Përkthejunga italishtja Prof. As. Dr. Lekë Pepkolaj
Francesco De Sanctis ishte kritik letrar, eseist politikan italian, ndër kritikët dhe historianët kryesorë të letërsisë italiane në shekullin e 19-të dhe disa herë Ministër Arsimi. Metoda e kritikës së tij lindi jo vetëm nga një zhvillim i shkëlqyer intelektual, por edhe nga një nevojë e fortë për të ndërmarrë një betejë kulturore.
Studioni! Për dashurinë e dijes, kurrë për notat. Sepse dija ndihmon të jesh. Dhe të dish shumë ndihmon të jesh i madh.
Studioni! Sepse kultura të bën të lirë dhe asgjë nuk vlen më shumë se liria.
Studioni! Sepse janë fjalët që njihen, sepse mendimi krijon realitetin.
Studioni! Sepse nuk do ta njohësh kurrë mërzinë nëse e doni një libër, një peizazh, një pikturë ose javën e enigmës.
Studioni! Sepse duke studiuar do të kuptohen cilësitë tona, prirjet tona, pikat tona të dobëta.
Studioni historinë, sepse e kaluara ndriçon të tashmen.
Studioni gjeografinë, sepse çdo vend është gjithashtu një lumë, një mal, një erë.
Studioni matematikën sepse në jetë llogaritë nuk dalin dhe duhet të gjenden zgjidhje alternative.
Studioni gjuhët e huaja, sepse udhëtimet janë leksionet më të mira të jetës.
Studioni biologji sepse të kuptohet se si rreh zemra ose pse rrahjet e zemrës shpejtohen nëse bie në dashuri është e mrekullueshme.
Studioni filozofinë sepse do të mësoset të arsyetohet dhe të shikohet bota nga këndvështrimet më origjinale.
Studioni letërsinë sepse do të jetohet shumë dhe do të shikohen vende të pabesueshme nga shtëpia.
Studioni gramatikën sepse ndryshimi midis një theksi dhe një apostrofi nuk është kurrë një hollësi.
Studioni muzikën, artin dhe poezinë! Sepse bukuria është emocion dhe terapi.
Studioni fizikën dhe kiminë sepse në atom dhe molekula fshihen energji shumë të fuqishme.
Studioni! Sepse kur ndalon së mësuari, ndalon së jetuari.
Studioni atë që pëlqen, por edhe atë që tani duket e padobishme. Sepse një ditë, kur nuk pritet, do të kuptohet domethënia.
Studioni! Pa pretenduar shumë nga vetja dhe pa hequr dorë kurrë nga koha e lirë, sporti dhe emocionet. Sepse studimi vjen gjithmonë pas mirëqenies sonë.
Studioni! Pa frikë se mos harrohet diçka. Sepse ‘vrimat’ e kujtesës shërbejnë për të krijuar hapësirë. Sepse shkolla shërben për të shndërruar pasqyrat në dritare, jo për t’iu gjykuar.