23.5 C
Tirana
E dielë, 5 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj NJË DEPUTETE SOCIALISTE KËRKON RRËZIMIN E QEVERISË RAMA !

NJË DEPUTETE SOCIALISTE KËRKON RRËZIMIN E QEVERISË RAMA !

0
Marjana Koçeku

Marjana Koçeku – foto nga profili i saj në Facebook

Shkruan Arben Çokaj, gazetar

Marjana Koçekuneomalësorja – ishte kryesuese e listës së PS-së në Shkodër. Ajo nuk u largua nga Grupi Parlamentar i PS-së, kur Rama me një urrejtje patologjike, në vend që t’ua rregullonte rrugët në Theth thethianëve e ta bënte Thethin si provincë zvicerane, filloi dhe u rrëzoi shtëpitë atyre, qindra mijëra Euro dëm ekonomik, në tokat e tyre, duke u shkaktuar kështu një humbje të madhe ekonomike.

Marjana Koçeku largohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

Por tani, pasi hajni doli në krye në Univewrsitetin e Shkodrës dhe e largoi nga puna Rektorin e Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, dhe Rama mbajti anë me hajnin, si dhe shpërthimi i këtyre protestave të papara e padëgjuara më parë në Shqipëri kundër qeverisë Rama, Marjana u tërhoq nga Grupi Parlamentar i PS-së, doli si deputete e pavarur dhe iu bashkua protestave, për rrëzimin e qeverisë Rama!

Neomalësorja me kec, para se të bëhej deputete

Bravo Mariana për guximin, sakrificën, dhe vlerat që po tregon. Kjo lëvizje politike e jotja është sipar i shkatërrimit nga brenda të PS-së, mjafton të ikin 15 deputetë socialistë si ti dhe Rama, arroganca dhe ngrefosja e hajnitë e tij bien në hale. Kjo dmth. se 15 deputetë si ti kanë më shumë forcë pëfaqësuese në këtë rast, se qindra mijëra njerëz në sheshet e Tiranës, Shqipërisë e qyteteve kryesore të botës, ku po protestojnë shqiptarët.

Dikush si Gjeloja, Partizan Cene e Musa Kurtulaj, etj., mundet me thanë se veprimi yt nuk është shumë i zgjuar nga pikëpamja jote personale e politike, por uroj të të dalë për mbarë. Uroj që instinktet e tua, si deri tani, të mos ju gabojnë!


Pas kërkesave për lënien e mandatit, reagon Marjana Koçeku në Facebook:

Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.