KUSH ISHIN ATA QË MIRATUAN EKZEKUTIMIN E 22-VJEÇARIT SKËNDER DAJA?

0
352
Skënder Daja

Kolec P. Traboini

Skënder Daja, 22 vjeçar bashkë me 3 të burgosur të tjerë, Dervish Bejkon, Naim Pashajn dhe Pal Zefin u ekzekutuan në Burgun e Spaçit më 24 maj 1973, po atë ditë që Kryesia e Kuvendit Popullor u refuzoi kërkesën për faljen e jetës.

Ata që e vulosën dënimin me vdekje ishin këta eksponentë të sistemit kriminal të diktaturës komuniste që mjerisht edhe sot i kujtohen me nderim nga pjellat e tyre që kanë kapur pushtetin:
Haxhi Lleshi, Rita Marko, Myslim Peza, Shefqet Peçi, Bilbil Klosi, Pilo Peristeri, Kahreman Ylli, Sadik Bekteshi, Agim Mero, Dhimitër Shuteriqi, Vito Kapo dhe Spiro Moisiu.

Duhet shtuar se Skënder Daja, kur ishte 2 vjeç, në vitin 1952, komunistët i kishin pushkatuar dhe babanë Qemal Daja.

Ishin të pashpirt dhe mizorë, pjella më e zezë që ka lindur në këto troje me në krye kriminelët dhe armiqtë e popullit shqiptar Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Kadri Hazbiu dhe hienat që u rrinin nga ŕpas.

Ndaj mos na përrallisni shumë për demokracinë që në këtë vend nuk ka ardhur kurrë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.