuaj qyqare e kriminale?! Çfarë fytyre keni të dilni para anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së, për të kërkua sërishmi votën?!” Në sallë pati duartrokitje, por duart zgjedhore u ngritën për Isa Mustafën! Dhe, LDK-ja e pësoi me 10.5 % dhe jo 12.5 %, sepse kishte hisedarë në koalicion.
6) Po të ishte votimi i fshehtë, shqiptarët londinezë nuk do ta riciklonin karagjozin Ramë, me atë zhargonin pezhoartiv dhe provokimin e shqiptarëve të përbotshëm, i cili me mbështetjen e turpshme të ndërkombëtarëve, rrënoi pluralizmin në Shqipëri, të krijuar me sakrifica e gjak, për gjysmë-shekulli radhazi!
7) Po të bëhej votimi i fshehtë, Hashim Thaçi, duke qenë agjent i trefishtë: i Sigurimit të përgjakshëm sekret të Enver Hoxhës; i Shërbimit Informativ DGSE francez; përmes Arnaud Danjear, agjent i Serbisë, nuk do të arrinte kurrë të bëhej president i Kosovës! (Për rekrutimin e Hashimit agjent, lexoni në -Jou Tube- rrëfimin e kreut të Shërbimit francez, Pierre Siramy).
Shtetarë, pushtetarë, parlamentarë, kuadro partiakë dhe kushdo tjetër, që ka frikë të provohet me votën e fshehtë, ata janë frikacakë, kanë arritur të ngritën në poste me bërryla dhe janë, thjeshtë, brrylaxhi, të cilët duhet të futën sa më parë në testimin e votës së fshehtë. Sepse ajo do t`i skarconte llumhanen ndotëse të institucioneve të Kosovës, subjektet e kriminalizuara politike dhe Parlamentin e ngulfatur, nga mujsharë e zuzarë të neveritshëm. Për të tillët Akademik Mark Krasniqi thoshte: “Kur të qethën ogiçët, do të shihni çfarë morracakësh janë!”
Kolapsi kuvendor është sa artificial, aq edhe hiç ligjor. Demokracia e përjashton kushtëzimin, duke i dhënë parësi e hapësirë debatit. Kuvendi nuk guxon të bëhet viktimë e Kadri Veselit, të Vetting-ut, të Byrosë për Verifikimin e Pasurive të pa mbulesë financiare. E gjithë e thëna dhe e bëra e ministres dhe e deputetes luftarake dhe atdhetare, Albulenë Haxhiu, tashmë, të dëshmuar me tej 150 mijë vota të fshehta të qytetarëve të Kosovës, qëndron dhe është super meritore për postin e lartë, kryetare e Kuvendit të Kosovës. Çfarëdo propozimi të dytë, në vend të Albulenës, qoftë edhe ideal, do të përbënte precedent të rrezikshëm, sepse imponohet vullneti i humbësve, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që këtë të drejtë e gëzon vetëm partia fituese.
Zakonisht, shqiptarët nuk shquhen për sinqeritet. Ndërkohë që hipokrizia është bollshëm e pranishme. Robëria e gjatë, nga pushtues të egër e mizorë, ka ndikuar dukshëm. Andaj, hipokrizia është me tepri e pranishme. Sistemi komunist e ka normë hipokrizinë, servilizmin, gënjeshtrën dhe veset tjera turpëruese. Raporti në mes votës aklamative me atë të fshehtë, e para dominon me negativitet, e shprehur në shifra dhe përqindje: 8 me 2 ose 8 % dhe 2 %! Pra, nga përvoja e votimeve në demokraci, për gjatë këtij çerek-shekulli, bilanci është fatal. Prandaj, harrimi i aklamacionit, votimi fiktiv, i hapur, duhet harruar, për t`i dhënë qytetarinë votimit të fshehtë, si e vetmja votë demokratike, e cila pastron Parlamentin dhe institucionet tjera nga krimi dhe kriminelët.
Kushtetuta e pranon votimin e fshehtë dhe kjo i demanton belbëzimet e disa ish-kuadrove të Gjykatës Kushtetuese, të emëruar, enkas, nga Hashimi, për t`i shërbyer atij dhe Serbisë, në përpjekjen për t`i shpëtuar penalizimit të bazuar. Disa thonë se kjo duhej propozuar ende pa filluar konstituimi i organeve kuvendore dhe jo në mes, pasi ka filluar prova e konstituimit me aklamacion.
Por, janë dy argumente bazike, që e hedhin poshtë këtë “argumentim” me porosi:
a) Opozita e bashkuar, duke shtuar edhe Listen Serbe, bëri koalicionin -PLAS-, pas zgjedhor, gjë që e përjashton Kushtetuta. Pra, Kushtetuta njehë vetëm koalicionet parazgjedhore dhe assesi ato pas zgjedhore. Megjithatë, lë të vazhdojë koalicioni -PLAS-, por, pa e penguar votimin e fshehtë kushtetutorë, meqë votimi fiktiv aklamativ, i hapur, ka dështuar në zhbllokimin e punës kuvendore;
b) Sepse kanë ndodhur gjëra sa të jashtëligjshme, aq edhe të jashtëzakonshme, në pozicionimin bojkotues gruporë të opozitës destruktive dhe koordinuese e drejtpërdrejtë me presidentin serb Vuçiq, për të larguar Albin Kurtin dhe LVV të tij nga pushteti, i fituar me votën e fshehtë të qytetarëve të Kosovë! Dhe, për t`i kthyer në pushtet komandantët e kriminalizuar, në koalicion me Listen Serbe, me njëmijë e një mëkate karshi shtetit të pavarur të Kosovës!
Thënë troç, qytetarët e Kosovës kanë humbur, tërësisht, besimin në opozitën, kryesisht, PAN-in, kur janë të gatshëm ta pranojnë Asociacionin me çfarëdo përmbajtje qoftë; të pranojnë krijimin e komunave si ajo e Dudës sot e, ndoshta, nesër edhe të Vetushit dhe Hoxhushit, në përpjekjen e mundimshme, për t`u zvarritur në politikën dështake partizat minore! PAN-istët mbijetojnë nga klientela elektorale, duke pasur të garantuar votat: pjesës më të madhe të armatës të nëpunësve shtetërorë, të stazhionuar për dy dekada radhazi; anëtarësia e organizatave kriminale SHIK me simotra; të dhjetra-mijëra veteranëve të rrejshëm, të abuzuar me buxhetin e shtetit.
Opinioni shqiptar është i befasuar me Lidershipin e LDK-së, me bojkotin e shpërfaqur në mënyrë sa të vrazhdë, aq edhe të panatyrshëm, përkrah partive-banda, të koalicionura kundërligjshëm, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025?! Opinioni i përbotshëm shqiptar pret reflektimin e partisë Institucionale, LDK, braktisjen e bojkotit dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me PAN dhe Lista Serbe, për ta zhbllokuar Kuvendin dhe bërjen e koalicionit qeverisës LVV-LDK.
Populli i Kosovës është i lodhur dhe i dërrmuar me pehlivanllëqet e politikanëve të papërgjegjshëm. Është shansi i fundit, për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet nga fytyra e tyre.
Përndryshe, e gjithë kjo lojë e ndyrë, e PAN-it, duke ndërhyrë edhe në drejtësinë e shumëpritur ndërkombëtare, si shpresë e fundit e shqiptarëve, për të vënë dhe bërë drejtësi të pavarur, do të jetë e kushtueshme, për kodoshët dhe zuzarët e politikës kriminale e rrugaçërore, e kufizuar në përfitimet personale e grupore, por gjithnjë kundër dhe në dëm të Kosovës.