38 C
Tirana
E shtunë, 18 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Lotët e Vajsava Kastriotit

Lotët e Vajsava Kastriotit

0
Vojsava Kastrioti

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka-Trojvogjli

Në kullën me tre poda në vetmi
Tek Kodër Gështenja në Qelias
Lotët e Vajsavës si valët e Drinit të Zi,
Si duron zemra e nuk po plas.

Vajsavë, e bija e Gurgur Tribalit
U martove me Gjonin, djalin e Palit
I cili thirrej Gjoni i Emathias…
Pranë oxhakut, ajo e kërrusur gjithë maras.

Marin Barleti të mbuloi me lavde
Erdhe nuse e re, u bëre zonjë e madhe…
E merituar për një Princ Trojvogjlas
E ndriçove kullën e bardhë në Kodër Qelias.

Trupin si selvi, belin për tre kollana
Rrezatim hyjnor, më e mira ndër zana
Buzëeqeshur kur u prit Volterana
Natën e korrikut e ndriçonte hana.

Nga pritja diellore, Volterana ngeli pa mend
Historiani e shkeli me këmbë këtë vend…
U llafos me pleq duke i parë në sy
Filozofinë trojvogjalse e gjeti aty.

Më parë këto vise i shkeli Herodoti
I cili shkroi për Mbretin Kidni Trojvogjli
Mbretëria e tij ishte lugina e Drinit të zi
Mbretëria fillonte nga Lura në Ohri.

Toponimet rrëzojnë Akademi…
Toponimet i ruajti Zoti, shkruajnë histori
Ndaj unë besoj tek toponimet
Tel lexuesi të freskëta i sjell tregimet.

Ndaj po kthehem tek lotët e Vajsavës
Të cilat flasin për tragjendinë e dramës
Katër djem e pesë cuca i lindi te kulla
Nga vuajtjet balli iu mbulua me rrudha.

Katër cuca i martove shumë larg
Tre djem t’i helmuan në prag
Në kullë ngele vetëm me Mamicën
Duke pritur Gjergjin të të sillte dritën.

Lotët e mallit të verbuan dritën e syrit
Si pellg nga lotët u mbush gropa e hirit
Nga lotët u shua zjarri i oxhakut
Shpata priste një burrë t’i printe Bajrakut.

Shpatën e baba Gjonit e mbante Mamica
Si rrufe mbi turqit sulej nëpër prita
Duke pritur Gjergjin pa fund zgjatej dita
Vajsavës nga sytë e verbuar loti i rridhka.

Gjergji me treqind djelmosha dibranë
Erdhi në Trojvogjël e thirri: -O Nanë!
E përqafoi Vajsavën e puthi në sy:
-Nana eme, sa shumë malli më mori për ty!

Fytyrën i përkëdheli me duar
Në sy Vajsavës një dritë i ka veguar…
Më trego Mamicë, vërtetë Gjergji është ky!?
-Po nanë, Gjergji tash asht me ty!

Gjergji sa mori uratën e nanës
Detyrën për në Krujë ia besoi Hamzës.
Hamza nipi i Gjergjit trim mbi trima
Turqit i shpartallonte si vetima…

Ishte dita e 28 Nëntorit
Në Krujë u valëvit flamuri i Kastriotit…
Sa shumë Vajsava e kishte pritur këtë ditë
Një rrezatim diellor i ndriçoi sytë…

Sa shpejt erdhi dita e 29 Qershorit
Beteja u zhvillua në Livadhet e Trojvogjlit
Ali Pasa, i Katërti Kalif i Anadollit
Erdhi t’i hapte Gjergjit gropën e vorrit.

Në Trojvogjël u zhvillua beteja e parë
Turqia e dinte se Gjergji këtu kishte farë
Farën e Kastriotit ta shuante një herë e mirë
Ali Pasha erdhi me dyzet mijë qafirë.

Por Trojvogjli iu kthye në shesh hidhërimi
Dhe Kryqi Ujor i lëshoi frymë mallkimi
Në Dibër Poshtë Gjergjit i ndrinte shpata
Sepse bekim hyjnor mori ai nga vatra.

Bekim hyjnor i dha nënë Vajsava
Shumë pak ajo pa ditë të bardha…
Ajo lindi Heroin e Kombit
I cili mori bekimin e Zotit.

Vajsavë, vërtet ishe bijë e Gurgur Tribalit
Rritur me aromën e luleve të Gostivarit
Në Kastriot solle trimërinë e maleve të Sharrit
E u bëre hyjnore e malit të Korabit.

Tash je hyjnore e bjeshkëve të Gramës
Hallall të qoftë gjiri i nanës!
Mbajte në këmbë kullën e Gjon Kastriotit
Bekim të madh more ti prej Zotit…

Në Kastriot, kulla e Palit u bë xhami
Gjoni në Hamza mori emrin e ri.
Te Kodër Gështenja ndërtoi kullën e bardhë
Dhe pusin në brinjë që kishte ujë të rrallë.

Nën këmbët e kullës Qyteti Qelias
Në gipsin e bardhë kalaja Volas
Gjoni këtu mbante të shpejtën ushtri
Si ortek binin brigjeve të Drinit të Zi.

Shumë kala i ndërtoi Mbreti Kidni
Qe pesëqind vjet para Krishti
Djemtë e Kidinit, Kuku e Kastrioti
I trashëgojnë trojet mot pas moti.

Të bekuara prej Zotit janë toponimet
Të bekuara dhe hidronimet dhe oronimet
Bazuar në to më shpërthejnë frymëzimet
Reale të sjell mes jush kujtimet.

Nuk është e lehtë të vish tek e vërteta
E vërteta të shpon si shigjeta
Të vërtetën e ka thënë Herodoti
Të vërtetën e ka thënë Marin Barleti.

Të vërtetën e ka thënë Volterani
Që hëngri bukë në kulle te Gjon Dibrani
Që me sy pa Vajsavën, një princeshë
Vajasava që rrezatonte si hyjneshë.

Gjergji në Trojvogjël ka origjinë
Aty hapi së pari synë
Në rrugën e gjatë iu rrit fama
Në krahëror e mbajti kur dha shpirt Nana.

Vajsavë, ti ishte kërcuna
Nga lindën katër djem e pesë cuca
Vajsavë, ti ishte vatra ku u rrit lavdia
Vajsavë, ti je memorja që ruan historia.

Sytë i kam të mbushura me pika loti
Kur kujtohet Vajsavë Tribali, Vajsavë Kastrioti
Në Trojvogjël ngriti përmendoren e lavdisë
Në Trojvogjël janë rrënjët e historisë.

Vajsavë, o nanë e madhe diellore
Në gjirin tënd piu historia shqiptare…
Historia shqiptare nuk shuhet kurrë
Me gjak shqiponje ndrinë në flamurë.

Sa hërë Drini i Zi e ngre valën
Dëgjohet zëri: -O priteni Vajsavën!
Sa hërë ushton furtuna në Nantë Male
Ajo është frymë e Vajsavës së Madhe.

Sa herë livadhet e Trojvogjlit mbushen me trëndafila
Ngjajnë me buzëqeshjen e Vajsavës, më e mira…
Vajsava e Trojvogjlit është origjina
Toponimet janë vetë vula dhe firma.

Vajsava lindi e rriti nëntë fëmijë si lulet në livadhe
Për çudi Dibra ka Nantë Male
Ndaj në Dibrën diellore ruhet amaneti
Ku Mbret është Populli e Populli Mbreti.

Tiranë, 18 Korrik 2026

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.