Reagim kundër artikullit “A jemi para rishikimit të historisë apo tradhtisë kombëtare nga Milazim Krasniqi”

2
Milazim e Memli Krasniqi

Asllan Dibrani Reagon Asllan Dibrani

  1. Nga momenti qe i biri Milazimit doli Memli Krasniqi  ne krye te partisë demokratike, Kosova mbet po opozitë te mirefillt duke mos mundur ti rezistojnë Albin Kurtit  me LVV-në!
  2. I vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim  nga amerikanet është Albin Kurti!
  3. LVV-ja  dhe Albin Kurti e mbrojtjen  Kosovën pa u shit dhe  copëtuar edhe ma shumë nga pazarxhitë  e PDK-se, dhe opozitës aktuale!
  4. Milazim Krasniqi mbeturinë  zorrë  nëpër këmbë i paguar nga kuzhinat e Beogradit e Moskës mohon gjenezën tone kombëtare  pa tërësisht!?

Ditët dhe kohët  e fundit  përplasjet politikë kanë marrë dimensione të përshkallëzuar në nivel kombëtar, nga e cila shumë  analiste, politikaj dhe opinionist japin versione të ndryshme dhe te një anshme nga ato kombëtare me deformim propagandistik te njëanshëm.

I tille është edhe Milazim Krasniqi me artikullin “A jemi  para rishikimit te historisë  apo tradhtisë  kombetare”, që shpif e dezinformon, injoron, mashtron dhe jep sinjale  partiake duke e ndihmuar te birin Memli Krasniqin në  krye të Partisë Demokratike  në Kosovë, me çka fale zotit dhe doli ne krye te partisë së Hashim Thaqit, qe  i humbi edhe pak vlera qe pat kjo parti mbas luftës së Kosovës duke u mbështetur se ishte e themeluar nga shtresat e luftës, nga forcat e UÇK-së, por doli qe forcat  e UÇK-së u injoruan dhe përfaqësueses te saj u bënë edhe ma keq ne ekonomi  dhe  dolën bajraktarët  profiterët, nga e cila edhe i biri i Milazim Krasniqit, Memli Krasniqi  reperi  qe nuk din  edhe  dy fjali me ti lidh pa gabime.

Nga momenti qe ky doli ne krye te partisë demokratike, Kosova mbet po opozitë te mirefillt duke mos mundur ti rezistojnë Albin Kurtit me LVV-në.

Cekim  në  fillimin e artikullit  mundohet ta përshkruaj raportin e konfliktit ndërmjet Albin Kurtit dhe Edi Ramës, duke e thelluar krizën në rrafshin kombëtar dhe duke e gjykuar  Albin Kurtin  karshi Edi Rames! Me tej vazhdon duke  e elaboruar situatën shumë të  brishtë me kokëfortësinë e Albin Kurtiti qe nuk po lëshon pe nga synimet e Beogradit   në aleancë me Rusinë.

Faktet, egoiste edhe  politikes  shqiptare qe historikisht akoma se ka marre  një  rol kombëtar ta menaxhoj situatën ne interesin kombëtar ne shtrirjen e trojeve shqiptare te okupuara. Ai shkruan më  poshtë se “ndodhi që deshqiptarizimi u arrit në një masë të madhe, por jo edhe pajtimi. Vendin bosh të shqiptarizmit, e zuri stalinizmi shqiptar. Kësisoj, Kosova krahas deshqiptarizimit, u ristalinizua. Ndërsa, stalinizmi shqiptar e ka rritë konfliktualitetin edhe me serbët dhe me të gjithë të tjerët që ka përballë”.

Pra shihet se ky nuk din të bëjë analiza në segmentin kombëtar pa iu përulur serbëve dhe atë duke iu dhëne të drejtën e monopolizmit  në Ballkan. Këtë politikë  e kanë edhe  Beogradi e fatkeqësisht edhe opozita e Kosovës me disa forca naive edhe në Shqipëri!?

Ky psikopat analist duhet ta ketë parasysh se populli i Kosovës ja ka dhënë  votën Albinit ,qe ti paralizoj   këto forca destriktive dhe ani kosovare e madje edhe  antishqiptare  qe dalin nga  kush do qofte “Bashkimi evropian, Serbia, Rusia apo nga opozita e Kosovës”, qe po ndjellin mjerimin e shqiptarëve nga egoizmi, interesat personale, injoranca, nga padija  madje edhe nga tradhtia kjo sëmundje gjenetike e shqiptarëve fatkeqësisht ishte edhe ma herët. Ky fenomen po përsëritet  brez pas brezi.

-Prandaj edhe ky shkrim ka këtë funksion nga babai i kryetarit të PDK-së, ashtu si shumë shkrime nga shumica e gazetarëve e analistëve mercenar ne shërbimin e Serbisë dhe Rusisë. Analistet dhe opensionistët si Milazim Krasniqi janë gati ta bëjnë  hartën e Kosovës vrima vrima dhe Zajednicën institucion kushtetues me të drejtë vetoje dhe që të ketë tagër, të kërkojë deri shkëputje nga Kosova. Këtë kërkon Serbia e Rusia, prandaj këta opozita në Kosovë, po  e përkrah edhe përmes Milazim Krasniqit babait te reperit Memli Krasniqi   kryetar i PDK-së!

I vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim  nga amerikanet është Albin Kurti!

Përmes  Lajçakëve, Borelëve dhe Evropës se pa besë, qe shpërndau shqiptaret në  6 vende ballkanike, për këtë po shkrryhen në dysh, këlyshët e shkjaut këndej dhe andej kufirit, për këtë po sulmohet dhe linçohet Albin Kurti?!

Për këtë po bredh nëpër Ballkan loloja e Oborreve të Evropës qe Albin Kurti, po i shpalos  i pari ato padrejtësi me qëndresën  e tij  politike, intelektuale dhe te qëndresës së pa parë kundër tij nga politike e se kaluarës  se Evropës Kurvë qe fatkeqësisht edhe  Edi Rama po e luan  vallen e politikes se lansuar nga Beogradi  e Moska, duke  e injoruar  faktorin politik të Kosovës në krye me Albin Kurtin.

I vetmi politikan qe ka reputacion ndërkombëtar dhe besim nga amerikanet është Albin Kurti, gjithnjë në politiken interne  pa iu publikuar te tillëve politiken  e mirëfilltë se çka flitet nen tryezat  e politikes  aktuale për Ballkanin Perëndimor. Milazim Krasniiq përpiqet qe te krijoj edhe me shumë krizë në mes LVV dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, gjeja si armiqësorë, gjë qe nuk përputhet as pak me realitetin.

LVV-ja  dhe Albin Kurti e mbrojtjen  Kosovën pa u shit dhe  copëtuar edhe ma shumë nga pazarxhitë  e PDK-se, dhe opozitës aktuale!

LVV-ja  dhe Albin Kurti kanë zgjedh rrugën  e qëndresës dhe mbrojtjen e Kosovës pa u copëtuar edhe ma shumë, gjë qe  e benë pazarxhitë  e PDK-se, po mos te  dilnin LVV me Albin Kurtin në krye qe me force e shpëtuan Kosovën, pa u shit e copëtuar. O Milazim ti ma mirë ka qene me shkuar në xhami me kaluar kohën me xhematët duke iu, mbajt derëse fetare  se sa me hy në këto tema te ndjeshme kombëtare. Ty nuk te falen  gjynahet qe i ke bëre edhe Kosovës me përkrahjen e xhihadisteve e bandave ekstremiste fetare në Kosovë, madje, duke e lënë orën e ligjëratave në Universitet  për ta fale xhumanë në klasat e fakultetit te uzurpuara nga ju duke i nxitur djemtë e ri të luftojnë në Siri per toka te huaja?

Shkojmë me poshtë në artikullin e Milazim Krasniqit  citojmë “Meqë pas zgjedhjeve të vitit 2021, Kosova ka mbetur pa opozitë reale, sepse elektorati i dha Kurtit dhe LVV pushtet absolut, mujsharia staliniste albiniane tashmë ka filluar që edhe Shqipërinë ta trajtojë si armiqësore, sepse stalinizmi pa armiq nuk funksionon. Bile marrëzia anti Shqipëri ka mbërritur deri në atë pikë sa deputet të LVV, të kërkonin që shqiptarët e Kosovës ta bojkotonin bregdetin shqiptar. Me një fjalë u ka humbur tërësisht orientimi në kohë e në hapësirë“ përfundon citati.

Sa për  dijeni, LVV dhe  Albin Kurti janë zë i bashkimit kombëtar, këta janë dhe e konsiderojnë edhe bregdetin shqiptar te vetin dhe asnjëherë  propaganda jote nuk pine ujë qe te shtiesh konflikt në mesin e shqiptarëve! Pra gabim e ke dhe je i radhitur si partizan  i Beogradit  e Moskës kundër vlerave tona  kombëtare. Bregdeti është i yni se braktisim, po e synojmë ta bashkojmë me trungun tjetër kombëtar.

Milazim Krasniqi mbeturinë  zorrë  nëpër këmbë i paguar nga kuzhinat e Beogradit e Moskës mohon gjenezën tone kombëtare  pa tërësisht!?.

Shkojmë me tutje:

  1. Armiqësia ndaj Shqipërisë do ta zëvendësojë armiqësinë ekzistuese ndaj Serbisë, ashtu që armiqësia ndaj Shqipërisë do të bëhet virulente, aktive, ndërsa armiqësia ndaj Serbisë do të mbetet indolente, pasive” Jo zotëri po me ketë qëndresë, politika kosovare me Albin Kurtin po përpiqen ta ndërgjegjësojnë Shqipërinë dhe t’i kthehet mbrojtëses se trojeve shqiptare dhe politika ndaj Kosovës  duhet  ndryshuar rreptësishtë, po pa prezencën e juaj dhe te ngjashmëve si ju!
  2. “Gjeneratat e reja në Kosovë mund të bëhen antishqiptare siç janë bërë maqedonasit ndaj bullgarizmit” Ja çka thotë kjo fundërrinë analitike i dalë nga kuzhinat e Beogradit, po ku ke të drejt ti përbaltësh shqiptarët aq brutalisht t’i shlyesh nga nocioni kombëtar, qe ne jemi shqiptar me nacionalitet si në Shqipëri në Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi, Serbi, Greqi, Turqi dhe Itali jemi një popull, ndërsa ata janë  dy nacionalitet bullgar dhe maqedonas krejt ndryshe në krahasim me neve, prandaj  prognoza  e juaj bien ne koshin e plehrave edhe këtu.
  3. Citojmë ma tutje “Mund të eksperimentohet që të formohet një komb tjetër, jo domosdoshmërish kosovar, por një komb ideologjik, si koreanoveriorët“? Ja çka thotë ky injorant, vegël e Beogradit, kush e ka thënë këtë, asgjë nuk kërkojmë ne pos  një Kosove të pavarur dhe sovrane bile s’ka nevojë as për një komb tjetër ne e kemi kombin tonë,  qe duhet të krenohemi përkundër qe na gjymtuan Evropianët deri me tash  bashkë me pjellën  paraprake si fara e juaj qe e ndihmuat Evropën ne atë kohë te na  copëtojnë, ne po mundohemi ta riparojmë gabimin historik ndaj shqiptarëve në krye me Albin Kurtin.
  4. Me tutje kjo mbeturinë zorrë  nëpër këmbë të  Beogradit e Moskës, ja çka thotë  turp “Mund të kërkohet në të ardhmen bashkimi me Serbinë siç po kërkojnë një masë e madhe proserbe në Malin e Zi” More  kokëbosh dhe këlysh  antishqiptar ku ke te drejtë të na  cilësosh ne shqiptarëve te Kosovës me serbet e Malit te Zi, qe ata ne suaza nacionale me të drejt kërkojnë të bashkohen me Serbinë, po ne çfarë kemi te përbashkët me ta, kur ne kemi synim te kërkojmë bashkim me Shqipërinë e jo me Serbinë,  po kjo po shihet se  je pleh i Beogradit qe kundërmon arome te keqe kundër në  shqiptarëve.

Ju poçavër e huaj duhet ta ndalni dorën kundër vlerave tona dhe ndaj shqiptareve te njohin shumë mirë shqiptarët dhe për këtë artikullin tuaj e nxora nga  portalet e Edi Rames në Shqipëri sepse në Kosovë asnjë gazetë s’ta ka botuar artikullin tuaj qe vjell vrerë kundër kombit tonë shqiptar!…

2 KOMENTE

  1. Diaspora shiptare sidomos e njef Milazim Krasniqin qysh para viteve 90, qe ka qen dhe akoma ka mbet komunist i poshter por Evropa rospi ka fillu mos m’i respektu tash as komunistat e flliqtë si

    ç asht ky Person Milazim Krasniqi, ky nuk meriton ketë pozitë, qe e ka sepse populli asgja s’mund te mbërrijë prej këtij ish komunistat prej këtij arroganti, por qashtu e ka eduku edhe djalin e tij, per këtë arsye, djali tij ka qenë rrugaç dhe ashtu do te mbetet, dmth kush asht ma i forti do shkojë me ta, s’do te jetë ne vend te korrektësisë asnjehere.

  2. Gjuha e perdorur e autorit, Asllan Dibranit dhe e komentuesit ”Diaspora”, kunder Milazim Krasniqit ishte e rëndë, e vrazhde, primitive, gjuhë rrugaçërie, qe nuk do te duhej asnje intelektual shqiptar ta perdorte ne shkrime kunder intelektualëve si Milazim Krasniqi.

    Ështe normale mos me u pajtua me Milazimin, edhe une nuk pajtohem ne çdo gje qe shkruan Milazimi, por ofendimet edhe kunder familjes jane te teperta.

    Asllan dhe ”Duaspore”, Milazimi eshte nder poetet, studjuesit më te zotet te Letersisë Shqipe te fundviteve 1990-ta.
    Ishte nder më te guximshmit ne Shoq. e Shkrimt. te Kosoves, si sekretar i saj (kryetar ishte Ibrahim Rugova).

    Ata qe e njohim Milazimin dhe i kane lexua veprat e Milazimit, nuk do te shpreheshin keshtu si ju (Asllan e ”Diasporë”).
    Une e njoha Milazimin qe nga dita e pare kur i filluam bashke studimet në Letërsi ne UP ne Prishtinës (1975/1979). Ishte studenti me i mire i gjenerates, gjeberata e trete e Letersise. Studionte dhe punonte 100/%.

    Hasan Breznica, baba i Milazimit ishte burre i ndershem e trim, qe nuk i trembej syri.
    Hajdini ishte nder mesuesit e pare (ndoshta i pari) ne Breznice. Izedini, vellai vogel, ishte studenti me i mire i Ekonomikut.
    Familja e Milazimit eshte familje fetare, atdhetare e intelektuale.

    Sinan Kastrati, Suedi
    Malmö, 22 korrik 2023

    sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.