Një qershi mali më tha në Roganë
një pemë lajthie e kam këtu pranë
ka dru shkoze dhe xhufka krekëze,
e rreth e rrotull ansamble me zogj.
Edhe lisi më tha i kam fqinjët e mi
ku ajri dhe era më japin shëndet
bimët e pyllit janë bimë me vlerë
pylli pa lisa është i thatë e i mjerë!
Qielli mbi pyll sot është i kthjellët
ai i jep shkëlqim gjelbërimit këtej
prania e bariut është nderë i pyllit
gjuhën e pyllit bariu e njeh bukur.
Tëra stinët në Roganë janë klimë
nëpër stinë hapet gjithësia natyrës
në rrudha lisi koha vë veten e vet
në Roganë shpirti im fluturon lart.
Rogana është atdheu im i vogël
Kodra e Brijës i mbështet erërat
e bukura Roganës i vret vetëtimat
në Roganë, atdheu e ka një atdhe!
Atdhe Geci