SHKOLLIM E DIJE – PUNË – PRODHIM E ZHVILLIM

1
Edi Rama - fushata

Arben Çokaj

kjo duhet të jetë moto e shoqërisë tonë, nëse duam të shohim prosperitetin e vendit tonë.

Nëse merremi me vese, me loqet e Ramës e me eZanin e naltë, mos u ankoni, rezultatin po e shihni përdfirë. 35% e shqiptarëve janë me të ardhura ditore nën 6800 lekë të vjetra, rreth 7 Euro. Rama në 12 vjet qeverisje, jo vetëm që e rriti emigrimkin e shqiptarëve me 18%, por edhe e ktheu shoqërinë shqiptare në shoqërinë më të varfër në rajon, me spitale ku ilaçet e skaduara të Tomës duhet të blihen nga pacientët dhe për më tepër janë talkum, nuk funksionojnë.

Rama as e mendon se ky shtet duhet drejtuar drejt përmirësimit të jetës pë qytetarët e fshatarët e këtij vendi, që Shqipëria të bëhet një vend i jetueshëm për shqiptarët, ai deri tani ka treguar se paratë i ndan me miqtë e tij dhe ka krijuar një skemë korruptive globale, ku paratë e këtij vendi shkojnë vetëm në disa duar.

Për më tepër ka kijuar një makinë elektorale, duke e rritur administratën nga 83 mijë në 184 mijë dhe u kërkon atyre sigurimin e 4 votave për person. Pra, me lista e metoda të tjera të paligjshme, Rama ka kijuar një sistem për mbledhjen e votës, në kundërshti me ligjin, duke e kthyer gjithë vendin në shërbim të marrjes e mbajtjes së pushtetit prej tij. Kjo e ka ngordhur gradualisht zhvillimin në këtë vend, dhe gradualisht Shqipëria do të shkojë nga ky model, drejt vetë-shkatërrimit.

1 KOMENT

  1. I nderuari z. Arben Çokaj!

    Lexova me kujdes shkrimin e juaj të shkurtër, por përmbajtësor.

    Nga shkrimi veçova, po citoj:
    “Rama as e mendon se ky shtet duhet drejtuar drejt përmirësimit të jetës për qytetarët e fshatarët e këtij vendi, që Shqipëria të bëhet një vend i jetueshëm për shqiptarët, ai deri tani ka treguar se paratë i ndan me miqtë e tij dhe ka krijuar një skemë korruptive globale, ku paratë e këtij vendi shkojnë vetëm në disa duar.”

    Ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora për një shkrim të guximshëm
    *
    Mendoj se ajo që bën Rama është një veprim i turpshëm! E turpshme është çdo gjë që nuk është e moralshme, e lejueshme, e ligjshme dhe e pranueshme, si sjellje, qëndrim apo veprim normal, etik e moral, për njerëzit e një vendi apo të një populli… Ndaj, kujdes dhe larg e më larg nga veprimet e turpshme, sepse pas tyre rendom pason stigmatizimi nga masat e gjëra popullore, i cili, mund të manifestohet dhe reflektohet keq, jo vetëm ndaj bërësit turpit, por edhe më gjërë…
    *
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.