Që nga marrja e pushtetit 22 vjet më parë,
Putini është specializuar në vrasje
Nga Judith Miller | Fox News – Përktheu Arben Çokaj
A është i çmendur Vladimir Putin?
Tema e “kapelës së çmendur” tani po bëhet urtësi konvencionale midis disa prej elitës dhe mediave të politikës së jashtme.
E nxitur nga ish-sekretarja e shtetit Condoleezza Rice, e cila tha se presidenti rus ishte “i çrregullt” dhe gjithnjë e më “delirant“, dhe ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper, i cili e quajti liderin e Rusisë “të pabalancuar mendërisht“, shumë njerëz në establishmentin e politikës së jashtme kanë përqafuar nocioni, se vetëm një njeri i çmendur do i vinte forcat bërthamore të kombit të tij në gatishmëri, pasi pushtonte një shtet fqinj, duke pretenduar vetëmbrojtje.
Por, ndërsa vendosmëria e Putinit për të rimarrë perandorinë sovjetike dhe sferën e ndikimit të Rusisë mund të jetë iluzionuese, kjo nuk është çmenduri. Në fakt, veprimet e Putinit, megjithëse në dukje irracionale, janë të qëndrueshme. Dhe deri më tani, shkeljet e tij skandaloze të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut kanë qenë të suksesshme.
Që prej ardhjes në pushtet 22 vjet më parë, ish-zyrtari i KGB-së është specializuar për të vrarë, individualisht dhe masivisht, në mënyrë konvencionale dhe jokonvencionale.
Kur Putin ishte kryeministër në vitin 1999, ai dyshohej se kishte miratuar një seri bombardimesh në katër qytete ruse, dy prej tyre në Moskë, që vranë mbi 300 njerëz. Duke fajësuar rebelët çeçenë për bombardimet, Putini përdori më pas sulmet e gjoja terroriste si pretekst, për të rindezur një luftë të dytë në Çeçeni, duke nisur një fushatë masive ajrore dhe tokësore, që rezultoi në mijëra refugjatë, duke e shkatërruar pjesën më të madhe të Groznit, kryeqytetin, në rrënoja dhe vrau të paktën 25,000 civilë.
Shumë nga kritikët e tij të shquar rusë kanë ndarë fatin e tyre, disa përmes helmimit, një specialitet i KGB-së. Ndër shembujt më skandalozë ishte ish-spiuni rus i mërguar Alexander Litvinenko, çaji i të cilit në Londër ishte i mbushur me polonium, një substancë shumë radioaktive.
CONDOLEEZZA RICE: PUTIN “DUKET I ÇRREGULLT”, “SIKUR FUTET NË DIÇKA” NUK KAM NDESHUR KURRË MË PARË
Një raport zyrtar britanik zbuloi se vdekja e Litvinenkos në 2006 ishte “ndoshta” miratuar nga Putin. Pasi Britania dështoi të vepronte, Putini thuhet se ka urdhëruar përdorimin e një agjenti kimik vdekjeprurës Novichuk ndaj një ish-spiuni rus, Sergei Skripal, gjithashtu banor i Britanisë së Madhe.
Alexander Litvinenko, një ish-oficer i FSB-së,
i cili dezertoi në Londër në vitin 2000, u vra me çaj me izotop. (AP)
Sulmi i vitit 2018 gati sa nuk e vrau Skripalin dhe vajzën e tij. Megjithëse Putin mohoi përgjegjësinë ruse, kryeministrja Theresa May tha se helmimi në qytetin e Salisbury ishte “pothuajse me siguri” i miratuar në nivele të larta në Moskë.
Putin nuk e ka fshehur axhendën e tij politike. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në 2007, ai u ankua me hidhërim për dominimin amerikan të çështjeve globale dhe dëshirën e Uashingtonit për të zgjeruar NATO-n në kufijtë e tij. Rusia nuk do të toleronte më një botë të tillë “unipolare“, paralajmëroi ai.
KREMLINI DËRGON 400 MERCENARË RUSË NË KIEV ME MISION PËR TË VRARE ZELENSKYN: RAPORTI
Bota nuk priti shumë. Në vitin 2008, ai pushtoi Gjeorgjinë me gjoja “ruajtësit e paqes” dhe copëtoi provincat gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Për të justifikuar agresionin e tij, ai përdori pretekstin që do të përdorte më vonë në Ukrainë – ai po dërgonte trupa për të mbrojtur rusishtfolësit në vend, që dëshironin të ribashkoheshin me atdheun.
Në vitin 2014, duke u thirrur në të njëjtin pretekst, ai pushtoi Krimenë e Ukrainës dhe ndezi një luftë në Luhansk dhe Donetsk, që tashmë ka vrarë rreth 14,000 njerëz. Në të dyja rastet, SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë u përgjigjën me butësi. Putin pagoi një çmim të vogël.
Ndërsa fokusi kryesor i Putinit është rivendosja e dominimit rus në domenin e ish-Bashkimit Sovjetik, kjo nuk është ambicia e tij e vetme. Duke kërkuar të fitojë ndikim në Lindjen e Mesme, ai mbështeti regjimin brutal të Bashar al-Assad në Siri, në atë që deri më tani ishte konflikti më vdekjeprurës i shekullit të 21-të.
Në rrethimin dhe rimarrjen e Alepos nga Asadi dhe aleatët e tij rusë dhe iranianë, forcat siriane masakruan civilë, bombarduan spitale dhe objektiva të tjerë civilë, rrafshuan lagje të tëra – të gjitha krime lufte.
Ky është libri i lojërave të Putinit – i pafshehur, i përsëritur dhe deri më tani, relativisht pa dhimbje. Pra, a është e arsyeshme që ai të kishte supozuar, se do të paguante një çmim të vogël për pushtimin e një kombi, që ai pretendonte se ishte gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht i lidhur me të tijin?
Katër presidentët e mëparshëm amerikanë dhe aleatët e tyre, i kanë injoruar shkeljet e tij të mëparshme politike. Dhe ndërsa Presidenti Biden u përpoq të pengonte një pushtim të Ukrainës, duke zbuluar inteligjencën amerikane, që tregonte se çfarë po planifikonte Putini, ai gjithashtu deklaroi vazhdimisht se SHBA nuk do të dërgonte forca në Ukrainë, nëse Rusia e pushton.
Ndërsa është e paqartë, nëse paqartësia strategjike rreth synimeve amerikane mund t’i ketë dhënë Putinit pauzë, të paktën kjo mund ta ketë bërë atë të rishqyrtojë çmimin e mundshëm të një agresioni të tillë. Ngacmuesit priren të vazhdojnë të shtyjnë derisa dikush të tërhiqet.
Pra, a ka ndryshuar Putini? Ndoshta, përkundrazi, është kuptimi ynë për të, që ka ndryshuar.
“Është ende ai”, tha Richard Clarke, ish-zyrtari i sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes kibernetike, “i njëjti sociopat mashtrues amoral, që ka qenë gjithmonë”.
Judith Miller, një bashkëpunëtore e Fox News, është një autore e vlerësuar me çmime, një bashkëpunëtore në Institutin Manhattan dhe një redaktore kontribuese e revistës së saj, City Journal. Ajo ishte më parë një gazetare hulumtuese, fituese e çmimit Pulitzer për The New York Times. Libri i saj i fundit është “The Story: A Reporter’s Journey”.