Dhimbje e pa harruar

0
292
Milazim Zeqiraj

Milazim Zeqiraj

Dhimbje e pa harruar

Kushtuar familjarve më rastin e marveshjës së Prillit 2023 në Brukselit
në mës delegacionit të Kosovës dhe Serbisë më ndërmjetësin Borel dhe Lajqak
për 1639 dëshmorët e kidnapuar e të vrar e të marrur më vete nga soldateska serbe
dhe të varrosur në varret masive në Serbi për të zhdukur gjurmet e krimit.

Kriminelet serb i kidnapuan
në shtëpit e tyre dhe i vranë,
të vrarë i morën në Serbi,
i varrosen në varreza masive ,
për ti zhdukur gjurmet e krimit,
kurse një kamion më kufoma
e hudhem në lumin Danub.

Brukseli po luan lojën e vet,
më marrveshjën farzë të Prillit 2023
më kriminelet që kan bër krim.

Nëna thoshte,
mos fol për të vdekurit
se ja luan eshtrat.

Po dua më jau lekund eshtrat,
i duam eshtrat e 1639 dëshmorve tan,
se nuk janë të zhdukur, as të humbur
por të kidnapuar e të vrarë në Kosovë
dhe të varrosur në varret masive në Serbi.

I duam dëshmoret tanë
këtu në Kosovë ti varrosim,
se varret e hapura po i presin
për rivarrim e tyre që të janë të qetë
në vëndlindje për jetë e mot.

Ta ngrism muzeum e mallengjimit
dhe një lapidari më maje derjt qiellit
e në çdo hëre ta vizitojmë
e lulë Bozhuri të vëndosim në lapidar.

Familjarët presin në pafundësi
të dashurit e tyre,
e ju dëshmor atje në varret masive në Serbi
pritni ardhjën në token e juaj
në varret e juaja këtu në Kosovë .

4/2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.