Aktualizimet në Ukrainë: Zelenskyy godet ‘bishat’ në videon e prerjes së kokës

0
235
Volodymyr Zelenskyy

Volodymyr Zelenskyy tha se personat që bënë videon e torturës do të mbajnë përgjegjësi
© PRESIDENTI I ZYRËS SË UKRAINE/APA/IMAGO

Histori nga dw.com12.04.2023 – Përktheu Arben Çokaj

Një video është shfaqur në rrjetet sociale, që duket se tregon një ushtar rus, duke i prerë kokën një të burgosuri lufte ukrainas. Ndërkohë, Rusia ka testuar një ICBM. DW ka më të fundit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, denoncoi të mërkurën një video të sapo shfaqur, e cila duket se tregon prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas.

Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto bisha… ne nuk do të harrojmë asgjë, as nuk do t’i falim vrasësit,” tha Zelenskyy në një video të postuar në mediat sociale.

Videoja, e cila po qarkullon në mediat sociale, tregon atë që duket të jetë një ushtar rus, që kap një ushtar ukrainas që bërtiste.

Më pas, ushtari rus i pret kokën ushtarit ukrainas me një sharrë dhe mban kokën e prerë, ndërsa një zë brohoriste jashtë kamerës.

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.