(Kushtuar veprimtarit të paepur në mërgim, Adem Islami-Stanishori)
Merri eshtrat e mi,
çoji në atë qoshe,
brenda gardhit,
dhe thuaj:
“I solla
eshtrat e tij,
tretur diku
në mërgim.”
Mbi një gur
shkruaj:
“Edhe qyqet,
qyqe,
duan të pushojnë
në foletë e veta.”
Mos rrëfe
as jetën,
as vuajtjet e mia,
se nuk të mjaftojnë
as lapsi,
as letra.
Arif Ejupi
Gjenevë, 8 nëntor 2026


