VEPËR QË NDRIÇON FIGURËN E NJË MISIONARI SHEMBULLOR

0
624
Muharrem Metushi - Bali

Nga: Isak A H M E T I
———————————–

1. Më 2018, në Prishtinë, doli në dritë libri monografik: MUHARREM METUSHI-BALI – MISIONAR SHEMBULLOR I ARSIMIT KOSOVAR, i autorit Tefik Ajvazi-Mjaku, që tashmë në letrat shqipe njihet si autor edhe i dy monografive të tjera si:
a. Vatrat e shuara arbërore (1914) dhe
b. Mbarësitë e zhvillimit të arsimit në trevën e Ferizajt 1941-1999, për të cilat kam shkruar më parë.

Pas botimit të monografisë së fundit, të cilën kësaj radhe po iu paraqes lexuesve, autori është duke e përgatitur për botim librin tjetër të radhës me titull:
LIRIKA POPULLORE NË TREVËN E FERIZAJT.

2. Pak biografi për autorin
—————————————-
Tefik Ajvazi-Mjaku u lind më 1943, në Smirë të Vitisë. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje dhe në Goshicë, kurse Shkollën normale “Zefi Lush Marku” në Shkup.
Studimet i ka kryer në Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës.

Gjithashtu i ka kryer edhe studimet pasuniversitare.

Pas studimeve emrohet Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin e Ferizajt, ndërsa nga viti 1974 emërohet këshilltar pedagogjik në Entin. Rajonal për Përparimin e Arsimit e të Edukimit në Ferizaj, për 26 vjet, deri në vitin 2000.

Nga tetori i vitit 2002-2008 ka punuar si profesor i gjuhës dhe letërsisë në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti deri në pension (më 01.06.2008).
Është me rëndësi me këtë rast të theksohet se Tefik Ajvazi-Mjaku është laureuart i shumë mirënjohjeve për kontributin që ka dhënë.

3. MUHARREM METUSHI-BALI
————————————————-
MISIONAR SHEMBULLOR I ARSIMIT KOSOVAR (Prishtinë, 2018)

Libri më i ri publicistik e shkencor i autorit, Tefik Ajvazi-Mjaku, është shkuar me shumë përkushtim e dashuri. Libri në fjalë ndriçon, me shumë kompetencë, figurën e një misionari shembullor të arsimit kosovar, atë të Muharrem Metushiit-Bali, por edhe figura të tjera të arsimit si dhe arritjet e tyre…

Librin në fjalë autori e ka strukturuar si vijon:
Pjesa e parë ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Parathënie,
Recensione,
Mësuesi Bal ishte veprimtar patriot dhe arsimdashës i përbetuar ,
Një pasqyrë e shkurtër e historisë për fshatin Smirë dhe disa shpjegime të gabuara rreth lashtësisë,
Struktura e ndarjes gjenealogjike e vëllazërisë Aliaj (Aliçkovit).

KAPITULLI I,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Gjenocidi serb i tetorit të vitit 1912 dhe shpëtimi i Hazir Ramë Beqirit, me 9 plagë në trup,
Synimet shkombëtarizuese të kolonizimit serb ndaj fshatit Smirë
Shpërnguljet nga fshati Smirë

KAPITULLI II,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Personalitete të njohura të vëllazërisë Aliaj,
Nuhi Rexhë Smira, trim i trimave,
Nuredin Agushi-guximtar dhe burrë i fjalës,
Jashar Musfafa, kreu i fshatit Smirë,
Tefik Salihu, kryeplaku i fshatit Smirë,
Musli Avdiu, bujar dhe krer i fshatit.

Pjesa dytë

KAPITULLI III,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Historiku i familjes Metushi,
Hasan Metush Shabani, i njohur për paqësor dhe mikpritje,
Xhevahire Rexhepi – Metushi, nëna e mësuesit Muharrem,
Metush Hasni, mjeshtër i dalluar.

KAPITULLI IV,

Fillet e Arsimit në fshatin Smirë,
Pretendimet e hershme të smirakëve për të hapur shkollë në vitet e 20-ta të shek.XX përmes mejtepit,
Tentimi i parë dhe hapja e shkollës në gjuhën amtare,
Fëmijëria e Muharrem Hasan Metushit dhe shkollimi fillestar.

KAPITULLI V,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Aktiviteti politik dhe atdhetar i Muharremit në shpëtimin e 16 bashkëvëndasve nga Brigada e XVI partizane çetnike,
Muharrem Metushi në radhët e brigadës antifashiste,
Zbatimi i “mbledhjes së tepricave” gjatë viteve 1946-1952 në fshatin Smirë,dhe ndikimi i Ballit në dënime sa më të ulëta,
Burgosja e Metush Ibrahimit për shkak të”
Tepricave”,
Vrasja e të riut Ramush M.Azemit,
Burgu në Smirë dhe kontributi i Muharremit në lirimin e tyre,
Shkollimi i Muharremit pas LDB-së,
Muharrem Metushi, mësues në Stubëll,
Shpërngulja e familjes në Sojevë,
Emërimi i Metushit mësues në shkollën tetëvjeçare në Pozheran,
Mësuesi Muharrem në Shkollën Normale shqipe dyvjeçare, në vitin shkollor 1954-1955,
Rrëfimet e dhimbshme për “Aksionin e mbledhjes së armëve”,
Emërimi i Muharremit mësues në tetëvjeçare në Pozheran,
Muharrem Metushi, zëvendësdrejtor dhe drejtor i shkollës,
Aktiviteti i dendur jashëmësimor i Muharremit dhe burgosja e tij,
Shpërngulja e mësuesit Bal nga Pozherani në Ferizaj,
Fillimi i punës në qytet,
Një takim emocional me dy mësues shembullorë,
Mësuesi,profesori Muharrem si pajtimtar.

KAPITULLI VI,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Vizita e Ministrës Tefta Cami në shkollën”J. de Rada”në Ferizaj,
Vizitë ish ministristreshës Tefta Cami në Tiranë,
Familja Cami nga Dibra me vlera të mëdha historike dhe atdhetare,
Disa të dhëna mbi veprimtarinë arsimore të Tefta Camit,
Tefta Cami zgjedhjet ministreshë e Arsimit dhe Kulturës.

KAPITULLI VII,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Mësuesi Muharrem student,
Punësimi i Muharremit në shkollë të mesme.

KAPITULLI VIII,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Pasardhësit e mësuesit Muharrem,
Gjyla Muharremi Metushi-Ajvazi,
Si e mbaj mend burgosjen e babit,
Ramadan Muharrem Metushi,
Afërdita Metushi-Uruçi,si e kujtoj babanë tim,
Fatmir M.Metushi,
Izet Metushi,
Nazmi Metushi,
Hazbi Metushi,
Njazi M.Metushi,
Familja e Agim Metushit,
Naim M.Metushi,
Abdullah M. Metushi, veteran i UÇK-së,.

KAPITULLI IX,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Kujtime për Muharrem Metushin,
Si e njoha Muharrem Netushin,
Mësuesi Nuhi Salihu për aktivitetin e Muharremit përfaqësues i udhëheqjes së fshatit Smirë,
Një kujtim nga dënimi i mësuesit Bal,
Prindi i nxënësit Besim, Ibrahim Hyseni,
Muharrem Metushi-Bal,
Një kujtim i mësuese Gjystina Ndotja,
Takimi i parë me mësuesin Muharrem,
Si e shpjegoi numrin(1) mësuesi im i nderuar Muharremi,
Si u njoha me Balin,
Mësuesi që më bëri mësues,

Përshtypje të thella ndaj mësuesit Muharrem Metushi,
Kujtime mbresëlënëse për mësuesin tim.

Pjesa tretë

KALITULLI X,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Plejada e parë e mësuesve të Smurës,
Hetem Panariti ushtarak dhe mësues i parë smirak,
Shail Ahmet Dika,
Abdullah M.Abdyli, mësues dhe administrator,
Mësuesi i dalluar dhe aktori i afirmuar Januz Ramadani,
Nuhi Ismajl Salihu, mësues i punës dhe mirësisë,
Harrosh Halili Hysebu, mësues i dalluar i shkollës shqipe,
Isa Nebi Shabiu, administrator i parë nga Smira,
Vehbi R.Ibishi, mësues dhe drejtor,
Hajrush Shabani (1939-2005).

KAPITULLI XI,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Arritjet e shkëlqyeshme të vëllazërisë Aliaj,
Prof.dr.Sami Ibrahimi,
Hysni Sylë Salihu, delegat i ish Kuvendit të Kosovës,
Me.sc.Naim Sejdiu,
Agim L.Agushi, zhonglier në librin e Ginisit,
Afrim R.Halili, komandant policie dhe master i shkencave juridike,
Prof.dr. Përparim F. Ahmeti, gjeodeti më i mirë,
Prof.asoc.dr. Arben Mehmeti.

KALITULLI XII,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Plejada e dytë e mësimdhënësve të vëllazërisë Aliaj,
Besmir Tefik Salihu,
Mifail Halilit Beqiri,
Bajram Musli Aliu,kundërshtar i politikës shoveniste serbe,
Musa Jahi Sejdiu,
Isak Xhemajl Rexhepi,arsimtar,drejtor dhe administrator,
Gani S.Agushi,mësues malësie,
Basri S.Agushi,
Shaip Remzi Rexhepi,
Sylejman Nebi Shabiu,
Hamdi Shukri Rexhepi,
Ymer A.Beqiri,
Alije Halili,
Zejnullah Halili,jurist i diplomuar,
Nexhmedin S.Agushi,
Agush Latifi Agushi, këngëtar i dalluar,
Mejreme L.Agushi, matematikanja e parë nga Smira,
Tefik Ajvazi-Mjaku,
Naim Latif Agushi,
Besarta Sh.Halili, avokate e parë në Morava të Epërme.

KAPITULLI XIII,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Mosmirënjohja ndaj luftëtarit të UÇK-së,
Rrahman H.Halili, ushtaraku i dytë smirak,
Avni Ismet Halili,
Xhevdet Halili.

KAPITULLI XIV,

ku janë përfshirë këto njësi shkrimore:
Arritjet e shkëlqyera të brezit të rinj të vëllazërisë Aliaj,
Të shkolluarit nga familja Demaj,
Nga familja Haziraj, studimet i mbaruan,
Arritjet në shkollim, nga familja e Beqajve,
Nga familja Sejdiu, studimet i mbaruan,
Nga familja Halili dhe nga barku familjar Salihu studimet i mbaruan,
————————————————
Burimet dhe literatura,
Gazetat dhe revistat,
Kujtime, deklarata me shkrim dhe rrëfime,
Album fotografishë.
————————————————

Nga kjo pasqyrë e lëndës, nga njësitë shkrimore që janë përfshirë në këtë monografi, kuptojmë se kemi të bëjmë jo vetëm me një autor serioz por edhe me një vepër të një rëndësie të veçantë. Ky libër, që ka vlera shumë shkresore, siç e ka thënë edhe vetë autori, iu ka kushtuar personazhit kryesor, misionarit të arsimit Muharremit dhe pasardhësve (fq.13). Vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se autori këtu shkruan për Muharrem Hasan Metushin dhe për vendlindjen Smirë dhe për rrethin famjljar me tradita patriotike e kontribut dhënës. Ndryshe këtë monografi, siç e ka vënë re edhe Musli Merovci, prof. mund ta quajmë edhe kronikë të gjallë të vuajtjeve të një populli, ku autori me kujdes,i paraqet shqetësimet tronditëse të shpirtit të trazuar të Arbërit (fq.17).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.