Dialogu konfidencial Vuçiq-Rama

0
Rama - Vuçiq

HORDHIK SHKODRAN

Vuçiqi i tha Ramës:
Dogji brate, kako si? Më vjen keq, brate, u dogje!
Çfarë të bëj brate? – ia kthen Rama. – Albini është agjent ruso-serb, vështirë të merret kush vesh me të… Më kanë thënë Devollët, Batoni e Berat Bukshkala…

E disa kosovarë të opozitës, rrinë duke sharë Albinin, që ua mblodhi rrenat, i dogji planet serbe, për ndarjen e Kosovës…

A ju kujtohet Hashim Thaçi, vëllai i Ramës, i cili i mungon Ramës kaq shumë?! Me zë e me figurë, ai tha: “Është ide e imja, shkëmbimi i territoreve me Serbinë. Do të jetë një proces tepër i vështirë, i dhimbshëm…” Prandaj Hashimi përfundoi në Hagë…

Po Ramush patrioti, që dha Çakorrin, kur thoshte: “Kudo ku shkoj, më thonë: Çfarë do i jepni Serbisë!!…

Ndërsa Presidentja Osmani kur thoshte: “Serbia ka marrë boll, s’kemi çfarē t’i japim më!


PËR IBRON, UKËN, DRITONIN E ATA QË NUK E DINË LOJËN QË PO LUHET NË KOSOVË NGA ALEATËT…

Aleatët: Futjani vetes si Hashimi, se ne ua pranojmë!

Që të jemi të qartë, askush nuk e merr përsipër projektin serb të ndarjes së Kosovës, as amerikanēt, as europianēt. Duan të bëjnē sikur “nuk patëm ku shkojmë, e kërkuan vetë kosovarët…

E kosovarëve u bëjnē presion për shkëmbim territoresh. Hashimi e hëngri grepin se ishte i kapur, Ramushit i tbonin kudo ku shkonte “duhet t’i jepni diçka Serbisë”, sikur Amerika e Europa e Soros nuk kanë hall tjetër, vetëm me i dhanē diçka Serbisë…

Bënë provë t’i thonin edhe Albinit, por ky ua këputi drutë shkurt! “Mushka i do drutë shkurt” – thonë të moçmit. Marrëveshja që kërkohet nga Kosova është për me kënaqë Serbinë. E Albini nuk po pranon. Prandaj është “agjent ruso-serb!” dhe po i vënë sanksione…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.