MILLOVAN GJILLASI E NGRITI, KURSE HASHIM THAÇI E RRËZOI KUFIRIN ME MALIN E ZI?!

1
Banorët protestojnë për Çakorrin

Në pesëvjetorin e humbjes se Çakorrit:

Nga: Binak Maxharraj

/Në pesëvjetorin e humbjes se Çakorrit, heshtje varri/
/Pse, nuk u tha kurrë e vërteta se, a iu shitë apo iu fal Çakorri Malit të Zi/
/Liderët e Malit të Zi: “Demarkacioni me Malin e Zi është çëhtje e mbyllur, nuk ka korigjim të kufirit”/
/Në këtë shkrim do hedhim pak drite se si ndodhi humbja e Çakorrit, përkrenarja e Kosovës dhe foleja e shqiponjave/

Ditë më parë u mbushën pesë vite te dhembëshme qe kur e humbëm përkrenarën e Kosovës Çakorrin,sepse pesë vite më parë shpërtheu turpi në Parlamemtin e Kosovës kur deputetet me dhunë e shantazhe u detyruan nga kreret dhe lideret e shtetit si: Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Hrajdinaj të votojnë demarkimin e vijesë kufitare me Malin e Zi. Pra, mashtruesit qeveritar i mashtruan se pas kësaj do te këtë, rishqyrtim, korigjim te vijes kufitare.

Qe pesë vite në Parlamentin e Kosovës ndodhi mashtrimi dhe tradhetia me e madhe ndaj kombit kur deputetet te shantazhuar nga pushtetaret actual duke i detyruar ta votijnë vijën kufitare me Malin e Zi me ç’rast Kosova humbi 8200 hektar tokë. Sot e asaj dite çdo gje rreth dhe përrreth humbjes e Çakorrit nuk u bë transaparente, çdo gje po heshtet, anipse ne prapavijë qendrojnë prapaskenat e tmershme se si dhe pse humbi vija kufitare me Malin e Zi.

Gjatë gjithë vitit 2017/2018 kur ndodhi turpi me i madh ne historin e Kosovës kamë plasë duke vajtuar e mbrojtur Çakorrin me zë e shkrime sespe në atë përiudhë i pata publikuar mbi 20 shkrime ne media dhe portale duke thirrë e piskat deri ne kupë te qiellit rreth mekatave të turpshme të pushtetarve për humbjën (faljen, apo shitjën e Çakorrit), por asgjë, siç thuhet njeriut te vdekur mund ti bëhet varri dhe asgjë tjëtër. Dhe Çakorri po ate vit u vorros për se gjalli,për gjithëmonë.

Por, hajde të shohim se si dhe pse humbi Çakorri, kjo përkrenare, kjo madheshti nytarore e Kosovës kur me shkejuj dhe dekata ate as me luftra nuk mund te pushoi as Kral Nikolla e as Mark Milani sepse vetë kreshniket e Rugovës e mbrojtën me fanatizem të madh, kurse tani vete shqiptaret si ne tepsi dore pa fije turip,pa fije ndërgjegjeje bënë atak te turpshëm ne sovranitetin dhe integritetin e shtetit te Kosovës duke ia fale, dhuruar apo shitë Çakorrin Malit të Zi?!

Çakorri me shekuj e dekada ishte i Kosovës?!

Pak histori më plotë fakte dhe argument se si ndodhi humbja e pakethim i kesaj bukurie natyrore dhe krenarie për Kosovën?!

Të rinjët e sotit me siguri nuk kanë ndegjuar asnjëherë për malazezin Milovan Gjilasin, port ë vjetrit e mbajnë mend edhe për te mire edhe për te keq. Milovan Gjilasi ishte bashkëuftetar me Titon. Lufta e Dytë boterore posa kishte përfunduar dhe ne horizonte ishte krijimi i shtetit i quajtur Jugosllavi te cilën e përbenin gjashtë republika dhe dy krahina autonime. Më këtë rast do përmendur se në Bujan, fshat ky ne Malesinë e Shqipërisë ishte mbajtë një Kuvend ne te cilin ishin marre vendime te medha për ardhmerin e kombit ne formë te një Rezolute që pas përfundimit të luftës me deshirën e popullit shqiptare Kosova do t’i bashkohëj Shqipërisë.

Por kjo nuk ndodhi Kosova u tradhëtu?!

Sespe ne vitin 1945 në Kuvendin e Prizrenit, ku morën pjesë edhe shumë patriot shqiptare dhe prisnin qe të realizohëj Rezuluta e Bujanit ku Kosova do ti bashkohet Shqiperisë. Çdo gjë ishte survijuar, ishte pregatitë me parë me presion nga ana e UDB-ës jugosllave qe kjo te mos ndodhë u aprovuar një Rezolutë tjetër nen ndikimin e shofenizmit serb ku thuhet se: ”Kosova dhe Metohia me vetë deshirën e popullit te Kosovës i bashkohet Serbisë federale”. Patriotet shqiptar qe morën pjesë si delegate ne ate Kuvend qe memzi prisnin qe të votohet Rezoluta e Bujanit, u tradhetuan, shumica prej tyre u ndoqën, u përsekutuan përfunduan nëpër burgjet fatale te Serbisë, një pjesë e tyre edhe u pushkatua pa ligj.

Shkurtë kështu përfundoi Kosova në kuadër te ish jugosllavisë dhe përmbrenda Serbisë, se cilës dhuna dhe terrori nuk u nadën kurr ndaj tyre,shumica me dhunë janë detyruar te shpernguleshin për në Turqi sipas një mareveshje te nenshkruar me parë. Për te gjitha këto vitet shqiptaret e Kosovës nuk kishin te drejta, dhunoheshin dhe përsekutoheshin nepër burgjet jugoslave deri kur Kosova e mori fatin e vetë ne dorë me luftën e saj çlirimtare të vitit 1999.


Fillë pas Luftës së Dytë Boterore, pra në gusht të vitit 1945 qeveria e atehërshme jugosllave vendosi për vijizimin e kufinjëve. Pos kufinjeve te tjerë ne ish-jugosllavi, qeveria e atëhërshme jugosllave vendosi te bëjë edhe demilitimin (përkufizimin) e vijes kufitare midis Malit te Zi dhe Kosovës (apo Serbisë). Në krye të ktëij komisioni ishte malazezi Milovan Gjilasi, aty ishte edhe Miladin Popoviq nga Peja (i cili siç dihet mori pjesë direkte ne formimin e Partisë Komuniste te Enver Hoxhes) te cile ishin ne luftë në eleminimin e Ballit Kombetar qe edhe e arrijtën me ndihmën e jugosllaveve.Por në këtë Komision ishte edhe Svetozar Vukmanoviq-Tempo.

Pra siç po shihet ne keëtë komision ishin figura te njohura nga lufta dhe politika në ish-jugosllavi,por quditerisht ne këtë komision nuk ishte, nuk ishte asnjë shqiptar.
Ate gushti të vitit 1945.Komisioni në krye me Millovan Gjillasin ia nisi punës për demilitimin (caktimin) e vijes kufitare. Ishte ditë e nxhëtë gushti i atij viti. Komisioni ngadal ngjtej përpjetë Maleve te Kelmendit (serbet i thon Prokletia). Xhipat e tyre te vjeter te ushtrië jugosllave me komisionin por edhe më personelin teknik po ngjiteshin prepjet leqeve pa ndonjë dije dhe qellim te ckatuar se ku do te ndalen.

Ecnin përpjetë rrugeve me plotë leqe nepër fshatrat e Rugovës te njeresitur, te bërë qull. Kur arrijtln në majen me te naltë te Bjeshkëve te Kelmendit pikërishtë ne maje te Çakorrit komisioni u ndal për te pushuar pak dhe për te bërë investigimin e terrenit. Milovan Gjilasi kryetar i komisionit (ai dinte te fliste nga pak edhe shqip), u largua një qikë nga te tjeret dhe jo fore larg tyre u ulë në një gurë bukur te madh e ndezi një cigare ”Morava” dhe po i shikon lartesit mahnitese, te bukra dhe të thepishme të Maleve te Kelmendit me majen e sajë me te lartë Çakorrin te cilave veç natyra ua kishte falë ate bukuri mahnitese.

Millovan Gjilasi nuk e zbretë shikumin nga ato lartesi, por shikon, mediton, analizon me medjen e tij. Kethehet në te majtë për një qast i delë përpara Mali i Zi, por i dalin përpara syve Plava, Gucia dhe Vuthajt që dikur ishin troja shqiptare por qe iu falën Malit te Zi ne Konferencen e Londres ku behej pazare me trojet shqiptare te pushtuara nga srbo-sllavet. Kthehet nga ana tjetrë ne të djathët prëpara i del Kosova, i del Rrafshi i Dugagjinit me tërë bukurin mahnitese qe këtij rrafshi ia kishte dhenë natyra,nga si ne shuplak te dores e sheh Pejen, Gjakoven dhe Prizrenin.

Merrë fryme thellë i mahnitur nga bukuritë e Rrafshit të Dugagjinit, e ndezë edhe një “Moravë” dhe shikimi i shkon te majat, kreshtat, thepat më te larta te Bjeshkeve te Kelmendit.Për një qast shikimi i ndalët në një vend, nuk ndalët duke shikuar. Aty e pa fluturimin e Shqiponjave, të cilat fluturonin lartë atyre kreshtave mahnitëse që veç që nuk thonin:këtu në këto kreshta na jemi të zotët, këtu i kemi foletë tona qe ç’prej është kriju natyra,nga këtu na kontrollojmë keto male e skuta me mija e mija vjete, dhe nuk ikum nga ketu,sepse këtu jemi lind ne dhe te parët tanë, sikur donin t’i thonin Gjilasit, i cili nuk e çkapte shikimin nga fluturimi i Shqiponjave. Fshani thell dhe tha me vehte: ”shqiponjat (orlovi) janë dhe gjithmonë kanë qenë simpol i Shqiptarëve”. U ngritë nga guri në të cilin ishte ulë dhe u drejtue nga grupi. U ndal për një qast dhe tha:

A po i shikoni ato shqipanja atje lart në ato kreshta të larta, nga të cilat si në shuplakë të dorës shihet nga njera anë Kosova e nga ana tjetër Mali i Zi, aty ato i kane foletë e tyre me shekuj, shqiponjat janë simpol i Shqipetarëve, ato jane të ngjitura ne flamurin kombëtar të tyre. Pra, atje në ato kreshta duhet të bahet delimitimi (vijëzimi, caktimi) i kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi

Dhe ky ishte urdhër i Gjilasit dhe ashtu ndodhi?!

E tha këte Milovan Gjillasi si urdhër se ku duhet te jete kufiri midis Malit të Zi dhe Kosovës. Me urdhënin e tij komisioni së bashku me tekniket filluan punën dhe bane delimitimin (vijezimin, caktimin) e kufirit i cili caktu ne këte relacion:

QAFA E QAKORRIT, MOKNA, HAJLE DHE DERI NE KULLË TË ZHLEPIT.

Pra,ky ishte kufiri natyror, strategjik, me maje dhe shkrepa,më ujevarje dhe liqene por edhe me shumë kullosa. Ky kufinjë u zyrtarizu në të gjitha hartat ushtarake dhe civile, ky kufinjë u zyrtarizu në të gjitha ligjet e asaj kohe, ky kufiri që atehere hyri në te gjitha librat shkollore, shkencore ne te gjitha nivelet.Këte kufinjë e pranuan edhe të gjitha shtetet e botës, si kufi real dhe te pacenueshem.U ndrruan pushtetar te ndryshem, u ndërruan kralja dhe mbreter por askush nuk e preku kete kufinjë të shnjët natyror por tani te përckatuar edhe ligjerisht. Kufiri midis Malit të Zi dhe Kosovës është pranuar edhe nga Komisioni i Badintierit 1992 (nga rezoluta 1244 e KS OKB, e konfirmuar edhe nga Kushtetuta e Kosovës me 2008. etj.

Pra,kjo është historia e delimitimit të kufirit midis Malit te Zi dhe Kosovës, te cilin kufij e pranuan te gjithe edhe nderkambetarisht.Por, siq thash kete kufij nuk e luajti as karali e as mbreti, bile kete nuk e luajti as dikatatori dhe gjakpirësi Milosheviq, por këte kufij nderkombëtarisht te pranuar te cilin e vijezoi Milovan Gjilasi në menyrën më te mirë te mundeshme.Por pas 70 vjeteve ndodhi diçka e tmershme, e dhunshme kur ky kufiri trasicional, ligjor dhe natyror u rrexue pa fije turpi nga vet shqiptarët bile tani ne Kosovën e lire. O tempora o moris do thonin latinet e vjeter?!

Por tani shtrohet pyetja hamletiane: Pse u rrëzua kufiri i ligjshëm dhe ndërkombëtarisht i pranueshëm, i caktuar nga Milovan Gjilasi qysh në vitin 1945?!

Këtë e bëri kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili se bashku me minstrin e jashtem Skender Hysenin ne gusht te vitit 2015 siç behet e ditur në menyrë jo transparente, tinzare e kishin nenshkruar Mareveshjën për demarkimin e vijes kufitare me Malin e Zi. Pse e beri këtë, cila ishte arsyeja për nenshkrimin e kësaj marevshje asnjëherë nuk u bë transoarente.

Por ne saje të kesaj marevshje Hashim Thaçi themelojë Komisionin Shterëror në krye me Murat Mehen për “gjoja demarkimin (rishqyrtimin) e kufirit me Malin e Zi. Kjo gjë asnjëhërë nuk u bë transparente dhe se çka e shtyeu qeverin e kryeministrit Thaçi të veproi kleshtu ne menyrë tinxare.Pas disa viteve pune gjaja te inspektimit te vijes kufitare me Malin e Zi, komisioni doli me qendrimin se Millovan Gjilasi paska gabu para 70 vjeteve qe e ka delitimu(vijezu) kufirin aty ku ishte dhe i pranuar ndërkombëtarisht. Komisioni i Murat Mehës, beri ate çka nuk kishte te drejtë, ai e kishte për detyrë të bente demarkimin e vijes kufitare me Malin e Zi dhe jo demilitimin (caktimin e vijes se rekufitare), që do te thotë se Komisioni Meha beri delimitizimin e serishem te kufirit çka me Kushtetut nuk lejohet, sepse atje ku është ba nje delimitizim nuk mund te këtë edhe nje te dytë or mund vetem te demarkohet, të korrigjohet.

Ky ishte nje gabim fatal i Komisionit te Hashim Thaqit. Por çka ndodhi, komisioni i Hashim Thaqit jo qe nuk ka pas te drejte te beje një delimitim te dytë, ai u tregue edhe aq trim sa qe doli me vendimin qesharak se kufiri me Malin e Zi nuk qenka ne Qakorr dhe Kullë. Banë çka banë, dhe ban nje kufijë të rinjë,të cilët gurin e kufirit qe para 70 vjeteve e kishte vu Millovan Gjillasi, e rrokullisen tëposhtë për hiq ma pak së 6 kilometra ne mbrendësi të Kosovës deri ne Kuqishtë me ç’rast Kosova, sipas eksperteve të pavarur i humbete rrafsh 82 kilometra katror ose 8200 hektar tokë.

Ekspertet e pavarur te dijes dhe penes ne krye me Shpejtim Bulliqin e vertetuan kete shkenctarishtë se është bërë shkelje e rendë, sespe askush nuk ka te drejt te bënte delimitimin e ri te kufirit, siç e beri komisioni Meha më urdherin e qeveris Thaçi e cili e cenoj sovranitetin dhe integritetin e Kosovës duke Iihumbur mb 8200 hektar tokë, kjo ishte një tradhti kombetare sui generisë për te cilën gje gjeneratat e reja do te kërkojnë llogari.

Për kete se çka ndodhi, dhe te cilën Komisioni Meha i Hashim Thaqit ia fali 8200 hektar tokë Malit te Zi mori dhen dhe shpejte doli ne publikë.U dhezë populli dhe banorët e Zonës te cilet ishin me te zeshem se Kosova nuk ka tokë per te falë për te humbur. Ishte e fuqishme edhe opozita ne krye me Ramush Harajdinaj të cilët assesi nuk mund ta përbinin faktin se ne paqë Kosova po humbë teritor. U hodhën ne protesta si ne rrugë dhe në Parlament te cilet nuk lejuan qe ky version te kaloj. Mareveshjen me Malin e Zi sipas të cilës Kosova po humbë teritor u nenshkrue nga Kryeministri Hashim Thaqi në vitin 2015.

Tashti shtrohet pyetja së si është e mundëshme që kufiri me Malin e Zi te levizë për gjasht kilometra ne mbredesi te Kosovës edhe para nenshkrimit të Mareveshjes?!

Banoret e zonës flasin per ate se guert e kufirit jane rrokullisë ne mbrendi të Kosovës për 6 kilometra edhe më hërët se sa kur ishte ratifikuar ne Parlemenin e Kosovls, qysh ne vitin 2008.pra ne vitin edhe kur u shpallë pavarësia e Kosovës. A ishte luajtja e kufirit me Malin e Zi nje lojë e pist, një koinçidencë apo një rastesi si dhuratë Malit te Zi, që e njohu Kosoven si shtet apo janë ne pyetje okuliset e mshefta, tinzare te avanturls dhe qeverisë Thaçi. Se ndodhi levizja e kufirtit ne menyrë arbitrare me Malin e Zi levizja e kufirit edhe para nesnshkrimit te Marveshjese dhe miratimit ne Kuivendin e Kosovës, sepse qe te dyja ndodhen ne vitin 2008. Këte me se miri e verteton polici kufitar Adem Muriqi nga Koshutani i Rugovës, i cili e ruante kete kufinjë që nga viti l974. Ai thotë decitivisht se kufirin deri ne vitin 2008 e kontrollonte policia e Kosovës, por pas ketij viti kur kufiri u ç’vendos per 6 kilometra ne mbrendësi te Kosovës, kufirin e ri e ruante policia e

Malit te Zi, bile edhe banoret e zonës pas ketij viti nuk kishin çasje ne pronat e tyre.
Resistenca për kufirin e ri u ba gjithëpopullore, mbaheshin protesta si ne rrugë ashtu edhe ne Kuvend, por askush nga aktoret e këtij marifeti të fliqët nuk del para popullit te sqaron kete, krejte ishte ba pa tansparence dhe ne menyre tinxare nga Hashim Tahqi, bile as parlamenti nuk ishte ne dijeni. Demarkacioni nuk kalonte as ne popull e as ne Parlament. Kështu, ky “kopil” i mbete ne dere edhe Isa Mustafës kur u zgjodhë për Kryeministër te Kosovës, i cili posa e mori detyrën u zotue së do ta zgjidhë këtë problem.

Por edhe ky deshtoi ne kete e, qe ishte edhe njera nga arsyet për rreximin e qeverisë Mustava. ”Kopili” i Hashim Thaqit iu përplas para derës së Kryeminstrit te ri në detyre Ramush Harajdinaj, i cili erdhi pas Isa Mustafës i cili anipse e kishte kundershtuar kur e mashtruan duke ia dhën poziten e kryministrit e hëngri ”karrotën”, i harroi protestat e bëra kunder rreximit te kufirit dhe e pranoi versionin e komisionit Meha ku Kosova humbi 8200 hektar se bashku me përkrenarën e Kosovës Çakorrin.

Raportin e komisionit Meha i bazuar gabimisht ne bazë te katastres Parlamenti i Kosovës e Ratifikoi me 30 maje 2018, kurse ai Malit te Zi këtë e beri me 28 dhjetor 2015, ende pa kryer punë komisioni Mehaj. Siç shihet diçka këtu nuk shkon. Për ratifikmin e demilirimit e jo te demrakacionit ne Parlamentin e Kosovës ishte bërë një trysni e pa parë ne deputete e të gjitha partive qe këtë ta votojn anipse ishte plotesisht i jo ligjshëm, i demshem për Kosovën, atak i pa parë në integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Pra, ate ditë ne Parlamentin e Kosovës me tryesnin e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Ramush Hrajdinajt, bënë një tradheti kombetare ndaj shtetit te vetë mallkimi i se ciles do te bie mbi kokat e tyre dhe te familjeve te tyre. Kreret e shteti deklaronin se Kosova nuk po humbë asnjë plambë toke dhe se demilitimi i vijes kufitare sipas Komisionit Mehaj qenka i saktë, bile ata thirreshin edhe në hartat e ushrtisë, Amerikane dhe asaj te NATO-s duke e mjegulluar edhe me shumë marifetet e tyre bizarre rreth dhe për rreth kufirit me Malin e ZI.

Por,se shpejti u demantuan mashtrusit lider të Kosovës qe thirreshin ne hartat e Ameriks dhe te NAT0-s,sespe u demantuar nga veta Amerika dhe NATO se ajo nuk kanë krijuar asnjë hartë të kufirit midis Kosovës dhe Malit te Zi dhe se me këto fare lloj hartash as se nuk mund te manipuloi komision Mehaj dhe kreret e shtetit qe me fajesin e tyre i humbën mbi 8200 hektar tokë, duke e zhvendos turpshëm vijën kufitare për gjashtë kilometra ne mbrendi te Kosovës.

Pra, përfundimisht, del se Hashim Thaçi, Isa Mustafa, dhe Murat Meha, kanë kryer mashtrim të qëllimshëm, dhe kanë konsumuar vepër të rëndë kriminale, pasi tashmë është e qartë se nuk ka argumente, as amerikane dhe as të NATO-s, që thonë se kufiri është diku tjetër pos atij qe ka egzistuar qe nga cviti 1945 dhe se ky është një tredheti dhe mashtrim i madh qe deputetet ia bëlnin Kosobvës nen trysnin e liderve te tyre te shantazhuar, korruptuar dhe te kriminalizuar.

Por si ngushllim para popullit lidertet e korruptuar te Kosovës për te arësyetuar turpin dhe tradhetin e tyre deklaranin se ishin marrë vesh me kryetarin e Malit te Zi Zdravko Krivokapiq se gjoja ishte lenë mundësia e korrigjimit të vijes kufitare Kosovë-Mali i Zi.

Pra, siç po shihet kaluan pesë vite nga koha kur u bël ratifikimi i kufirit me Malin e Zi korrigjimi nuk erdhi. Kreret e shtetit ia kanë borgj popullit t’i thuhet e verteta se pse nuk ndodhi korrigjimi i kufirit. Pse e mashtruan popullin. Cili ishte shkaku qe e mashtran e genjyen kaq keq popullin e vetë duke ia fal apo shitë 8200 hektar tokë Malit të Zi, ne pjeseën e se cilës mbeten tokat, varret e rugovaseve të cilt nuk lejohën ti punojnë dhe vizitojnë varret pa lejen e policies malaziase.

Ishte ky edhe një mashtrim i madh i liderve te Kosovës për gjoja korigjimin e kufijve me Malin a ZI. Ky korigjim edhe pas pesë viteve nuk po vjenë, nuk po vjen sespe ishte vetëm një mashtrim i madh. Për këtë mashtrim pikë së pari duhet ta ngrisin zërin vete deputetet, së si dhe pse u mashtruan, duhet te kërkojnë llogari nga krerte e shtetit, se përndryshe edhe ata do te bahën bashkfajtor më kreret e shtetit dhe te përgjigjën për këtë para popullit për këtë mashtrim për këtë tradheti kombetare për humbjen e territorit të Kosovës. Nese deputetet nuk e bajnë këtë janë bashkëpjesemarresh për prekjen e sovraniteti te Kosovës i cili është i mbrojtur edhe me Kushtetutë.

Por se ky ishte vetem një mashtrim, ishte vetëm një farce e liderve që i mashtruan deputetet me se miri tregojn edhe deklaratat e liderve te Malit te Zi kur te gjithë me radh qe nga ish-kryeminstri i Malit te Zi Zdravko Krivokapiq, kryeministri Drtan Abazoviq, ministri i Punëve te mbrendëshme te Malit te Zi Sergej Sekuloviq, pastaj ministri i jashtem i malit te Zi Serxhan Darmanoviq, por këtë e vettetoi edhe ish-kryetari i Malit te Zi Milo Gjukanoviq me rastin e një vizite qe i beri Kosovës ne vitin e kaluar. The gjithë këta se bashku ishin te një fjale se çeshtja e demarkacionit të vijes kufitare midis Kosovës dhe Malit te Zi ëshë e mbyllur dhe se nuk do te ndodhë asnjë korigjim, sespe sipas tyre vija kufitare ka përfunduar duke u vendos për gjashtë kulometra ne mbrendesi te Kosovës.Këtë qendrim me siguri se do ta, baje edhe kryetari i ri i posazgjedhur i Maliz te Zi me orijentim serb Jakov Milatoviq.

Pra, siç po shihet korrigjimi nuk erdhi e as qe do te vije sipas deklarimit te krerve shtetërar të Malit te ZI Kreret e shtetit të Kosovës ia kanë borgj popullit t’i thuhet e verteta: si ndodhi vijezimi i ri i kufirit me Malin e Zi, i cili u zbrit për gjatë kulometra ne mbrendesi te Kosovës, cilat ishin parapskenat e kësaj tradhetie ku u sulmu sovraniteti dhe integriteti i kufijve shtetor i cili sipas kushtetutes është një krim kundër shtetit. Por edhe t’i thuhet haptas popullit se pse nuk erdhi deri te korigjimi i premtuar i kufinit me Malin e Zi edhe pas pesë viteve. Të deklarohen haptas kreret e shtetit, se si i komentojnë deklaratat e krerëve dhe liderve shtetërorë të Maliz te Zi se çeshtja e kufirit është e mbyllur përgjithëmonë,e shumë te tjera.

Dhe mu për këtë arsye edhe ky përvetor pestë i humbjes se Çakorrit kaloi në heshte varri mbas histori do te rendoi mbi shpatullat e atyre qe ia bën këtë krim Kosovës.

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.