
Arben Çokaj
Se pati fatin e keq të pushtimit e më pas të drejtimit të gabuar…
Nuk kemi patur lidera modernë e atdhetarë, por kemi patur sundimtarë!
Pas pushtimit osman, që na islamizoi dhe na la popullsinë më të varfër në rajon, shqiptarët ende falen në fenë e turkut, e shurdhohen përditë me altoparlante në një gjuhë arabe. Popull fatkeq, i paditur në përgjithësi.
Erdhi Zogu, bëri mbretëri, për vete e kishte, e jo për popullin, prandaj iku edhe ai, ashtu si erdhi.
Enveri e mori pushtetin me armë, në emër të popuillit e për popullin, por në fund regjimi që ai krijoi e la popullin pa bukë. E megjithatë kishte njerëz në atë kohë, që jepnin edhe jetën (nga frika) për ta mbajtur në këmbë atë regjim diktatorial. Mos u çuditni. Iku edhe Enveri e populli ngeli, më i varfri në Europë.
Saliu ishte një fazë e ndërmjetme, për ta kaluar vendin në tranzicion, nga diktatura në diktaturë…
Rama e mori pushtetin me rrena, “nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!” Dhe e ka kthyer demokracinë në autokraci, në diktat, i ka marrë të gjitha pushtetet. Po e lë popullin shqiptar pa bukë, kjo është më e keqja, me idenë se nuk mbetë shqiptari kurrë pa bukë. Po e lë shqiptarin pa shërbim shëndetësor, etj., me idenë se shërbimi shëndetësor është falas. Pra, po rren, se shqiptarët harxhojnë miliona, për të marrë shërbimin e tyre mjekësor, edhe pse ai është shërbim jo në cilësinë e duhur europiane, e as turke…
Por Rama po tregohet më i zgjuar se Zogu, Enveri e Saliu. Më i zgjuar në kuptimin e përfitimit. Po vjedhë me të madhe, më shumë se të gjithë – se ka idenë që paratë mbesin, paratë e mbajnë – nuk vjedhë vetëm votat, por po bën edhe para, miliarda. A ke fakte? – pyet ithtari i Ramës, që bën gam-gam në mbrojtje të regjimit të tij, nga pasioni, nga marria, ose për një rrogë…
Nuk ka gradaçielë në Tiranë, ku Rama të mos marrë katin ose katet e tij. Ky është sistemi ekonomik, që ai ka krijuar, për të treguar se nuk është budalla si Zogu, Enveri e Saliu. E duke qenë narcist, duke qenë se i bën vetes në sy se është më i zgjuari, Rama ka krijuar edhe sistemin shtet-elektoral. Gjithçka në Shqipëri, është në shërbim të pushtetit të tij, se ecën me parimin: “Pushteti gjeneron para, e paraja gjenron pushtet.”
Ec e largoje Ramën më, i është ngjitur pushtetit si muti për këpucë.
Mbështetësit e tij bëjnë gam-gam, ua ka shpërlarë trurin… Rama nuk ikën më, nuk ikën lehtë, do të rrijë aty sa të mundet… Edhe pse, edhe Rama do të ikë një ditë… e populli shqiptar do të ngelet, fatkeqësisht, më i varfëri në Europë, se kemi drejtues pa dinjitet, pa dije, zuzarë, turqeli. Kjo është më e keqja, se këta nuk punojnë për popullin, punojnë për vete më shumë. A e morët vesh? Apo edhe ju e dini?
Këta nuk bëjnë para duke e zhvilluar vendin, si në botën Perëndimore, se janë meskinë, kanë mentalitetin turqeliko-islamik, duan të pasurohen për vete si pashallarë, duke e lënë vendin e popullin e varfër për inat të ‘Rabijes’. Plas tani nga zilia ti rurali…
Saliu po ha veten tani, duke e parë këtë hajn kaq të madh, që ka sukses. “Jam treguar budalla!” – pranon doktori me vete. “Shiko çfarë bën ky?! Ky të mahnit… Skizofren i gjallë…” Rama bashkëpunon me këdo për interesat e tij, edhe me grupet kriminale, për të mbajtur pushtetin e pasuruar veten dhe njerëzit afër tij. Gjithçka është transaksion. Gjithçka është llogari, Olimbi. Pra, Rama shfrytëzon çdo energji, çdo gjë në këtë shtet, për të mbajtur pushtetin e tij e për t’u pasuruar, jo për ta zhvilluar vendin. Harrojeni se ai po e bën për popullin, po e bën për vendin. Popullin e vendin ai i ka kamuflazh, subjekt për të pasuruar e madhështuar veten. Ai po vjedh e abuzon, në emër të popullit. E tallet, qesh gjithkënd e për gjithçka. E prapë shqiptarët, më të varfërit në Europë.
Varfëria nuk i ndahet këtij vendi, se i kemi drejtuesit me ndryshk në kokë.
Shqipëria si në kohën e Enverit, është vendi më i varfër në Europë, edhe pse Rama po e mban pushtetin – nëse i ecën – 16 vjet, e më shumë, po mundi… Pra, për ata që bëjnë gam-gam, Rama nuk po punon për ju, kapni edhe ju kafshatën tuaj. KÇK (Kap Çfarë të Kapësh!). Po u zuri SPAK-u, nuk u mbron dot kush, vetëm nëse jeni afër Ramës, afër diellit, që po shndrit, afër interesave të tij. Ky është morali politik që ka ndërtuar Rama. Një perandori prej kartoni, që ka edhe kjo ciklin e saj. Do të gërryhet nga brenda…
Dhe nga historia shqiptare mësuam, se sa më skizofren një lider shqiptar të jetë, aq më sukses ka në këtë vend, prandaj edhe vendi mbetet një nga vendet më të pazhvilluara në Europë, por krenar, se falet në fenë turkut…
Sqarim nga Dr. Dashamir Çokaj:
Duke parë se këta janë nën pushtetin e pavetëdijes dhe vuajnë nga komplekse të fuqishme të pamhjaftueshmërisë së vlerave dhe një infantilizëm i theksuar psikik, me prirje drejt dukjes dhe jo ndaj qëllimit, këta duan t’i plotësojnë vlerat e tyre mbi kurrizin e turmës, popullit shqiptar, që përfaqësojnë.
Shtypja e gjatë pushtuese ka krijuar një psikozë të rëndë te popilli shqiptar dhe ka krijuar një marrëdhënie sado-masziokiste me pushtetin. Një popull mazokist me kulturë neurorike është më e lehtë për t’u sunduar, se sa për t’u drejtuar – të gjithë popujt me kulturë bneurorike (fetare) kanë sundim autokratik. Ata nuk e dinë këtë, por veprojnë kështu, sepse e gjitha kjo sjellje është e pavetëdijshme. Prandaj bëjnë gam-gam këta që mbrojnë Ramën, edhe pa lekë.
Kështu që paratë që marrin nga taksat e këtij populli, nuk i kthejnë në produktivitet por në maskarallëk, kjo duke u nisur nga niveli i tyre i ulët e meskin. Si përfundim, të gjithë sillen si skizofrenë, drejtues me çrregullim personaliteti, ose persionalitet të shumë fishtë. Nuk din ku i ke. “Skizofrenia i ka të gjitha” – thoshte Dr. Ulvi Vehbiu, psikiatër.
KOMENTIN po e jap shumë shkurt:
…
SHKONTE NJONI VINTE TJETRI,
SHUMË MA I ZI I RIU SE I VJETRI!
IMH
e/mail: ekspertimh@hotmail.com