POETIZËM QË LIDH NYJE DASHURINË

0
248
Nue Oroshi - Përshëndetma Tokën

Helena Halilaj

POETIZËM QË LIDH NYJE DASHURINË

Ky vëllim poetik të lëmon ndjesitë më të thella njerëzore për t‟i bërë më të shndritshme, për të çelur udhë të reja tek vlera e dashurisë, tokës, mendjes dhe vyrtytit. Ajo s‟të lë varur nëpër degë por të zbret në rrënjë dhe të ushqen indet e lirisë, të lë të trazuar në kohë të qeta dhe të vë kreshtë lavdinë e atdheut. I ka të lidhura brinjët e fjalës në shtyllë të vetmohimit dhe ëndërrës, bie edhe në kapërcjell të durimit dhe të sakrificës së trimave, të gjakut dhe të besës po aq sa shuhet e ringrihet në sytë e asaj…

Poezia e autorit gumëzhin përjetime të turmave dhe individuale, ka përfaqësim dhe identitet, ka qendrën e botës dhe botën në një lot dashurie. I tjerr të gjitha me një dorë të vrazhdë dhe shpesh fëmije për një këngë atdheu që e valëvit malli. Ai nuk e cungon askund
atë çka e ndjen edhe në ato këndet e veta që askush nuk mbërrin dhe po vetë nuk kërkon vegë me e kap njeriun po e përcjell krejt lehtë lutjen për të shkuar më shumë drejt të
mirës që të mban gjatë. Nuk ulet të pushoj në asnjë muaj të pafundëm që nuk e sjell gëzimin, ai furishëm niset e nuk e njeh kthimin pas, veçse në vendlindje.

Kjo poezi ka përmbajtje të gjërë dhe mesazhe që vijnë si lidhje e pandashme në të gjithë vëllimin, i cili ngjyen në asht fuqinë e unicitetit. Kjo marrëdhënie kujtimesh dhe mendimesh nëpër vargje të jep mundësinë të ngjitesh në ndjesi të veçanta që të mbajnë varur në lartësi muze. Është e gjithë membrama poetike që i mbështjell në një poezitë, vullneti për të dashur lirinë e ëndërrës të cilën e përkund panda djepi i autorit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.